SCiDEV lançoi fillimin e edicionit të dytë të debatit universitar për integrimin me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Në takimin e zhvilluar online morrën pjesë pedagogët në 12 universitetet pjesëmarrëse, trajnerët e programit të zhvillimit të kapaciteteve si edhe mentorët e programit pilot nga “Fjala tek Veprimi” së bashku me stafin mbështetës të projektit. Takimi shërbeu për të prezantuar jo vetëm vazhdimësinë e debatit në këtë edicion të dytë, por edhe prezantimin e risive.
Gjatë këtyre muajve të edicionit të dytë, projekti synon të përforcojë arritjet dhe produktet e fazës së parë, duke zgjeruar bashkëpunimin me universitete të reja pjesëmarrëse në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Projekti synon të rrisë mundësitë për veprim në jetën publike të studentëve përmes aktivizimit offline dhe online si edhe zhvillimit të aftësive analizuese, kritike dhe komunikuese përmes debatit mbi sektorët kryesorë siç është arsimi, por edhe më gjerë, duke kontribuar direkt në përmirësimin e zhvillimit të politikave social-ekonomik për të ardhmen.
Përmes elementit të shtuar ‘Nga Fjala tek Veprimi’ projekti do të prodhojë produkte konkrete dhe inciativa komunitare të ideuara nga 120 studentët pjesëmarrës, duke adresuar konkretisht nevojat e këtyre të fundit, por edhe duke nxitur angazhimin e tyre.
Pedagogët pjesëmarrës u shprehën entuziastë për rifillimin e debatit universitar dhe për angazhimin e studentëve bazuar edhe në suksesin e edicionit të parë.
SCiDEV do të hap thirrjen për studentë në 2 nëntor dhe të gjithë studentët e interesuar nga 12 universitetet pjesëmarrëse mund të aplikojnë duke u lidhur me pedagogun mentor.
Për më shumë klikoni në faqet web DebateLab dhe SCiDEV Center, si dhe ndiqni publikimet në Facebook SCiDEV dhe Twitter SCiDEV Center.