Dr. Blerjana Bino —
Për këtë shkrim marr shkas nga një prej partnerëve kryesorë të Qendrës “Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim”, me të cilët kemi punuar së bashku me rrjetin COORP për realizimin e trajnimit të zhvillimit të kapaciteteve të kërkuesve të rinj për kërkimin shkencor me impakt. I referohem Institutit për Studimet Zhvillimore (Institute of Development Studies) dhe një përmbledhje shkrimesh e reagimesh të publikuar prej tyre së fundmi lidhur me përgjigjen e shkencave sociale si disiplinë ndaj pandemisë nga COVID-19.
Situata aktuale e pandemisë natyrisht që ka ngirtur në piedestal dhe me të drejtë rolin e mjekëve, infermierëve dhe të gjithë stafit mbështetës mjeksor që janë në vijën e parë të përballjes me luftën ndaj virusit. Kështu që nga pikëmapja e disiplinave shkencore, risillet në vëmendje edhe njëherë rëndësia e shkencave të jetës, mjeksia, biologjia, bio-teknologjia, kimia etj. E duke qenë se aktivitetet e zakonshme të jetës me të cilën jemi mësuar dhe njohim më mirë janë pezulluar, atëherë zgjidhja po gjendet tek “online”. Kështu në këtë rast, gjithmonë e të tepër i drejtohemi ekspertëve të teknologjisë së komunikimit dhe informacionit, inxhinierëve elektronik, programuesve dhe ekspertëve të transformimit digjital për të gjetur zgjidhje nga kryerja e pazareve online, e deri tek studimi online apo puna në distancë. Po shkencat sociale ku qendrojnë sot në kohë krize dhe pandemia globale si disiplinë? A janë të vlefshëm disiplinat dhe programet e studimit sot në shkencat sociale? Me perspektivën që bota dhe jeta jonë do të ndryshojë shumë pas kësaj, si do të ripozicionohen shkencat sociale?
Kërkuesit e Institutit për Studimet Zhvillimore (Institute of Development Studies) përmes analizave dhe shkrimeve të tyre na tregojnë sesi shkencëtarët sociale po reagojnë ndaj COVID-19 dhe impaktit të tij në jetën sociale në mënyra të ndryshme. Ndër të tjera, kjo përfshin ndarjen e mësimeve të marra nga Ebola dhe SARS dhe shpërthimin fillestar në Ëuhan, apo analiza të lidhura me përvojat e njerëzve në terren dhe marrjen e masave sidomos për ndikimet në njerëzit në lagjet dhe vendbanimet informale, dhe eksplorimin e ndikimit të virus në praktikat fetare. Për më shumë mund të lexoni këtu.
Pandemia COVID-19 është edhe një fenomen shoqëror. Natyrisht që dinamika e virusit, imuniteti, përpjekjet për të gjetur vaksinën, mjekimi, parandalimi etj. janë të gjitha kritike në këtë situatë, por po aq kritike është edhe aspekti social. COVID-19 po ridimensionon praktika jetësore, sociale dhe kultorore në një shkallë të paprecendentë dhe në një kohë shumë të shkurtër. Merrni psh vetëm rastin e shtrëngrimit të duarve apo dhënies së një përqafimi. Të evidentosh, kuptosh, dhe analizosh këto fenomene nevojitet ekspertiza e shkencave shoqërore. Këtu mund të lexoni më shumë nga kolegët e IDS për COVID si një fenomen shoqëror që kërkon ekspertiza diverse.
Një tjëtër aspekt është edhe reagimi politikëbërës ndaj COVID-19. Reagimi i politikës ndaj COVID-19 në të gjithë botën është i pashembullt. Ka shumë arsye për këtë, jo vetëm sepse kjo nuk perceptohet më nga kombet e fuqishme si një nga ato epidemi që prek më së shumti “tjetrin” larg, të varfër që janë ndryshe nga “ne”. COVID-19 i prek të gjithë pa dallim statusi social-ekonomik apo kufijsh kombëtar. Sidoqoftë, duhet të bëhet më shumë për të adresuar rrjetet e politikave aktualisht të shkëputura që luftojnë për të menaxhuar kriza sociale dhe mjekësore. Më shumë mund të lexoni nga kolegët e IDS këtu.
Përballimi i karantinës, përshtatja me mënyrat e reja të mësimit, studimit, kërkimit, punës dhe ndërveprimit në përgjithësi me të tjerët dhe mjedisin që na rrethon, kërkon pa diskutim kontributin dhe ekspertizën e shkencëtarëve sociale, e kërkuesve, studiuesve të shkencave sociale.