Sidorela Uku- Inxhiniere Innformatike dhe Anëtare e Rrjetit të Grave Shqiptare në STEM
*Ky artikull blogu publikohet në kuadër të projektit: STEMspresso lokal – Promovimi i grave në STEM nga të rinjtë për të rinjtë”, qëllimi i të cilit është të kontribuojë në rritjen e vizibilitetit të grave dhe vajzave shqiptare në STEM dhe të ndërtojë një kulturë edukimi STEM mes te rinjve në Shqipëri.Ky projekt zbatohet nga Scidev me mbështetjen e UNDP Albania , në bashkëpunim më Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si pjesë e Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri”, financuar nga Qeveria e Suedisë.*
Shkencat, matematika, inxhinieria dhe teknologjia janë të gjitha fusha të cilat zhvillojnë të menduarit kritik dhe aftësitë të zgjidhjes së problemave, të cilat janë të dobishme në çdolloj profesioni apo sfide të mëtejshme. Aktualisht janë dhe fushat me treg më të gjërë pune dhe me njohuri të transferueshme nga njëri profesion tek tjetri. Dëshira dhe pasioni për secilën nga këto fusha, por mbi të gjitha kurioziteti është ajo që të çon më tej në zhvillimin e njohurive.
Çdo vajzë që ka dëshirën e një karriere në STEM, mundet dhe duhet ta ndjekë atë. Gratë në STEM zbuluan radioaktivitetin, krijuan programin e parë kompjuterik, lavastoviljen, ngrohjen me panele diellore, wi-fi dhe shumë të tjera.
Jo të gjithë mësojmë nëpërmjet të njëjtin proces, prandaj merni pjesë në aktivitete të ndryshme, grupime sociale dhe shfrytëzoni aksesin e tanishëm digjital në gjetjen e informacioneve, trajnimeve dhe dijeve të dobishme për karrierën tuaj.
Në sektorin e teknologjisë ku dhe unë jam pjesë, ekzistojnë shumë komunitete lokale dhe globale, ku mund të bashkohesh fizikisht apo online, për çështje dhe tema të ndryshme të teknologjisë. Ndër të cilat do veçoja mundësitë që ofrohen nga grupet e teknologjive të hapura (open source) dhe komuniteteve ku secili ndan dijen që ka me të tjerët.