Selmina Varfi, Fakulteti i Drejtësisë, UT —
Pas përfundimit të luftës me Covid 19, do jemi të gjithë ‘veteran’, të mbijetuarit e një bote që s’do jetë më e njëjta.
Nëse marrim në analizë fjanën ‘veteran’ të shpjeguar sipas autorit polak Woldek Goldkorn, tregon për një individ që ka jetuar nën lekurën e tij traumën , emocionet dhe katastrofën e më pas ka rinisur përsëri jetën duke treguar cka ka përjetuar për të mos lënë më historinë të përsëritet.
Në fund të emergjencës botërore të shkaktuar nga Covid19 , të gjithë do jemi ‘ veteran’ , të mbijetuarit e një bote që nuk është më.,por për sa kohë do të nevojitet që të qëndrojmë në karantimin dhe a është efikase si metodë?
Historia e politikës së karantinimit në fakt tregon qasje dhe peridha të ndryshme kohëzgjatje. Anglia përshembull, në rastin e situatës së murtajës bubonike në periudhën e hershme moderne, u vendos një periudhë karantimi në shtëpi prej 40 ditësh në rast se zbulohej një individ i infektuar në familje.
Por karantinimi modern është një qasje tërësisht e re për qytetarët, pasi pas thuajse një gjysmë shekulli pa u zbatuar , karantinimi modern u rikthye në vitin 2003 me Sindromën e Rëndë Respiratore Akute ose epideminë ndryshe referuar si SARS-Coronavirus. Persona të ekspozuar ndaj infeksionit dhe kontaktet e tyre të drejtëpërdrejta, përfshirë edhe kontaktet me persona në komunitet, karantinoheshin për një kohëzgjatje të përafërt me periudhën e inkubimit afërsisht dhjetë ditë.
Nga situata e krijuar ,Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka propozuar udhëzime lidhur me planifikimin për rastet kur duhet vënë në zbatim karantina kolektive, ndryshe referuar si ‘ditët e dëborës , në përgjigje të një pandemie të mundshme:
- Individët dhe familjet të kufizojnë kontaktet sociale duke qëndruar brenda shtëpive të tyre — do të conte në uljen e nivelit të transmetimit në komunitet dhe do të ofronte mbrojtje për familjet ku infeksioni ende nuk ka mbërritur.
- Në mungesë të masave përfundimtare kundërpërgjigjëse (p.sh. një vaksine efektive) kufizimet e ditës së dëborës do të shërbejnë për të ngadalësuar por jo ndaluar transmetimin e gripit në komunitet.
- Përdorimet e kufizimeve të ditës së dëborës gjatë një pandemie mund të ndryshojnë.
Këto kufizime vendosen në zbatim për të ulur fluksin në institucionet e kujdesit shëndetësor, duke ulur përkohësisht shkallën e infeksioneve të reja brenda një komuniteti te caktuar.
Pandemia aktuale për COVID-19 parashikon një periudhë inkubimi prej katërmbëdhjetë ditësh. Nën udhëzimet e Sigurisë Kombëtare, kjo do të thotë se urdhërat për ‘ditën e dëborës’ duhet të kenë një limit prej njëzet e tetë ditësh, nëse do konsideronim qasjen më konservatore. Ndërkohë që në përgjithësi, situata që kemi parë në praktikë nuk është kjo.
Por si po përshtatet Evropa, kryesisht Bashkimi Evropian mbi “mbijetesën e mëtejshme të saj mbas Covid 19?
Një nga leksionet më të vyera që duhet të mësojmë nga kjo situatë është ajo e solidaritetit mes popujve e shteteve , i njëjti solidaritet që ka sjellë lindjen e Komunitetit Evropian e më pas Bashkimit Evropian , sipas ndryshimeve të Traktatit të Mastritit.
Në debatin që po trajtohet ne lidhjen me zgjidhjen e krizës ekonomike post Covid19 , shihet se shtetet e bashkimit kanë opinione të ndryshme.
Propozimi i shfaqur nga Italia ,Spanja dhe Franca për planin “Coronabond”,i cili konsiston në shitjen e letrave me vlerë të unionit për të ndihmuar ekonomikisht shtetet më të prekura nga pandemia , ka shkaktuar një pëçarje mes tyre .
Alternativa tjetër e përkrahur nga vendet nordike ,Gjermania dhe Hollanda, si kundërshtim për “Coronabond” shtyjnë drejt aplikimit të Mekanizmit te Stabilitetit Evropian (MES)
Nëse në një situatë kaq të tmerrshme si ajo e tanishmja , disa shtete preferojnë të mos përdorin MES , kjo është për shkak se ajo është ndërtuar mbi një seri privilegjesh “mesjetare” ,siç është identiteti i fshehtë i zyrtarëve të tij,imuniteti diplomatik , paprekshmëria e pasurive të saj edhe në kushte gabimi të dukshme , por sepse mbi të gjitha përfaqëson një shkatërrim të vet themeleve ngritëse të Bashkimit.
Një shembull i zbatimit të kushteve të MES , është gjatë krizës së vitit 2012 në Greqi , ku MES paraqiti mekanizmat e saj shtrëngues , mekanizën i cili shkaktoi më shumë dëme sesa përmirësoi situatën . Fusha më e dëmtuar nga ky mekanizëm sipas raportit të Këshillit të Evropës mbi Greqinë në 2018 konsistonte në sistemin shendetësor duke sjell pasoja si: shtim i numrave të pacientëve me HIV dhe vendosjen e kujdesit shëndetësor ,në përgjithësi, në kolaps.
Madje Komisioneri për të Drejtat e Njeriut,Dunja Mjatoviç, pretendoi dhe shkelje të të drejtave themelore të njeriut.
Nëse MES do të duhej të zbatohej tani , nevojitet një ndryshim i theksuar i strukturës së saj për ta kthyer në një instrument “shpëtimi” . Në rast se kjo nuk mund të jetë e mundur , të përdoren instrumentat e saj financiarë inovatore , duke bërë të mundur clirimin e sasive të të ardhurave që ajo mban aktualisht , në favor të shteteve më të dëmturava nga Covid 19.
Duke mos ditur dhe për sa kohë do të vazhdojë kjo situatë, beteja që duhet të bëhet në Bruksel është në rikthimin e frymës solidare , unitare dhe principeve mbi të cilat është ngritur Bashkimi Evropian.
Nevojitet të rikujtohet përsëri se “Bashkimi i Evropës ishte ëndërr e të paktve . U kthye në shpresë për shumë .Tani është një domosdoshmëri për të gjithë ne – Konrad Adenauer.