Endi Kalemaj, Fitues, Debati Universitar Edicioni III
Pronësia intelektuale (PI) është termi që përshkruan idetë, shpikjet, teknologjitë, punimet artistike, muzikën dhe letërsinë,të cilat janë fillimisht të pakuptueshme kur krijohen, por që bëhen me vlerë, kur formohen si produkte. Pronësia intelektuale është aplikimi komercial i mendimeve imagjinare, për të zgjidhur një sfidë artistike ose teknike, ajo nuk është produkt në vetvete, por një ide specifike prapa tij, mënyra se si ajo shprehet, emërtohet,përshkruhet. Pronësia intelektuale rrjedh nga bazat e risive në njohuritë ekzistuese. Ajo është rezultat i përmirësimit krijues mbi atë çfarë ka funksionuar mirë në të kaluarën, ose i shprehjeve të reja krijuese të ideve dhe koncepteve të vjetra. Në marrëdhëniet ndërkombëtare, në kohën e tanishme një vend të rëndësishëm zë bashkëveprimi i shteteve në fushën kulturore. Shtetet lidhin një numër të madh marrëveshjesh për çështjen e mbrotjes të vlerave kulturore, organizimin e ekspozitave, këmbimin e arritjeve kulturore etj. Ky bashkepunim drejtohet dhe në të ashquajturën fushë të pronës intelektuale që përfshin objektin e së drejtës së autorit dhe të shpikjes. E drejta e autorit ka veçori specifike sepse ka karakter veprimi thellësisht territorial. Vepra krijohet dhe botohet në një vend tjetër dhe për këtë autori nuk gëzon mbrojtjen e të drejtës së tij. Gjatë një periudhe të gjatë kohe u ruajt situata që lejonte botues dhe shitës librash të botonin në vende të ndryshme, vepra të autorëve të caktuar dhe këtyre nuk u paguhej honorari përkatës. Për një kohë të gjatë, Belgjika ishte qëndra e publikimt jo ligjor të veprave të autorëve francezë. Gjithashtu, ndodhte që këto vepra dilnin në dritë më parë në Belgjikë se në Francë,siç ndodhi me veprën “Perëndimi” të autorit R.Zoles.Në zhvillimin e botimit dhe të tregtimit të librit,lidhjet kulturore ndërkombëtare u bënë më intensive dhe natyrisht lindi nevoja e mbrojtjes të të drejtave të autorit jashtë shtetit. Në gjysmën e dytë të shekullit të 19 u lidhën disa marrëveshje dypalëshe për mbrojtjen e së drejtës së autorëve, megjithatë deri në fund të shekullit nuk u zgjodh në masë të plotë problemi.Në këto kushte lindi nevoja e domosdoshme për një rregullim shumëpalësh. Konventa e parë e këtij lloji është përfunduar në vitin 1886, pastaj dolën disa marrevëshje rajonale në Amerikën Latine. Progresi shkencor, përdorimi i madh i arritjeve të reja shkëncore dhe teknike në prodhim, zgjerimi i lidhjeve tekniko-shkencore dhe industriale ndërkombëtare, aktualisht kanë forcuar problemin e mbrojtjes së pronës industriale.
Mbrojtja ndërkombëtare e pronësisë intelektuale bëhet nëpërmjet konventave të ratifikuara nga shtetet. Për mbrotjen e së drejtës së autorit për vepra letrare, artistike dhe shkencore veprojnë dy konventa shumëpalëshe:
1.”Konventa e Bernës për Mbrojtjen e Veprimtarisë Letrare dhe Artistike”, të vitit 1826, e cila është plotësuar me Aktin e Parisit, më 24.071971 dhe ndryshuar më 02.10.1979.
Kjo konventë deri në kohën e tanishme vepron në redaktime të ndryshme.
2”.Konventa Botërore për Mbrojtjen e të Drejtës së Autorit” e vitit 1952.
“Konventa e Bernës për Mbrojtjen e Veprimtarisë Letrare” përfshin veprat letrare, artistike (në redaktimin e Brukselit të vitit 1948) produktet e kinomatografisë, fotografisë, përmbledhjet letrare dhe artistike etj. Afati i mbrojtjes të të drejtave të autorit është baraz me afatin e jetës së autorit plus 50 vjet pas vdekjes së tij(në dokument përmenden dhe përjashtimet e këtij rregulli). Përmbajtja kryesore e konventës së Bernës qëndron në atë se autorët që janë shtetas të shtetit që është pjesëmarrës në konventë, që për herë të parë publikojnë veprën në këto vende, gëzojne në të gjitha shtetet pjesëmarrëse të gjitha të drejtat, të cilat i gëzojnë shtetasit e këtyre vendeve duke i dhënë një regjim nacional pavarësisht të drejtave të caktuara në konventë1.
