SCiDEV mbajti takimin e parë hapës të Fushatës “Nga Fjala Tek Veprimi”, me prezencën e mentorëve dhe të rinjve të programit. Fushata “Nga Fjala Tek Veprimi” është një program i implementuar nga SCiDEV prej 3 vitesh, i cili u mundëson studentëve pjesëmarrës në Laboratorin e Debatit Universitar, të fuqizojnë kapacitetet e tyre kërkimore dhe advokuese duke përgatitur dokumente politikash të cilat analizojnë dhe ofrojnë rekomandime për adresimin e sfidave dhe nevojave konkrete të të rinjve në vend. Ky program realizohet në si pjesë e Programit Kombëtar të Debatit Rinor për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shqipërisë me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”.

Përgjatë takimit, të rinjtë e përzgjedhur u prezantuan me arritjen e Fushatës “Nga Fjala Tek Veprimi” ndër vite, si dhe me organizimin dhe aktivitetet e parashikuara në kuadër të edicionit të tretë të saj. Prezantimi i Edicionit III të Fushatës Nga Fjala Tek Veprimi mund të aksesohet këtu.

Krahas aspekteve organizative, pjesëmarrësit u njohën me mentorët si dhe me grupet respektive me të cilat do të punojnë përgjatë kohëzgjatjes së programit. Të rinjtë ndanë pritshmëritë e tyre si dhe ndanë me njëri-tjetrin propozime dhe indicie për tematika të mundshme për drejtimet që do të zhvillohen përgjatë fushatës.

Në javët në vijim të rinjtë pjesëmarrës do të përcaktojnë në bashkëpunim me mentorët çështjet specifike që do të trajtojnë në njërin nga drejtimet:

  1. Lidhja e arsimit të lartë me tregun e punës
  2. Përfshirja e studentëve në vendimmarrjen e arsimit të lartë.
  3. Digjitalizimi i arsimit
  4. Qarkullimi i “mendjes”, diaspora dhe rinia

Programi