*Ky artikull është pjesë e temave të diskutimit gjatë aktivititetit të zhvilluar më 09/03/2022 në Shkodër në kuadër të projektit “Nga Fjala tek Veprimi-Aktivizëm për punën rinore përmes inovacionit dhe krijimtarisë” që zbatohet nga SCiDEV në bashkëpunim me CCIS dhe ESN Tirana me mbështetjen dhe financimin e Agjencisë Kombëtare të Rinisë.*

Armando Lekaj (Student UNISHK/Fakulteti i Ekomomisë/Programi-Financë-Kontabilitet Viti II)

“Nga Fjala tek Veprimi-Aktivizëm për punën rinore përmes inovacionit dhe krijimtarisë” është një shtysë për iniciativat rinore, për ndikimin pozitiv në universitet e shoqëri dhe krijimin e mundësive të bashkëpunimit ndërmjet palëve. Është një mundësi për ne. Universiteti i Shkodrës është pjesë e jona dhe ne jemi pjesë e tijë e kështu duhet të angazhohemi për të gjetur mundësinë që gjithmonë ta gjejmë forcën, ta gjejmë kohën, dëshirën për të zgjidhur problemet e mundshme, për të gëzuar për të mirat që kemi si dhe ëndërruar për të ardhmen që e presim me shpresë.

Vendosa që fokusi i këti aktivizmi rinor të ishin studentët sepse dua që vëmendja të jetë e tyrja sa më shumë të jetë e mundur. Sepse jemi pjesa më e madhe e shoqërisë, më e rëndësishme,por edhe me sfidat e problemet më të mëdha.

Në ditë të shënuara si kjo e sotmja duhet të rikujtojmë se për kohë më të bukura duhet të angazhohemi e punojmë shumë. Koha jonë është e kufizuar sepse ka gjithmonë gjëra për tu përmirësuar, iniciativa për të ndërmarrë në mënyrë që zhurma e botës të mos mbysë zërin tonë të brendshëm. Më e rëndësishme është të kemi guxim për të ndjekur zemrën e intuitën. Në këtë kuadër jemi të ftuar të gjitha palët për të marrë në konsideratë se një i ri është më shumë se student, është diçka përtej bankave të auditorit. Jemi ne ata që duhet të ndërtojmë të ardhmen dhe për këtë nevojitet një angazhim shumëpalësh. E për këtë s’mjafton vetëm të kemi rezultate të mira në kartonin e diplomës, as t’ia hedhim fajin sistemit që mund të ketë difekte por duhet që me angazhimin tonë ta shohim çdo pjesë sikur të ishtë pjesa jonë, që ta duam e kështu të përkujdesemi për shtëpinë tonë, universitetin tonë. Nevojitet që të jemi të gjithë një zëri, të gjithë një besë që të jemi të bashkuar dhe shumë më të fortë para çdo problemi.

Ne do jemi ndryshe! Ne do jemi ndryshe duke filluar që nga gjërat e vogla dhe deri tek besimet e mëdha, duke perqafuar gjithmonë vlerat, të duhurën, pasionin, të drejtën. Ky vend ka nevojë për ne. Ne nuk jemi duke u ankuar dhe nuk duam të ankohemi por zotohemi që të jemi fitues, nëpërmjet angazhimit tonë të plotë për të realizuar ëndrrën tonë. Sot jemi më mirë se dje, por është detyra jonë që e nesërmja të jetë edhe më e mirë se e sotmja. Nevojitet që ti besojmë njëri-tjëtrit, të angazhohemi me njëri-tjetrin që të nxjerrim në dritë e realizojmë edhe ëndrrat tona më të thella. Kjo është e mundur dhe do arrihet falë angazhimit të sinqertë dhe bashkëpunimit të përgjithëm.

Pengesa do ketë gjithmonë sepse i tillë është realiteti. Jul Cezari thoshte: “Suksesi nuk kërkon shpjegime. Dështimi nuk pranon justifikime”. Nuk do ja lejojmë vetvetes të gjendemi në anën e justifikimeve, por me ndjenjën e përgjegjësisë për përmirësim të marrim përsipër secili që të përfshihemi e aktivizohemi aty ku mundemi ashtu si mundemi. Kemi shumë rrugë për të bërë, por ne e dimë që çdo situatë do na rrisë duke u kthyer në një rreze drite që do na shpjerë atje ku jemi destinuar e për të cilin sakrifikojmë.

Mbetem me gëzim i vendosur në iniciativën tonë, që të gjithë të kuptojmë që universiteti është shtëpia e akademia e secilit prej nesh, që bashkëpunimi jonë të forcohet dhe universiteti ynë të kthehet në një realitet më të suksesshëm, të gëzueshëm, motivues dhe konkurrues.Të gjithë sëbashku të vendosim një gur në themelin e përparimit të univeritetit tonë, të fakulteteve tona, të shoqërisë tonë!