Doris Malaj, mentore, Instituti i Studimeve Europiane, Universiteti i Tiranës
Integriteti politik është jetik për cdo demokraci liberale dhe mirë-funksionale dhe jo më kot në raportet e Transparency International theksohet se është pikërisht mungesa e besimit dhe mungesa e integritetit politik ajo që minon frikshëm sistemet demokratike. Në datën 25 prill 2021, qytetarët e Shqipërisë ashtu sikurse elita politike e vendit, kanë mundësinë dhe detyrimin, që sëbashku, të rikthejnë besimin në një sistem demokratik.
Integriteti zgjedhor është një detyrim moral dhe njëkohësisht është edhe kërkesë ndaj të gjithë aktorëvë të sistemit politik. Në momentin që ne shkojmë dhe votojmë, nuk zgjedhim vetëm udhëheqësit tanë por mbi të gjitha zgjedhim drejtimin që sistemi ynë, kombi ynë, do të marrë. Në këtë rast integriteti politik, dhe në vecanti integriteti zgjedhor, ndikon pozitivisht në forcimin e demokracisë. njëkohësisht, mungesa e integritetit dëmton demokracinë, e bënë atë defektoze, jo-liberale dhe e shndërron në një sistem ku parimet dhe vlerat e demokracisë nuk respektohen.
Raporti i vitit 2020 i Freedom House për vendet në trazicion thekson së një numër i madh i liderëve politik në vëndet tranzitore as nuk pretendojnë më të luajnë sipas rregullave demokratike. Humbja e fasadës demokratike dëshmohet qartazi me defektet në dimensionin elektoral, kjo do të thotë se mungesa e integritetit zgjedhor, do të vazhdojë të ndikojë në mënyrë masive, negativisht në konsolidimin e demokracisë funksionale. Ajo që duhet të theksohet është së, këtu “fajin” nuk e ka vetëm elita politike, pasi integriteti duhet të jetë virtyt i secilit prej nesh. Ne, si qytetar duhet të jetojme në bazë të vlerave të integritetit dhe të shprehim integritetin tonë edhe në diten e zgjedhjeve.
Por cfarë do të thot të kesh integritet?
Do të thotë të jesh qytetar i ndershëm dhe i qëndrueshëm, të kesh parime të forta etike, të cilat i ndjek në cdo kohë, në çdo situate dhe në cdo rrethanë. Padiskutim që integriteti zgjedhor është më shumë se kaq: integriteti zgjedhor ka në thelb idealin e një mundësie të barabartë për të gjithë votuesit.
Fatkeqsisht, mungesa e integritetit si vlerë dhe cilësi apo edhe mungesa e integritetit zgjedhor pasqyrohet në sfida ndaj sistemeve demokratike, pasi con në apati dhe mosbesim të votuesve.
Pra, jo vetëm që këtu i atribuohet një rëndesi e jashtzakonshme integritetit zgjedhor për të forcuar demokracinë, por vihet re dhe dëmi që mund të krijoj mungesa e tij në sistemin politik apo edhe në shoqeri.
Mund të konkludojmë se mungesa e integritetit zgjedhor çon drejt zgjedhjeve, të cilat, në vend që të përforcojnë demokracinë, legjitimojnë në menyrë demokratike, demokracitë hibride, demokracitë defekoze apo edhe sisteme autoritare.
Thënë këtë, ne duhet te jemi të vetëdijshëm se zgjedhjet me integritet janë themeli i demokracisë. Ne, si qytetar duhet t’i shfrytezojmë zgjedhjet në mënyrën më të mirë të mundshmë, duke pasur gjithnjë parasysh që është momenti i vetem që pushteti është në dorën tonë, sepse fundja dhe termi demokraci në vetëvetë këte nënkupton. Duke iu referuar kuptimit të termit, në një demokraci reale dhe të vërtetë, udhëheqësit e zgjedhur janë aty pasi NE i besojmë. Votuesi beson se i përzgjedhuri do të veprojë në emrin e elektoratit të tij – këta udhëheqës politik nuk janë asgjë më tepër se sa thjesht ruajtësit e përkohëshëm të pushtetit politik dhe pushteti real në fund të fund mbetet te ne – te votuesi!
Duke pasur këtë rëndesi universale – integriteti (zgjedhor) duhet të forcohet në nivele lokale, kombëtare apo edhe ndërkombëtare, në mënyrë që të vlej si katalizator për ndryshim. Hapi i parë drejt konsolidimit të integritetit zgjedhor dhe një ogur i mirë për t’i dhënë vemëndjen e duhur integritetit të kandidatit nga njëra anë, dhe gjithashtu për ti mundësuar zgjedhjen me integritet votuesit, është vota preferenciale. Sistemi i ri zgjedhor dhe futja e elementit të votës preferenciale mundëson alokimet e preferencave që lejojnë përfaqësimin e plotë të elektoratit. Avantazhi i këtij sistemi është se, secilit nga ne, i mundësohet zgjedhja e kandidatit, për të cilin mendon së do të veprojë më së miri në emrin e tij, duke respektuar dhe i qëndruar gjithnjë besnik parimeve të ndërshmërisë dhe qëndrueshmerisë dhe duke dëshmuar se këto parime të forta etike do të ndiqën në cdo kohë, situatë apo rrethanë.