Msc. Endi Kalemaj, ALUMNI

Korrupsioni është një fenomen i cili ndodhë dhe prekë pothuajse cdo shtetë, si shtetet me ekonomi të zhvilluarn ato në zhvillim dhe shtetet e pazhvilluara ekonomikisht ajo varet nga disa fakotrë të cilët ndikojn sëbashku si, zhvillimit politik dhe ekonomik të saj, traditave burokratike, praktikave qeverisëse, fryma dhe qasja e popullatës kundrejt këtij fenomeni. Korrupsioni është ai i cili  minon institucionet demokratike, ngadalëson zhvillimin ekonomik dhe i bën qeveritë më pak të qëndrueshme, Banka Botërore e ka përshkruar korrupsionin si një ndër pengesat më kryesore të zhvillimit ekonomik. Sot nuk kemi kemi një zinxhirë lidhës midis shtetit ligjor, ekonomis dhe demokracisë, e gjitha kjo ka një emër i cili e bënë jofunksionale i cili është KORRUPSIONI!

“Korrupsion” do të thotë kërkimi, ofrimi, dhënia ose pranimi, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, i një ryshfeti ose i çfarëdolloj avantazhi të padrejtë, apo i pritshmërisë për to, i cili deformon kryerjen e rregullt të detyrave apo sjelljeve të duhura të marrësit të ryshfetit, avantazhit të padrejtë apo pritshmërisë për to[1]. Ekzistojnë të paktën dy palë në një akt korrupsioni. Ato janë “dhënësi” dhe “marrësi”. Të dyja palët kryejnë një krim.

Korrupsioni haset më shpesh në sektorin publik. Institucionet dhe strukturat që përmbushin funksionet kryesore të shtetit janë ato të cilat preken më shumë nga korrupsioni. Një ndër arsyet kryesore për shfaqjen e veprimeve korruptive në sektorin publik është përplasja midis interesave personale dhe publike të zyrtarëve.  Korrupsionin më shpeshë e shohim në këto fusha të sektorit publik si: sektori i shëndetësisë, sektori i arsimit, çështjet e pronës, doganat dhe tatimet,pushteti gjyqësor dhe organet ligjzbatuese.

Në Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë parashikohen  format  e korrupsionit, korrupsioni  aktiv dhe korrupsioni  pasiv të cilat të dyja janë të dënueshme:

Korrupsioni aktiv – premtimi, ofrimi ose dhënia, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, e një avantazhi të padrejtë për një zyrtar publik ose privat, vendas ose të huaj, për vete ose për dikë tjetër, në mënyrë që ai të kryejë ose të mos kryejë një veprim që lidhet me detyrën apo funksionin e tij, ose në shkelje të detyrës apo funksionit të tij[2].

Korrupsioni pasiv – Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose në mënyrë të tërthortë, nga zyrtari publik ose privat, vendas ose i huaj, për vete ose për persona të tjerë, i çdo lloj përfitimi a avantazhi të parregullt apo i një oferte a premtimi të tillë, në mënyrë që ai të kryejë ose të mos kryejë një veprim që lidhet me detyrën apo funksionin e tij, ose në shkelje të detyrës apo funksionit të tij[3].

Çfarë duhet të ndodh për të eleminuar sa më shumë aktet korruptive?

Zvogëlimi i nivelit të korrupsionit nuk është një proces i lehtë as edhe i shpejtë në kohë. Ai lidhet me faktorë të shumtë historikë, ekonomikë e politikë të cilët veprojnë në shkallë, intensitete e forma të ndryshme në kohë dhe hapësirë.

Së pari gjithçka fillon nga vetvetja, pra kjo është një nga sfidat e cila kërkon mbështetjen dhe ndihmën tonë. Tregon se sa të gatshëm do të jemi ne, mos të përfshihemi në akte të tilla dhe sa të gatshëm jemi ti denoncoim këto akte. Le ta kthejm në “kulturë” ndëshkimin e këtyre akteve! Një faktor i rëndësishëm i strategjive parandaluese është kundërshtimi, gjithnjë e më i qëndrueshëm, ndaj korrupsionit prej qytetarëve si përdorues të shërbimeve publike. Kjo kërkon që qytetarëve t’u sigurohet mundësia të njohin, jo vetëm të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, por edhe pasojat që sjell korrupsioni për shoqërinë dhe për ta si individë.

Së dyti janë institucionet e çdo vendi që duhet të forcojnë dhe përmirësojnë politikat, strategjitë, institucionet, kuadrin ligjor dhe përpjekjet konkrete të qëndrueshme për ta parandaluar dhe për ta luftuar atë.

Së treti shkolla mund të luajë një rol themelor në kuadër të politikave kundër korrupsionit. Ajo ndihmon brezat e rinj, nxënësit dhe studentët, për t’u bërë të aftë të përballojnë, cdo presion  që i shtyjnë ata në pranimin e ryshfeteve, duke u përfshirë në praktika korruptive. Njohja me të drejtat dhe interesat e tyre, i pajis nxënësit me aftësinë dhe pushtetin për të përballuar presionin e dhënies dhe marrjes së ryshfeteve, edhe nëse kjo, në pamje të parë, duket në interes të tyre. Po kështu, ideja se qytetarët i kanë këto njohuri, i frenon zyrtarët të kërkojnë ryshfete.

Detyra  e çdo të riu sot është për të sfiduar korrupsionin! Duhet ti themi JO korrupsionit, duhet të jemi ne ata të cilët  sjellim ndryshimin dhe shërimin e shqipëris nga plagët e saj! Sëbashku ne jemi më të fortë!                      Përmirësimi ekonomik është nevoja më e shpejtë dhe më e ngutshme për vendin tonë. Është pra një detyrë urgjente që interesat ekonomike të Shqipërisë t’i paraprijnë çdo vlerësimi të karakterit politik. -Faik Konica

 

[1] Këshilli i Evropës, Konventa e së Drejtës Civile për Korrupsionin

[2] Nenet  164/a- 312 Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë

[3] Nenet  164/b-319 Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë