Bazuar në përvojën e Edicionit të parë dhe në interesin e ngjallur nga universitetet, pedagogët dhe studentët, SCiDEV organizoi edicionin e dytë të debatit universitar mbi integrimin europian me mbështetjen e OSFA nga 1 Shtator 2020 e deri më 30 Prill 2021. Duke pasur parasysh kontekstin e ri ku veprojmë, krizën shumë dimensionale social-ekonomike të shkaktuar nga COVID-19 si edhe me nevojën për një rini të angazhuar dhe të motivuar, SCIDEV e përshtateti Edicionin II duke përqafuar jo vetëm debatin, por edhe veprimin dhe mbështetjen e të rinjve për aktivizimin e tyre konkret dhe specifik në fushën e arsimit në jetën publike por edhe sidomos aktivizim online.

Në Edicionin e dytë u përfshinë 12 fakultete / universitete duke u zgjeruar përtej Tiranës dhe Durrësit edhe me Vlorën. 12 mentorë u kujdesën për përgatitjen e 120 studentëve të shkencave sociale, ekonomisë, menaxhimit, drejtësisë, shkencave humane dhe studimeve europiane, për angazhimin në programin e debatit. Të rinjtë u trajnuan për formatin e debatit dhe tematikat nga ekipi i SCiDEV dhe më pas punuan ngushtë me mentorët me paketën kërkimore për organizimin e debateve në nivel fakulteti/universiteti.

Në kuadër të edicionit të dytë të projektit u realizua programi i ngritjes së kapaciteteve të të rinjve. Ky program iu dedikua të rinjve pjesëmarrës, për të fuqizuar dhe aftësuar ata në lidhje me fushata dhe veprime komunitare që do të ndërmerren në këtë edicon, si risi nën moton ‘Nga fjala tek Veprimi’. Gjatë këtij programi një mujor, 120 studentët u trajnuan nga 3 ekspertë të fushës me tematike të ndryshme si:

  • ‘Aktivizmin publik dhe politik’ – Si mund të bëhen të rinjtë pjesë integrale e proceseve vendimmarrëse në shoqëri dhe jetën publike.
  • ‘Përdorimi i mjeteve digjitale për aktivizëm’ – Ky set trajnimesh njeh studentët pjesëmarrës me njohuri të thelluara mbi disa nga mjetet digjitale më të përshtatshme për aktivizëm. Nisur nga situata e krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, këto mjete u bënë pjesë jetësore e veprimtarisë rinore.
  • Pjesëmarrja në proceset vendimmarrëse: Arsimi i Lartë’ – studentët u njohën nga afër me disa nga proceset vendimmarrëse dhe përfshirjen e studentëve në strukturat e Arsimit të Lartë si strukturat e sigurimit të cilësisë, qeveria studentore, klubet dhe organizatat studentore, Ligji mbi Arsimin e Lartë.

Raporti i Vlerësimit të Programit të Zhvillimit të Kapaciteteve të Studentëve konfirmoi se përzgjedhja e tematikave për trajnim dhe përgatitja e tyre kanë qenë shume serioze dhe janë mirëpritur nga studentët. Trajnimet  nxorrën në dukje  interesimin  e  studentëve  për  tu thelluar  edhe  mëtepër  lidhur  me  temat  e trajtuara  por  edhe  domodoshmërinë e  trajnimeve  të tilla  që i  nxisin  ata  për  të qenë më aktiv  në jetën publike dhe politike.

SCiDEV organizoi 12 debatet në nivel fakulteti / universiteti në Janar – Shkurt 2020 në formatin online dhe më pas u promovuan në rrjetet sociale të SCiDEV. 12 skuadrat që kaluan në fazën e debateve mes universiteteve u përballën në datën 20 dhe 26 Mars 2021dy ditë maratonë. 24 studentëve që kaluan në fazën finale iu ofruan seanca trajnimi specifike të avancuara nga ekipi i SCiDEV për debatin. Fakulteti Ekonomisë së Universitetit të Tiranës shpallet fitues i Edicionit të dytë të debatit universitar për integrimin.

Në kuadër të projektit, SCiDEV organizoi fushatën “Nga Fjala tek Veprimi”. Pas hapjes së thirrjes për aplikime dhe një interesi të lartë nga të rinjtë për tu bërë pjesë, SCiDEV përzgjodhi në bazë të cilësisë së aplikimit, profilit, gjithëpërfshirjes dhe angazhimit në programin e debatit, 8 të rinjtë debatues. Pasi kanë punuar me 2 mentorët e tyre për të analizuar situatën aktuale, ndikimin e COVID-19 në arsimin e lartë, të rinjtë përgatitën disa propozime konkrete që ua propozuan kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Ata përgatitën dy dokument politikash:

Si dhe një video promovouese.

Të rinjtë debatues dhe stafi SCiDEV promovuan programin e debatit, rritjes së kapaciteteve dhe fushatën “Nga Fjala tek Veprimi” në media: Radio Tirana, RTSH 2, ClubFM, CityRadio, Gazeta Liberale, Gazeta Mapo. Njëkohësisht rubrika Blog u pasurua me shkrimet e mentorëve dhe të rinjve debatues.

Për më shumë informacion rreth debatit në universitete na ndiqni nëpërmjet faqes së internetit, faqen e Facebook dhe Twitter dhe/ose kontaktoni tek info@scidevcenter.org.

SCiDEV ndërton iniciativa të reja me partnerë të tjerë duke u mbështetur mbi programin e debatit

Të rinjtë debatues me lehtësimin e SCiDEV dhe në bashkëpunim me ESN Tirana dhe Zyrën Kombëtare Erasmus+ organizuan në nëntor 2020 një debat lidhur me të ardhmen e programit Erasmus+ me fokus mobilitetin e studentëve në Europë në kushtet e pandemisë COVID-19. Video e plotë e debatit gjendet këtu.

Në kuadër të Javës së Integritetit 2020, SCiDEV në bashkëpunim me Liburnetik dhe me mbështetjen e Ambasadës Hollandeze organizuan debatin e të rinjve: Thirrje për Integritet. Gjatë muajit dhjetor të rinjtë publikuan shkrime në rubrikën Blog dhe realizuan video me mesazhe ndërgjegjësuese për integritetin.

Arritjet e Edicionit I – ‘Laboratori i debatit mbi integrimin Europian në auditorët universitarë’.