Në kuadër të edicionit të dytë të projektit “Laboratori i debatit mbi integrimin europian në auditorët universitarë-Nga fjala tek veprimi”, zbatuar nga Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) dhe mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), është ngritur programi i ngritjes së kapaciteteve.
Ky program i dedikohet të rinjve pjesëmarrës, për të fuqizuar dhe aftësuar ata në lidhje me fushata dhe veprime komunitare që do të ndërmerren në këtë edicon, si risi nën moton ‘Nga fjala tek Veprimi.
Gjatë këtij programi një mujor, studentët do të trajnohen nga ekspertë të fushës me tematike të ndryshme si:
– ‘Aktivizmin publik dhe politik’, nga prof. Nevila Xhindi
Ky set trajnime pajis studentët me njohuri teorike dhe praktike se çfarë është aktivizmi public dhe politik dhe cilët janë shkallët e angazhimit të të rinjve. Si mund të bëhen të rinjtë pjpesë integrale e proceseve vendimmarrëse në shoqëri dhe jetën publike.
– ‘Përdorimi i mjeteve digjitale për aktivizëm’, nga Dr. Fabian Lashi.
Ky set trajnimesh njeh studentët pjesëmarrës me njohuri të thelluara mbi disa nga mjetet digjitale më të përshtatshme për aktivizëm, nisur dhe nga situata e krijuar për shkak të pandemisë COVID-19 në të cilën këto mjete u bënë pjesë jetësore e veprimtarisë rinore.
-‘Pjesëmarrja në proceset vendimmarrëse: Arsimi i Lartë’, nga Dr. Dorina Gjipali.
Në këtë seri trajnimesh studentët njihen nga afër me disa nga proceset vendimmarrëse dhe përfshirjen e studentëve në strukturat e Arsimit të Lartë si strukturat e sigurimit të cilësisë, qeveria studentore, klubet dhe organizatat studentore, Ligji mbi Arsimin e Lartë, etj.
Për të ndjekur trajnimet e plotë, klikoni në: