8 të rinj e te reja nga Shqipëria dhe Serbia përfituan nga Programi Rajonal i Lëvishmërisë për Lidershipin Rinor (#RYLM) për bashkëpunimin rajonal përmes:
- Zhvillimit të kapaciteteve për të bërë kërkim të orientuar kah advokimit, për të shkruar dokument politikash, për të mbledhur të dhëna dhe për t’i analizuar.
- Mentorim të dedikuar sipas nevojave të të rinjve nga mentorët e #SCiDEV dhe #CEP si përmes platformave online ashtu edhe me takime miqësore dhe periotike individuale dhe në grup për të mbështetur kërkuesit e rinj e të reja në specifikimin e instrumenteve kërkimore, pyetjet kërkimore, listës së aktorëve për tu qasur, format e dokumentit të politikave apo planit të advokimit dhe këshillim sipas nevojës specifike të secilit.
- Mobiliteti ose lëvizshmëria e të rinjve dhe të rejave: 5 të rinjtë Shqipëtar realizuar mobilitetin në Maj në 2022 në Beograd dhe 3 të reja nga Serbia realizuan mobilitetin e tyre në Prill në Tiranë. Gjatë përiudhës së mobilitetit të rinjtë dhe të rejat janë asistuar në realizimin e takimeve me aktorët vendor për aktivitetet e tyre kërkimore dhe advokuese. Për më tepër #SCiDEV dhe #CEP kanë organizuar edhe aktivitete social dhe kulturore dhe kanë lehtësuar të rinjtë e të rejat të njihen me kulturën dhe historinë e vendeve e qyteteve përkatëse si psh Tirana e Durrësi apo Beogradi dhe Novi Sadi.
- Veprime konkrete advokuese të planifikuara nga të rinjtë e të rejat nën mentorimin e ekspertëve dhe bazuar në gjetjet e kërkimit të tyre në fusha të lidhura me arsimin profesional, digjitalizimin, dhunën në shkolla, të rinjtë dhe trashëgiminë kulturore, pjesëmarrja politike e të rinjve etj.
Projekti është bashkëkonceptuar nga #SCiDEV dhe #CEP në Serbi dhe u zbatua nga 15 tetori 2021 deri në 30 qershor 2022 me financimin e Fondacionit Shoqëria e Hapur në Shqipërinë dhe Serbi. Ky program u përqëndrua tek studentët, profesionistët e rinj dhe aktivistët rinorë nga Serbia dhe Shqipëria. #RYLMP përfshiu të rinj që kanë potencial për të qenë të zëshëm në sferën publike duke i fuqizuar që të ndikojnë pozitivisht në shoqëri në të ardhmen. Në përfundim mund të themi me shumë krenari që projekti ka shtuar një gur më shumë në urat e bashkëpunimit me ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë nëpërmjet vendosjes dhe mbajtjes së bashkëpunimit mes të rinjve, por edhe organizatave të shoqërisë civile.
Për më tepër, gjatë zbatimit projekti ngjalli interesin e aktorëvë të tjerë në këtë fushë dhe u zgjerua bashkëpunimi me Fondacionin Shoqëria e Hapur në Maqedoninë e Veriut dhe organizatën partnere Youth Education Forum, të cilët vizituan Tiranën në prill 2022 dhe Beogradin në maj 2022 duke ndërvepruar me të rinjtë, ndarë përvojat me #SCiDEV dhe #CEP dhe planifikuar fazën e rë të #RYLMP. Në qershor 2022, #SCIDEV, #CEP dhe #YEF hartuan fazën e rë të #RYLMP përmes një design thinking workshop duke reflektuar mbi sfidat dhe arritjet dhe sidomos mësimet e nxjerra.
Megjithatë zbatimi i një programi të tillë kaq ambicioz dhe në një kohë të shkurtër kishte edhe sfidat e veta sidomos me interesin e të rinjve apo të rejave serb për të realizuar mobilitet në Shqipëri, kapacitetet e të rinjve dhe të rejave për të berë kërkim cilësor të orientuar kah advokimit dhe realizimit të një shumësie veprimesh advokuese që targetojnë aktorë të ndryshëm. Mësimet e nxjerra do të ushqejnë fazën e rë të #RYLMP ku ne shpresojmë të mbështesim rreth 30 të rinj e të reja nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia me financimin e OSF në këto vende. Ne do të vazhdojmë përpjekjet për të siguruar më shumë financim që tu mundësojmë më shumë të rinjve e të rejave këtë fuqizim përmes një kombinimi unik instrumentash si zhvillimi i kapaciteteve, mentorimi, mobiliteti, kërkimi kah advokimit.
Mësoni më shumë përmes këtij mini dokumentari
Rreth eventit lancues të programit në Tiranë në Shkurt 2022 këtu
Rreth eventit final të programit në Beograd në Qershor 2022 këtu
Përmbledhja e punës kërkimore dhe advokuese të të rinjve e të rejave këtu
Më shumë rreth projektit këtu
Rreth partnerëve zbatues
Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) është një organizatë e pavarur që synon të mbështesë dhe të nxisë zhvillimin dhe demokratizimin e qëndrueshëm, ekonomik dhe social në Shqipëri dhe në rajon. Grupet kryesore të synuara të SCiDEV janë: të rinjtë, profesionistët e rinj, studiuesit, institucionet e arsimit të lartë, institucionet qeveritare, OSHC-të lokale dhe grupet bazë, si edhe media. SCiDEV kryesisht angazhohet në kërkime, zhvillim kapacitetesh, advokim dhe ndërmjetësim të njohurive, zhvillim projektesh, mbledhje fondesh, rrjetëzim, komunikim shkencor dhe angazhim të diasporës akademike.
Qendra për Politikat Arsimore (CEP) është një qendër e pavarur kërkimore multidisiplinare e cila ofron mbështetje profesionale për vendimmarrësit dhe praktikuesit në zhvillimin, zbatimin dhe vlerësimin e politikave në fushën e arsimit. Për t’i plotësuar këto, CEP vazhdimisht përpiqet të identifikojë dhe nxjerrë në pah fushat në nevojë për t’u trajtuar si nga vendimmarrësit ashtu edhe nga komuniteti shkencor, ndërkohë që advokon fuqimisht në favor të informimit të politikave dhe praktikës arsimore me evidenca të ofruara përmes kërkimit shkencor të shkencave sociale.