Eurona Leka, —
Një projekt për të rinjtë me synim forcimin e kulturës së debatit është i një rëndësie të veçantë në funksion të zhvillimit të të gjithë shoqërisë në tërësi.
Ne kemi nevojë për të krijuar një kulturë të diskutimeve dhe debateve të shëndetshme. Është e trishtueshme që bisedat tona normale shndërrohen në një zënkë, e lëre më debate.
Një nga shkaqet kryesore të kësaj rënieje është mos interesimi ynë për të ndjekur të vërtetën. Ne kemi humbur kulturën e të lexuarit dhe të kuptuarit të ideve të reja dhe më keq akoma kemi humbur zakonin e leximit. Askush nuk lexon libra, veçanërisht ato që janë në kundërshtim me idetë e paracaktuara të dikujt, pasi i duhet guxim të përballet me një ligjërim alternativ.
Ne, si shoqëri, duhet të mësojmë se të ndash pikëpamje të ndryshme ose të mos pajtohesh me dikë tjetër nuk është diçka që të ndjehemi të mërzitur, përkundrazi është një rrugë përpara. Ndjekja e të tjerëve është e lehtë, por ajo që ka rëndësi është se sa mendim kritik po aplikojmë. Filozofi britanik Keith Ward thotë: “Sa më i arsyeshëm të jesh, aq më shumë nuk pajtohesh me askënd tjetër”.
Unë mendoj se është mirë të jetosh në një mjedis ku njerëzit nuk pajtohen me ty. Ata njerëz ju ndihmojnë të rivlerësoni qëndrimin tuaj për një ide të caktuar dhe kjo do t’ju mësojë shumë gjëra të reja. Edhe ju do t’i shikoni nga afër provat përsëri dhe përsëri dhe ato do t’ju tërheqin mendimet për anën tjetër të ideve. Dhe nëse ka prova të kundërta me atë që besoni, atëherë unë mendoj se është më mirë të ndryshoni mendje, sepse nuk është mirë të jetoni një jetë të mashtruar.
Nevojitet një kulturë e edukuar e debateve, ku gjërat gjykohen në bazë të informacionit dhe dëshmive përkatëse sesa paragjykimeve tona personale. Ne duhet të bëjmë dallimin midis njerëzve dhe ideve. Të flasim për njerëzit dhe të flasim për ide janë dy gjëra të ndryshme; idetë nuk janë kurrë të shenjta dhe asnjë ide nuk është imune ndaj ekzaminimit.
Merrni këtë këshillë të Ralph Waldo Emerson, “Më lejoni të mos biem kurrë në gabimin vulgar, kur ëndërroj se jam i përndjekur sa herë që jam në kundërshtim.”