Edhe këtë vit përgjatë gjithë muajit dhjetor në kuadrin e Debatit Universitar Edicioni III të Programit Kombëtar të Debatit Rinor për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shqipërisë me fokus fushatën ‘Nga Fjala Tek Veprimi’ u realizuan trajnimet e zhvillimi të kapaciteteve për rreth 140 studentë nga 14 institucionet e arsimit të lartë në 5 qytete të vendit, Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë dhe Shkodër:

  • Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës (UAMD)
  • Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT)
  • Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës (FSHS/UT)
  • Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës (FE/UT)
  • Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës (FD/UT)
  • Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës (FHF/UT)
  • Instituti i Studimeve Europiane, Universiteti i Tiranës (ISE/UT)
  • Universiteti Europian i Tiranës (UET)
  • Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë (UMSH)
  • Universiteti Marlin Barleti (MB)
  • Universiteti Luarasi (Luarasi)
  • Universiteti Ismail Qemali, Vlorë (UV)
  • Universiteti Luigj Gurakuqi,Shkodër (UNISHK)
  • Universiteti Fan Noli, Korçë (UNIKO)

Trajnimet u realizuan nga tre trajnerët: Prof. Asoc. Nevila Xhindi, Dr. Fabjan Lashi dhe Dr. Dorina Gjipali.

Prof. Xhindi i fokusoi trajnimet e saj lidhur me Aktivizmin Publik dhe Politik rreth mënyrës se si të rinjtë aktivizohen, cilat janë fushat e natyrës publike dhe politike, cilët janë shkallët dhe sfidat e këtyre aktivizimeve. Gjatë të tre trajnimeve me të tre grupet pati aktivitet të lartë të shfaqur nga studentët rreth qasjeve të tyre drejt aktivizimit politik dhe sfidave që ata hasin në përditshmëri në këtë sektor. Ata nënvizuan se aktivizimi i çfarëdo natyre në fund u shërben atyre për zhvillimin e tyre si qytetarë aktivë të shoqërisë.

Dr. Fabjan Lashi në trajnimet e tij orientoi studentët rreth mënyrave digjitale të aktivizmit duke ju ofruar studentëve një mori metodash dhe sitesh online ku ata mund të nisin angazhimin e tyre. Këto metoda variuan nga sitet ku bëhen diskutime online te podkastet dhe radio ku këto site janë me kosto 0 ose minimale të cilat studentët mund ti shfrytëzojnë. Përpos metodave në këto trajnime u dha orientimi edhe për burime të besueshme të informacioneve që studentët mund të përdorin për debatet në mënyrë që t’i bëjnë në një nivel sa më të lartë ku studentët shfaqën interes të lartë.

Dr. Dorina Gjipali në trajnimet e saj u fokusua në mënyrat e përfshirjes në proceset e vendimarrjes kryesisht në arsimin e lartë ku edhe studentët janë të lidhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë.Në trajnimet e saj u trajtuan mënyra e organizimit dhe hiearkia vendimarrëse në arsimin e lartë. Gjithashtu studentët njohën më mirë mënyrën e marrjes së vendimeve nga organigrama dhe si ata mund të ngrenë shqetësimet e tyre që të marin një zgjidhje të shpejtë dhe adekuate. Gjatë trajnimeve pati diskutime se si studentët mund të reagojnë për të bërë ndryshime konkrete në universitetet e tyre. Studentët shprehën se mësuan shumë aspekte për të cilat më herët nuk kishin patur informacionin e mjaftueshëm.

Programi i zhvillimit të kapaciteteve edhe këtë edicion u përmbyll me qëllimin e mirë për t’ju ardhur në ndihmë studentëve për realizimin e Debateve dhe Fushatën Nga fjala tek Veprimi ku edhe këtë vit pritshmëritë janë mjaft të larta. Përveç këtyre ky program ndihmon studentët të nisin rrugën e tyre të aktivizmit në fusha të ndryshme për të qenë qytetarë aktivë në ndihmë të përmirësimit të komuniteteve dhe shoqërisë shqiptare.

Për më shumë:

Trajnimin 1 të zhvillimit të kapaciteteve 02/12.2021 – Prof.Asoc Nevila Xhindi/Aktivizimi publik dhe politik (UMSH,UNIKO,UVLORA,dhe UAMD) Klikoni Këtu

Trajnimin 2 të zhvillimit të kapaciteteve 03/12/2021 -Dr.Fabjan Lashi/Përdorimi i mjeteve digjitale për aktivizim (UMSH,UNIKO,UVLORA,dhe UAMD) Klikoni Këtu

Trajnimin 3 të zhvillimit të kapaciteteve 10/12/2021 -Dr.Dorina Gjipali/Pjesëmarrja në proceset vendimmarrëse: Arsimi i lartë (UMSH,UNIKO,UVLORA,dhe UAMD) Klikoni Këtu

Trajnimin 4 të zhvillimit të kapaciteteve 09/12/2021- Prof.Asoc Nevila Xhindi/Aktivizimi publik dhe politik (UMB, UET, LUARASI, UNISHKO, ISE) Klikoni Këtu

Trajnimin 5 të zhvillimit të kapaciteteve 10/12/2021-Dr.Fabjan Lashi/Përdorimi i mjeteve digjitale për aktivizim (UMB, UET, LUARASI, UNISHKO, ISE) Klikoni Këtu

Trajnimin 6 të zhvillimit të kapaciteteve 15/12/2021-Dr. Dr.Dorina Gjipali/Pjesëmarrja në proceset vendimmarrëse: Arsimi i lartë (UMB,UET,LUARASI,UNISHKO,ISE) Klikoni Këtu

Trajnimin 7 të zhvillimit të kapaciteteve 16/12.2021 -Prof.Asoc Nevila Xhindi/Aktivizimi publik dhe politik (FHF UT, FDUT, FEUT, FSHS UT dhe UBT) Klikoni Këtu

Trajnimin 8 të zhvillimit të kapaciteteve 17/12/2021-Dr.Fabjan Lashi/Përdorimi i mjeteve digjitale për aktivizim (FHF UT, FDUT, FEUT, FSHS UT dhe UBT) Klikoni Këtu

Trajnimin 9 të zhvillimit të kapaciteteve 22/12/2021-Dr. Dr.Dorina Gjipali/Pjesëmarrja në proceset vendimmarrëse: Arsimi i lartë (FHF UT, FDUT, FEUT,FSHS UT dhe UBT) Klikoni Këtu

Aktivizimi publik dhe politik

Pjesëmarrja në proceset vendimmarrëse

Përdorimi i mjeteve digjitale për aktivizim

Raporti i vlerësimit të programit të zhvillimit të kapaciteteve