Nga Iris Beqiri, —
Një situatë sfiduese është ajo çka po jetojmë prej disa javësh.E gjithë bota po përballet më një pandemi.Kjo gjendje emergjence ndryshoi gjithë përditshmërinë tonë.Megjithatë, ka shpresë se shumë shpejt gjithçka do jetë si më parë.
Rutina nuk është më e njëjta.Ka ndryshuar mënyra e jetesës, e të mësuarit, e të argëtuarit.Ndikimi i kësaj pandemie është shumë i madh në shoqëri, në gjithë elementët e saj.Efekte të shumta do të shfaqen gjatë kësaj periudhe, por edhe më tëj.Lajmet negative janë të shumta, por do të ishte mirë të mendonim pozitivisht.
Distancimi social ka edhe anën pozitive.Një prej tyre është se natyra po merr pak frymë.Prej shumë kohësh automjetet, industria, pakujdesia jonë, kanë shkaktuar shumë dëme në mjedis.Ulja e ndotjes është e ndjeshme.Për qytetet e mëdha, në të gjithë botën, kjo është një periudhë rigjenerimi.
Në këto javë vetëizolimi, shoqëria është më e bashkuar se kurrë.Jemi të gjithë së bashku në këtë situatë.Pavarësisht distancës, ndihemi më të lidhur me gjithë shoqërinë.Kjo është një mundësi për t`iu larguar sjelljeve egocentrike dhe individualizmit.
Sigurisht, kjo pandemi na bën të shohim botën ndryshe.Perceptimi ynë për politikën po ndryshon.Ekonomia dhe bizneset po sfidohen.Marrëdhënia me teknologjinë ka ndryshuar.Po përiqemi të përshtatemi në këtë realitët të ri.
Ndërkohë, të gjithë kërkojmë mënyra për të larguar monotoninë.Në këtë periudhë kemi mjaftueshëm kohë për lexuar, për libra e revista.Mund të ndjekim kurse online.Kemi mundësinë të perfeksionojmë një hobi si skicimi ose fotografia.Mund të dëgjojmë muzikë, shohim filma, etj.
E deri sa gjithë kjo situatë të përfundojë, duhet të kemi besim se çdo gjë do t`i rikthehet normalitetit.