Endi Kalemaj-Student Gjysmëfinalist Debati Universitar III

Në shtetin e së drejtës, ushtrimi i të gjitha funksioneve shtetërore bazohet në parimin e ligjshmërisë. Pushteti që i është dhënë organeve administrative duhet të ushtrohet vetëm në mënyrën e parashikuar me ligj dhe aktet e tjera nënligjore.“Organet e administratës publike e zhvillojnë veprimtarinë e tyre në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, marrëveshjet Ndërkombëtare në të cilën Republika e Shqipëris  aderon, ligjet e  Republikës sëShqipëris, brenda kufijve të kompetencave që u janë dhënë atyre dhe konform qëllimit për të cilin janë dhënë këto kompetenca”[1]. Veprimtaria e administratës nuk  është e pagabueshme  dhe, për  rrjedhojë as e pakontrollueshme. Mbikëqyrja e veprimtaris administrative i  nënshtrohet  si  kontroll  politik, nëpërmjet organeve të  caktuara  për  këtë  qëllim, ashtu dhe kontrollit të brendshëm  dhe  atij  gjyqësor. Instituti  i kontrollit gjyqësor  i  akteve  përbën një garanci kushtetuese për mbrojtien e të drejtave të tyre nëpërmjet  gjykimit të drejtë  publik dhe  nga  një gjykatë  e  pavarur dhe  e  paanshme .Kontrolli gjyqësor  mbi aktin, kërkon, në radhë të parë, autorizimin  përkates  legjislativ që  përligj  ndërmarrjen e veprimeve  të  ndryshme  ligjore mbi të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve .Kushtetuta dhe ligji autorizojnë gjykatën  administrative si organin kompetent  që shqyrton  mosmarrëveshjet  me  natyrë  administrative.

Kontrolli gjyqësor 

Pra, kontrolli gjyqësor  i pushteteve  administrative  do  të  thotë  rishikimin e ushtrimit të pushteteve të tilla  nga gjykata administrative, të cilat janë ngarkuar nga ligji për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet personave, nga njëra anë, dhe shtetit nga ana tjetër. Kushdo që ka  një  interest  të  përligjur, mund  ti drejtohet  gjykatës  dhe  mund  të  kërkojë anulimin  ose shfuqizimin e tij, në  rast se nuk  është i bazuar  në kushtetutë, në  ligj, ose  në  akte  të  tjera  me karakter  nënligjor.

Kontrolli  gjyqësor është  shumë  efektiv. Gjykata  administrative  gjykojnë  mbi  ligjshmërinë  e  një  vendimi,  të  një  organi administrativ , duke  i hyrëçështjes  në  fakt për  një  zgjidhje  në  themel të  konfliktit[2]. Për  më  tepër  procedura në  gjykimet administrative  bazohet  në  një  hetim të  rreptë gjyqësor , siç quhet  ndryshe  parimi  i hetimit  inquisitorial, por  gjithmonë  pa tejkaluar  parimin e  disponibilitetit  të  palëve. Gjykata  administrative  ka  në dispozicion  shumë  kompetenca  për  të  drejtuar  proçesin Sipas ligjit, gjykata  administrative  e merr  mbi vete detyrën  për  t’ua  transmetuar  palëve në process  të  gjithë dokumentacionin e  nevojshëm. Përcaktohen  nga  gjykata afatet  kohore të paraqitjes  së provave, e plotësimit të  të  metave, vlerësohet  nëse  paditësi  do  të përjashtohet nga  pagimi i taksës, nëse do të thirren dëshmitarët, nëse do të vendoset sekuestro, sigurimi i  provës, nëse  pezullimi  ose  pushimi i gjykimit është i domosdoshëm për  t’u  marrë etj. Gjykta  ka  në diskrecionin  e saj  përdorimin  e  të  gjitha mjeteve  të  mundëshme  për  të  formuar  bindjen e saj  për  çështjen, hetimi  i  gjykatave  administrative  nuk  ndalet  thjesht  në gabimet proceduriale  apo  lgjore, por  shtrihet  në  fakt, në  drejtësinë  substanciale  të çështjes.

Gjykata ka një rolë aktiv i cili bie më shumë në pah gjatë fazës së ekzekutimit, kur urdhëron  kryerjen e  veprimeve  të posaçme dhe marrjen e masave të nevojshme .Pra ajo që evidentohet  qartësisht në gjykimin administrative është interesi publik, që ndikon drejtëpërdrejt në  prezumimin e  një lloj aktivizimi të  gjyqtarit, por që nuk duhet  të cenojnë  paanësin e tij në gjykimin. Pikërisht te  ky  rol aktiv i  gjyqtarit  qëndron  edhe dallimi  kryesor  ndërmjet procesit  inkuizitor dhe  procesit  kontradiktor. Detyra e gjyqtarit nuk është  vetëm  ajo e  një  arbitri, por të  hetojë  në mënyrë aktive  lidhur  me  çështjen  ligjore dhe  faktike[3].

