Gjatë muajit  të kaluar u zhvilluan trajnimet e kapaciteteve për 120 studentë nga 14 universitete të vendit dhe në kuadër të Vlerësimit të  Programit të Zhvillimit të Kapaciteteve edhe në këtë edicion u hartua një pyetësor rreth eksperiencës dhe përshtypjeve të studentëve gjatë trajnimeve ku ata morën pjesë. Qëllimi i pyetësorit ishte vlerësimi i trajnimeve në aspektin personal, perceptimi i studentëve mbi përfitimet nga pjesëmarrja në trajnime, si dhe në aspektin e ndikimit që këto trajnime patën referuar aktivizmit dhe veprimtarive konkrete që që do të gjenerohen e ndërmerren në këtë edicon të tretë të projektit.

Pas të dhënave të marra nga pyetësori SCiDEV ka përgatitur një raport për pasqyrimin e eksperiencës së studentëve si një mënyrë për të patur fokusin te fushat ku studentët kanë më shumë nevojë dhe cilat janë mësimet që mund të nxjerrim për të përmirësuar këtë Program akoma më tepër.

Këtu gjendet raporti me rezultatet e Vlerësimit të Programit të Kapaciteteve.