Ilir Brasha, student FE/UET, debatues
Integrimi në BE është një nga synimet kryesore të Ballaknit Perëndimor (BP). Të gjitha vendet e BP-së së pari janë të interesuar për të qenë pjesë e familjes Europiane për shkak të përfitimeve ekonomike dhe lirive që sjell. Në këtë mënyrë vende si Shqipëria synojnë që të rrisin të ardhurat e tyre dhe të arrijnë ato të BE-së. Njihet dhe janë studiuar raste të divergjencave dhe konvergjecës së të ardhurave midis vendeve të pasura dhe vendeve të varfëra në Botë. Pikërisht ky artikull do të sjellë skenarë në lidhje me konvergjimin e të ardhurave për frymë midis Shqipërisë dhe BE-së, BP-së dhe BE-së dhe Shqipërisë dhe Kroacisë si vendi i fundit i aderuar në BE. Gjithashtu do të jepen një sërë treguesish ekonomikë për të pasqyruar situatën ekonomike të vendeve të BP-së dhe afërsinë e tyre me procesin e integrimit në BE.
Konvergjennca midis të ardhurave dhe standartit të jetesës së individëve të vendeve të ndryshme është mjaft e rëndësishme dhe është studiuar dhe vazhdon të studiohet akoma. Gjithmonë është parë me problem sepse vendet e pasura po vazhdojnë që të pasurohen edhe më shumë ndërkohë që vendet e varfëra po vazhdojnë të varfërohen edhe më shumë relaativisht me të pasurat. Në këtë mënyrë në këtë artikull është sjellë në vëmendje konvergjenca midis të ardhuravë për frymë midis Shqipërisë dhe BE-së, BP-së dhe BE-së si dhe Shqipërisë dhe Koracisë, si vendi i fundit i anëtarësuar në BE. Janë marrë në konsideratë tre skenarë të ndryshëm që do të shpjegohën hollësisht në vijim.
Gjithashtu po në këtë artikull jepet një krahasim midis vendeve të Ballkanit dhe afërsisë së tyre me vendet e BE-së pët nga karakteristika të ndryshme por duke u fokusuar tek faktorët që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të një vendi siç janë klima e biznesit, niveli i korrupsionit, qëndrueshmëria ekonomike etj. Niveli i vlerësimmit nga KE-ja për 33 kapitujt e MSA-së është gjithashtu një pikë e rëndësishme. Në fund do të jepen rezultatet e konvergjencës dhe nëse do të kemi apo jo një konvergjencë të tillë.
Për të realizuar skenarët e konvergjencës së të ardhurave të Shqipërisë me vendet e BE-së, përkatësisht mesataren e tyre, do të merren të ardhurat mesatare të vendeve të BE-së në periudhën përkatëse, rritja mesatare reale për frymë për dy periudha të veçuara: 2000-2008, që do të quhet skenari optimist duke u bazuar dhe në vlerësimet e artikujve të mëparshëm, 2009-2018, skenari pesimist si dhe mesataret e të gjithë periudhës 2000-2018. Gjithashtu do të merret në kosideratë edhe nivelet e fundit të rezultuar dhe do realizohet skenari i konvergjecës së fundit. Metoda e realizuar në këtë artikull është si më poshtë:
Ku PSHM janë të ardhurat mesatare për frymë të periudhës së marrë në shqyrtim, përkatësisht SH, për Shqipërinë dhe BE, për Bashkimin Europian. është norma reale e rritjes së të ardhurve për frymë e Shqipërisë në periudhat e marra në shqyrim dhe , për BE-në (Kujdes norma e rritjes së të ardhurave për frymë është marrë me $ korent të vitit 2010 dhe gjithashtu asaj norme i është shtuar edhe numri 1 që ekuacioni të ketë kuptim). Indeksi t është ai që jemi të interesuar në këtë artikull. Ai jep pas sa vitesh, duke marrë si bazë vitin 2019, do të konvergjojnë të ardhurat e Shqipërisë me ato te BE-së.
Për të lehtësuar llogaritjen marrim logaritmin natyror anë për anë:
Vështrim mbi Studimet e mëparshme dhe situata aktuale
Në këtë seksion do të tregohet një studim i realizuar nga EBRD (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim) në lidhje më konvergjencën e të ardhurve për fryme midis vendeve të BP-së dhe vendeve të BE-së. Gjithashtu do të tregohet edhe rruga e vendeve të BP-së për në BE dhe afërsia e tyre drejt arritjes së pikave të MSA-së.
Statusi i vendeve të BP
Siç shikohet nga tabela nr. 1 vende që kanë hapur tashmë negociatat janë Mali i Zi dhe Serbia, ndërkohë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut akoma kanë statusin e vendit kandidat, duke mos hapur akoma negociatat edhe pse ato janë rekomanduar nga Komisioni Evropian. Në Mars 2020 anëtarët e Këshillit Europian miratuan vendimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe në Korrik drafti ju paraqit shteteve anëtare. Që në atë kohë akoma deri në këtë momentet që po shkruhet ky artikull, nuk është realizuar hapja e negociatave por është një proçes që po vazhdon.