Kodi i Procedurave Administrative (Ligji nr.8485, datës 12.05.1999)

Ligji  organik, me të  cilën u  hodhën  themelet e  doktrinës  administrative  moderne. Ku  në  kod  janë  të  përcaktuar  mirë  dhe  qartë  parimet  themelore, se kush mund ti drejtohet gjykatës  administrative, dhe  se çfarë quhet një organ publik. Mund ti  drejtohet  gjykatës administrative, dhe  janë  palë  të  interesuara; çdo  person  fizik,  person  juridik,  autoritet shtetëror. Ku  është  organ  publikorganet e pushtetit qendror të cilat kryejnë funksione administrative, organet e enteve publike në masën që ato kryejnë funksione administrative, organet e pushtetit vendor që kryejnë funksione administrative,  organet e Forcave të Armatosura, si dhe çdo strukturë tjetër, punonjësit e së cilës gëzojnë statusin e ushtarakut, për aq kohë sa këto kryejnë funksione administrative.

Kodi  i Procedurave Administrative (Ligji nr.44/2015 ).

Një  ndër  zhvillimet me karakter  horizontal të  fundit, ndikuar  edhe  nga procesi  i integrimit të  vendit  në BE  është  miratimi i një Kodi  të ri të Procedurave  Administrative, [4] i miratuar  në  2015 dhe  në  fuqi që prej 2016. Ky  kod  i ri synon të  forcojë parimet dhe standartet e administratës  së  mirë dhe transparencën  në  vendimarrjen  administrative, përfshi  lehtësimin e komunikimit mes administratës dhe  kujtdo  që  hyn në marrëdhënie me  të, e më  së  pari kujtdo  që merrë shërbime  nga  ajo. Kodi  i ri i Procedurës Administrative  përbën  një  hap  cilësor në  zhvillimin e së drejtës procedurale administrative.  Kodi i 2015, me 189 nene gjithsej, ndahet në  9  pjesë kryesore, shumë  prej të cilave  kanë  krerë  të  posacëm për  nëncështjet  me  rëndës.

Ligji nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”.

Ky  ligj parashikon parimet e  përgjitshme të  gjykatës  administrative, juridiksioni, kompetenca, përbërjen e gjykatave, fazat  prociduriale të gjykimit deri në ekzekutim. Ky ligj, është  me  natyrë  proceduriale[5]. Përcaktohet  në  ligj  akti administrative, i cili me  efekt  normative  krijon  norma  të detyrueshme  sjelljeje  për  një  kategori  të  gjerë  subjektesh, krahës  asaj  që  subjektet  kanë  të drejtë  për  të  investuar, ata  mund  që edhe me  nismën e tyre ta  bëjë  një  gjë  të  tillë. E  merrë  emërtesën  në  varësi  të  asaj  se çfarë  nxjerrë, dhe  nxirret në  emër  të  organit kompetent, ekzekutohen nga  vetë organi që  e  ka  nxjerrë aktin. Ka  një  hierarki aktet  e organeve më  të  ulta  anullohen, ndryshohen  nga  ato  të  organeve më  të  larta, por  në  raste se ai  ka mundësi  të  rregulloj vetëveten  të  shohë  paligjshmërin e tij mund  ta bëjë  një gjë  të  tillë. Akti  është  konkret, individuale  në  zgjedhjen e  një çështjes. “Organ publik”  është çdo organ i pushtetit qendror, i cili kryen funksione administrative, çdo organ i enteve publike, në masën që ato kryejnë funksione administrative; çdo organ i pushtetit vendor që kryen funksione administrative; çdo organ i Forcave të Armatosura, çdo strukturë tjetër, punonjësit e së cilës gëzojnë statusin e ushtarakut, për aq kohë sa këto kryejnë funksione administrative, si dhe çdo person fizik ose juridik, të cilit i është dhënë me ligj, akt nënligjor ose çdo lloj forme tjetër, të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, e drejta e ushtrimit të funksioneve publike[6].

Një  ndër  zhvillimet me karakter  horizontal të  fundit, është  miratimi i Kodit  të  ri i  miratuar  në  2015. U  synua me  këtë  kod  të  forcoheshin  parimet dhe  standartet e  administratës  dhe  transparencës, përfshir  lehtësimin  e  komunikimit me  këdo  që  hyn në  marrëdhënie  me  të.

[1] Neni 9 i ligjit nr.8485, datës 12.05.1999 “Kodi i Procedureve Administrative”

[2] “E drejta administrative proceduriale’’ , Sokol Sadushi , fq 410

[3]“Gjykata administrative dhe kontrolli ligjor mbi administratën’’ , Sokol Sadushi , Botimi Toena ,2014,fq145

[4] Ligji i nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipëris “

[5]Vendimi Unifikues nr.3, datës 06.12.2013, Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

[6] Neni 2, pika 6, i ligjit nr.49/2012