Nëqoftëse shtetasi i njërit nga shtetet pjesëmarrëse ka publikuar veprën në njërin nga vendet pjesëmarrëse, atëherë atij i jepen të drejta të tilla, të cilat i gëzojnë shtetasit e këtij vendi.
Më në fund,autorët që janë shtetas të një shteti që nuk është pjesëmarrës në konventë dhe publikojnë për herë të parë veprën e tyre në vende që janë pjesëmarrëse të konventës, gëzojne të drejtat që u jepen shtetasve të tij të shtetit që është pjesëmarrës në konventë. Ndërsa vendeve të tjera që janë pjesëmarrës, gëzojnë të drejtat që rrjedhin nga konventa.
“Autori ose pasardhësit e tij,në lidhje me origjinalin e shkruar me dorë te shkrimtarit dhe kompozitorit, gëzojnë të drejtën të marrin pjesë në shitjen e këtyre veprave dhe dorëshkrimit, pas dorëzimit të parë personit që bëhet autor”. Ky rregull zbatohet vetëm nëse njihet nga legjislacioni i brëndshëm i shtetit të shtetësisë së autorit2.
“Konventa e Gjenevës” e vitit 1952, për të drejtat e autorit është hartuar nën kujdesin e Uneskos3. Inisiatore për përpunimin e konventës së re ishin ato vende te cilat mendonin se[1] pjesëmarrja në Konventën e Bernës për to, do ishte e pëlqyeshme. Gjithashtu, pjesëmarrja do ishte e lartë për arsye të nivelit të lartë të mbrojtjes të së drejtës së autorit.[2]
“Konventa Botërore për Mbrojtjen e të Drejtës së Autorit” mbron të drejtat e autorit për veprat letrare, artistike, shkencore, si për vepra të shkruara muzikore, dramatike, kinematografike, ashtu dhe për veprat në pikturë, grafik dhe skulpturë4.
Dokumenti i dhënë dallon vepra të dala në dritë dhe të pa dala në dritë. Me vepra të dala në dritë kuptohet”kopjimi në çfarëdo forme të materialit dhe dhënia një rrethi të përcaktuar personash, të ekzemplarëve të veprës për lexim ose njohje nëpërmjet përceptimit viziv. Afati i mbrojtjes së veprës në pajtim me rregullat e kapitullit IV të Konventës së Përbotshme, caktohet në legjislacionin e brëndshëm të shtetit, megjithatë mbrojtja e veprës nuk mund të jetë për një periudhë të shkurtër se përfshirja e jetës së autorit deri 25 vite pas vdekjes së tij. Afati i mbrojtjes së veprave fotografike dhe i veprave të artit të aplikuar nuk mund të jetë më i shkurtër se 10 vite sepse ato janë vepra artistike. Afati i mbrojtjes mund të llogaritet nga mbarimi i vazhdimit të jetës së autorit, nga koha e daljes për herë të parë në dritë të veprës ose në rrethana përkatëse, nga koha e regjistrimit të kësaj vepre. Në të gjitha rastet, ky afat nuk mund të jetë më i vogël se 25 vite.
Sipas nenit 5 te Konventës së Përbotshme, e drejta e autorit që përfshin të drejtën ekskluzive të autorit për përkthim, nxjerrjen në dritë të përkthimit, lejimin e përkthimit dhe nxjerrjen në dritë të veprës së përkthyer, mbrohen ne bazë të konventës5. Gjithashtu, çdo shtetas mund të kufizojë të drejtën e përkthimit të veprës së shkruar, nëse gjatë 7 viteve nga koha e daljes në dritë të një vepre të shkruar, mbajtësi i të drejtës së përkthimit nuk ka realizuar përkthimin e veprës në gjuhën tjetër të huaj. Konventa Botërore parashikon se të gjitha veprat që mbrohen nga ky dokument, duhet të përmbajnë shenjën (C) duke treguar emrin e zotëruesit të së drejtës së autorësisë dhe vitin e parë të botimit.
Me miratimin e Konventës Botërore, lindi çështja e kufirit të saj me Konventën e Bernës dhe me marrëveshjet dypalëshe të shteteve.
Në paragrafin e parë të nenit 17 të Konventës Botërore caktohet se Konventa Botërore nuk prek kërkesat e Konventës së Bernës për mbrojtjen e veprave letrare, artistike dhe përkatësinë e bashkimit të krijuar nga kjo konventë6. .Në vitin 1971 në Paris, tekstet e Konventës Botërore dhe Konventës se Bernës u rishikuan pjesërisht.
