Nga Erida CURRAJ —
Markimi është art dhe shkencë. Një kombinim i kreativitetit dhe origjinalitetit të përfshirë në marketing. Sipas Joep Cornelissen, identiteti i një kompanie përkufizohet si “…ndërtimi i imazhit të kompanisë/koorporatës për të dalluar pozicionin e saj në sytë e grupeve të rëndësishme të interesit.”
Fjalori “i anglishtes aktuale” i Pocket Oxford (1934) shkruan: Markë. Pjesë druri e djegur ose e shkrirë, pishtar, (letrare); pullë hekuri e përdorur e nxehtë për të lënë një shenjë të pashlyeshme, shenjë/markë e lënë prej saj, markë tregtare, lloj malli i veçantë. Pullë (shenjë, objekt,lëkurë), … Në mënyrë të ngjajshme e shpjegon edhe Fjalori Amerikan i Oksfordit (1980) përmban përkufizimin e mëposhtëm: Markë (emër): një markë tregtare, mallrat të një prodhimi të veçantë, një shenjë identifikimi e bërë me hekur të nxehtë; hekurin e përdorur për një pjesë të drurit të djegur, (folje): të shënuarit me një hekur të nxehtë, ose të etiketohet me një markë tregtare.
Këto dy spjegime, ilustrojnë se si mbi 50 vjet, përdorimi parësor i fjalës “markë” tani ka një aplikim tregtar.
……
Por në historinë e markave, sektori që ka patur më pak marka të trashëguara deri sot është industria e shitjes me pakicë. Psh dyqaniet e markës Bang & Olufson (1925) dikur konsideroheshin si një nga markat skandinave më të suksesshme, profesioniste dhe me eksperiencë të përparuar në dyqanet e shitjes me pakicë. Gjithashtu Sportiv Authority(1928), në kulmin e tij kishte mbi 460 dyqane, para se të falimentonte në vitin 2016. KB Toys (1922), dyqane e shitjes me pakicë për lodra femijësh, për pak festonte pervjetorin e tij kur iu desh të mbyllte dyqanet në vitin 2009, si një nga viktimat e recesionit të madh.
…. Një recesion ofron një mundësi për tregtarët që të shqyrtojnë nga afër sa shumë dhe në çfarë mënyre ata po i shpenzojnë paratë e tyre. Rialokimet e buxhetit mund t’i lejojnë tregtarët të provojnë mundësi të reja premtuese dhe të eliminojnë qasjet e dështuara apo me pak të dobishme, që nuk ofrojnë më mjaftueshëm përfitimet e të ardhurave. Tek kjo pikë do të sugjeronim edhe kombinimin ndërmjet Biznesit, Akademisë, potencialin vëndas dhe mediave.