Projekti “Laboratori i debatit mbi integrimin europian në auditorët universitare”, u zbatua nga Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), arriti që të përforcojë tek studentët:
- mendimin kritik, kjo vihet re edhe në analizat dhe shkrimet e tyre për rubrikën Blog si edhe në nivelin e argumentave që paraqitën në debat;
- tolerancën për mendimin ndryshe që vihej re përgjatë të gjithë debateve;
- përmirësim të etikës së komunikimit dhe elementëve të lidhur me të;
- aftësitë kërkuese që vihet re në shqyrtimin e burimeve dhe raporteve të reja lidhur me COVID19 dhe BE-në.
Projekti tregoi mbi të gjitha është dëshmi e aftësisë së studentëve për tu përshtatur dhe ecur përpara (resilience), për tu treguar solidarë dhe për të mbështetur njëri tjetrin si edhe për të dhënë mesazhe ndërgjegjësuse për të tjetrët duke paraqitur edhe ide dhe zgjidhje inovative.
Debatet treguan që studentët dëshirojnë të angazhohen, të dëgjohen e të jenë pjesëmarrës, por kanë nevojë për mbështetje për akses, burime dhe zhvillim aftësie. Është me rëndësi zhvillimi i mëtejshëm i mendimit kritik, aftësiv kërkuese dhe analizuese si edhe përforcimi i etikës së komunikimit dhe tolerimit për mendimin ndryshe. Për ecurinë e demokracisë në vend, nevojiten të rinj të mirë-informuar dhe të angazhuar, ky projekti dha një kontribut, por ka edhe shumë nevoja në këtë drejtim.
Përvoja e SCiDEV me organizimin e debateve online rezultoi pozitive në disa aspekte të rëndësishme:
- fleksibiliteti i mjedisit virtual që studentët të bashkoheshin në debat pavarësisht vendndodhjes së tyre fizike;
- mundësia për të tjerë të interesuar të bëheshin pjesë lehtësisht e debatit;
- angazhim i studentëve në kërkimin e mëtejshëm të temave të debatit me fokus ndikimin nga COVID19 apo implikimet nga situata e re e krijuar në Shqipëri dhe në botë;
- studentët mësuan forma të reja të komunikimit dhe ndërlidhjes si edhe përdorimin e platformave të ndryshme që mundësojnë këtë online;
- studentët dhe pedagogët bashkëpunuan më shumë me njëri tjetrin në një format të ri dhe pedagogët ofruan mbështetje psiko-sociale për studentët që mentoronin.
Megjithatë, debatet online kanë disa mangësi krahasuar me debatet fizike në formatin e parashikuar fillimisht nga projekti:
- kërkohet që studentët të kenë akses në Internet dhe të jenë të pajisur me pajisjet e nevojshme elektronike dhe kjo nuk është gjithmonë e mundur duke rrezikuar përjashtimin e atyre që janë më pak të avantazhuar si në aftësi edhe në akses dhe burime;
- pasiguria e lidhur me situatën e COVID19 rëndoi gjendjen psikologjike të tyre dhe uli interesin për angazhim e tyre;
- shpirti i skuadrës dhe bashkëpunimi shpesh dobësohej përshkak të mungesës së ndërveprimit konkret;
- në kushtet kur studentët duhet të ndiqnin leksione online, të përgatiteshin për provime apo tema diplome / detyra kursi, u kërkohej edhe përgatitja për debatet online me format të ndryshuar.
Edhe përmes formatit online, projekti arriti që të përforcojë tek studentët:
- mendimin kritik, kjo vihet re edhe në analizat dhe shkrimet e tyre për rubrikën Blog si edhe në nivelin e argumentave që paraqitën në debat;
- tolerancën për mendimin ndryshe që vihej re përgjatë të gjithë debateve;
- përmirësim të etikës së komunikimit dhe elementëve të lidhur me të;
- aftësitë kërkuese që vihet re në shqyrtimin e burimeve dhe raporteve të reja lidhur me COVID19 dhe BE-në.
Bazuar në këtë përvojë, rekomandohet për SCiDEV:
- të vazhdojë të mbështesë të rinjtë, studentët si edhe të tjerë grupe rinore me zhvillim aftësish, rritje të kompetencave, ndërgjegjësim dhe përforcim të njohurive të tyre në çështje me rëndësi për zhvillimin social, ekonomik, politik dhe kulturor të vendit;
- të vazhdojë traditën e debatit universitar si një instrument për të nxitur mendimin kritik tek studentët, etikën në komunikim dhe tolerancën për mendimin ndryshe duke zgjeruar rrjetin e universiteteve partnere;
- të sigurohet që aktivitetet të jenë sa më gjithëpërfshirëse duke u kujtdesur për grupet rinore apo të rinjtë më pak të avantazhuar dhe duke lehtësuar hendekun digjital mes atyre që kanë akses, burime, aftësi dhe atyre që nuk i kanë;
- të promovojë modelet positive të të rinjve përmes mbështetjes së tyre, promovimit në universitetet dhe organizatat partnere, në rrjetet sociale, media dhe forma të tjera komunikimi;
- të nxisë të rinjtë që të jenë aktiv duke e zgjeruar rubrikën Blog dhe duke i dhënë zë studentëve dhe duke i pajisur me aftësi për të qenë qytetar aktiv dhe të angazhuar;
- të analizojë impaktin e COVID19 tek edukimi, mobiliteti dhe angazhimi i të rinjve;
- të dizenjoj projekte së bashku me të rinjtë;
- të zgjerojë bashkëpunimin me partnerë të tjerë në shoqërinë civile, sektorin publik, media dhe atë privat për të fuqizuar të rinjtë dhe promovuar ata.
Rekomandime për politikëbërësit:
- të realizojnë bashkë-dizenjim të politikave me të rinjtë;
- të vazhdojnë dhe përforcojnë dialogun e strukturuar me të rinjtë sidomos për integrimin europian;
- të zbusin hendekun e botës digjitale mes të rinjve në situata të ndryshme social-ekonomike;
- të krijojnë hapësira pjesëmarrjeje dhe angazhimi për të rinjtë;
- të mbështesin iniciativat dhe nxisin punësimin dhe sipërmarrjen e të rinjve.