Andi Kasa
Pas rënies së sistemit socialist, procesi i ndërlikuar i adaptimit të një modeli perëndimor në këto 30 vite, ka hasur pengesa politike, ekonomike por edhe shoqërore, që në terësi janë reflektuar në realitetin e brishtë të demokracisë Shqiptare.
Një ndër komponentët e këtij procesi është edhe debati si mjet i ballafaqimit të qasjeve, bindjeve, argumentave dhe opozicioneve, që qëndrojnë në thelbin e dinamikës së kulturës të politikbërjes.
Në këtë këndvështrim, ne mund të themi se standarti i të debatuarit, kryesisht i atij publik, ka evoluar bashkë dhe njëtrajtësisht me demokracinë.
Për ti dhënë përgjigje pyetjes fillestare, unë do të importoja një koncept, që përdoret kryesisht në jurisprudencën dhe doktrinën kushtetuese duke e adabtuar në kontekstin e mesipërm, testin e propocionalitetit.Ky model ka tre komponentë, objektivitetin, dinamikën dhe produktin përfundimtar, paralelisht në lidhjen që qëndron midis kulturës së të debatuarit dhe demokracisë.
Qellimi pse duhet të debatohet politikisht, është që duke ballafaquar pozicionimet e kundërta, të arrihet konkluzioni më i përshtatëshëm ose me pak i vesuar, kur vjen si rrjedhojë i një procesi të mirëfilltë, që synonon të targetojë problematika të caktuara.
Megjithatë,ajo që spikat në debatin politik, qoftë mediatik ashtu edhe institucional,është që pozicionimet nuk vijnë si rezultat i një procesi të mirëfilltë kërkimor dhe objektiv, por si rezultat i bindjeve instiktive, në te shumtën e rasteve sipërfaqësore, pa gjumuar brendësinë e çështjes.
Nga ana tjetër kjo qasje larg objektivitetit, është e destinuar të udhëhiqet nga një dinamikë, që do përshkruhej si kaotike, ku nuk ka edhe nje kërkese minimale të paktën moralisht mbi respektimin e proçesit në vetëvete.
Devijimi nga mjet i orjentuar drejtë indetifikimit të zgjidhjeve optimale, ne pasqyre e retorikës pa fund e krye, sjell nevojën për investimin me strategji bashkohore, sidmos tek të rinjtë për ndërgjegjësimin dhe implementimin e nje standarti që do të përmirësoje situatën progresivisht .E gjitha kjo pasi deri më sot, edhe kur në minorancën e rasteve debati publik ka prodhuar produkte përfundimtare, keto rezultate janë në mosperputhje me realitetin e problemit duke çeduar në fazën e implementimit të tyre.
Për ta përmbyllur,nëse e shohim në retrospekt, një nga boshëllëqet politike me të medha që ka rezultuar në demokracinë shumë të brishtë që kemi sot,është vendimarrja pa konsensus politik, por si rezultat në të shumtën e rasteve i manifestimit të pushtetit të mazhorancave.Kjo pasi konsensusi politik në vetvete është fryt i një procesi objektiv, të qëndrueshëm dhe konstruktiv i cili ndjek linjen ballafaqim-seleksionim të alternativës më optimale të mundëshme.Në perspektive nevoja e përforcimit të kulturës së debatit konstruktiv sidomos tek të rinjtë, paralelisht do sjellë edhe një përmirësim të proceseve politike dhe sociale,që do kthehen në faktor për zhvillimin e vendit me qarkullimin eventual të gjeneratave në role përfaqësuese dhe vendimarrëse në të ardhmen.