Tekstet e reja të dy konventave(me redaktimin që u krye ne Paris)janë nënshkruar dhe veprojnë në marrëdhëniet e më tepër se 20 shteteve. Me redaktimin e Parisit të Konventës Botërore,janë bashkuar dhe Bullgaria, Hungaria, Jugosllavia etj. Ndryshimet e bëra në konventat e vitit 1971, i afruan këto dokumenta dhe krijuan kushtet për krijimin e një sistemi të përbotshëm për mbrojtjen e të drejtave të autorit.Veprat letrare dhe artistike të krijuara nga autorët, mund të ripërdoren nëpërmjet riprodhimit në pllaka, video, shirita magnetofoni, ekzekutimit të tyre nga artistitët etj. Në këtë rast interesat e riprodhuesve dhe të autorëve ekzekutues janë të ndërthura ngushtë me qëllime të rregullimit të së drejtës së reklamimit juridik të tyre dhe mbrojtjes ndërkombëtare. Në vitin 1961 është formuluar “Konventa për Mbrojtjen e Artistëve Ekzekutues, Përgatitës të Fonogramave dhe Organizata të Radio-Përhapjes”.
Me mjaft kujdes janë formuluar, parimet për mbrojtjen e të drejtave të artistëve ekzekutues duke përcaktuar se këto të fundit janë mbartës të të drejtave të autorit dhe riprodhimi i rezultateve të krijimtarisë së tyre në radio dhe mjete te tjera, mund të bëhet vetëm me lejen e tyre. Megjithatë regjistrimi i veprave mund të shfrytëzohet edhe pa lejen e ekzekutuesve, në qoftë se regjistrimi i veprës është bërë me pëlqimin e tyre dhe riprodhimi realizohet po për të njëjtin qëllim për të cilin është bërë regjistrimi. 7
“Konventa e Gjenevës, viti 1971” flet për të drejtat e organizatave radiotransmetuese me autorizimin e të cilave mund të realizohet ritransmetimi i programit të tyre, paraqitja publike e programeve televizive në vendet ku hyrja është me pagesë. Afati i mbrojtjes që caktohet në të është 20 vjet. 8
Në vitin 1974, në Bruksel është nënshkruar ”Konventa për Përhapjen e Sinjaleve Mbartës të Programeve që Transmetohen me Satelitë”.
Zhvillimi i gjerë i bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar kërkoi një punë të vazhdueshme bashkërenduese, studimin e problemeve që kishin lindur, si rrjedhim më 14 korrik 1967 në Stokholm është nënshkruar konventa që krijoi një institut të ri të specializuar të OKB, Organizatën Botërore të Pronës Intelektuale(Vois). Siç kemi përmendur dhe më lart, mbrojtja e të drejtave të autorit realizohet dhe në nivel rajonal në Amerikën Latine si dhe nëpërmjet përfundimit të marrëveshjes dypalëshe.
Këto marrëveshje kanë nxitur botimin e veprave shkencore, letrare dhe artistike të krijuara nga shtetasit e shteteve përkatëse. Përmbajtje kryesore e këtyre marrëveshjeve është njohja reciproke e të drejtave të autorit për shtetasit e shteteve kontraktuese, për veprat e treguara që botohen në territorin e shtetit tjetër pavarësisht nga vendi i botimit të parë të tyre. Në marrëveshje të tilla parashikohen mbrojtja jo vetëm e të drejtave të autorëve por edhe të trashëgimtarëve të tyre ligjorë, si dhe të drejtat e autorësisë të shtetasve të vendeve të treta e të trashëgimtarëve të tyre ligjorë, për veprat e botuar për herë të parë në territoret e vendeve kontraktuese.
Afati i mbrojtjes të të drejtave trashëguese, në fushën e dhënë caktohet për periudha të gjata kohe ose tregohet se mbrojtja do të realizohet gjatë afatit të caktuar në legjislacionin e brëndshëm. Megjithatë pala nuk detyrohet të garantojë mbrojtjen e veprës për afat më të gjatë se afati i mbrojtjes i caktuar në legjislacionin e shtetit tjetër. Marrëveshja mund të parashikojë masa për likujdimin e taksave dhe tatimeve të dyanshme. Taksa për shpërblimin e autorit paguhet vetëm një herë në vendin ku banon vazhdimisht autori ose në vendin ku bëhet pagesa e shpërblimit.[3]