Në vazhdë të Forumeve Publike të realizuara përgjatë gjithë muajit mars më 25/03/2022 u zhvillua Forumi Publik me studentët pjesëmarrës dhe pjesëmarrës të tjerë nga sfera publike e qytetit të Korçës me përfaqësues nga Bashkia Devoll dhe Maliq dhe Njësitë e tjera vendore si edhe nga sfera akademike e Universitetit “Fan.S.Noli” në kuadër të Projektit “Nga fjala tek veprimi – Aktivizëm për punën rinore përmes inovacionit dhe krijimtarisë” i cili financohet dhe mbështetet nga Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe zbatohet nga SCiDEV së bashku me ESN Tirana dhe CCIS.
Ky forum ishte në kohezion edhe me aktivitetin e mbajtur nga Kolegji Profesional i Tiranës në kuadër të shërbimeve publike dhe digjitalizimit të tyre si një përmirësim i ardhur nga nevojat e vetë qytetit ku aftësimi i të rinjve, aksesi në infrastrukturën e duhur dhe në internet janë bazë për transformimin digjital të ekonomisë, arsimit dhe shoqërisë shqiptare. Në këtë mënyrë të rinjtë janë të aftë të promovojnë dhe jetësojnë digjitalizimin në biznes dhe shumë spektre të tjera si p:sh në mënyrën si ata bëjnë aktivizëm. Për këtë kërkohet një bashkëpunim më i ngushtë dhe me impakt real mes institucioneve publike, atyre arsimore, biznesit dhe shoqërisë civile dhe nismave të ndërmarra nga vetë të rinjtë dhe pikërisht këtë ndërlidhje edhe me nismën ARTZONE e cila fokusohet te përdorimi i mjeteve multimediale mundësoi sot në Korçë forumi “Digjitalizimi i shërbimeve publike: Mundësitë dhe sfidat për shërbimet vendore në Shqipëri”, në kuadër të Modulit Jean Monnet “Të përvetësojmë Agjendën Digjitale të Bashkimit Europian: Sfidat dhe mundësitë e transformimit digjital në Shqipëri”i cili koordinohet nga Dr.Erion Curraj.
Në vijim të Forumit Blerjana Bino drejtuese e SCiDEV mbajti fjalën prezantuese rrreth Projektit “Nga fjala tek Veprimi – Aktivizëm për punën rinore përmes inovacionit dhe krijimtarisë” dhe përshkrimit të forumeve të deritanishme të mbajtura në Shkodër dhe Tiranë duke treguar se iniciativa të këtilla janë në vijimësi të punës që SCiDEV kryen me të rinjtë duke e çuar këtë fushatë në në një nivel tjetër përpos bashkëpunimit me studentët e Projektit të Debatit Universitar. “Ky projekt ka tre organizatat implementuese si dirigjuese, por mbeten studentët aktorët kryesorë,ata që dinë më mirë nevojat e komuniteteve të tyre”- theksoi ajo.
Fjala rreth nismës dhe punës së deritanishme nga të rinjtë korçarë u mbajt nga MSc.Xhensila Mirashi mentore e e studentëve. Ajo dha linjat e aktivizmit të zhvilluar nga të rinjtë duke theksuar se kjo fushatë lindi si iniciativë e tyre si një kontribut për artin ndryshe. Kështu 5 të rinjtë erdhën me idenë e gjithëpërfshirjes përmes artit duke qenë se edhe vetë janë një grup divers dhe shumë i veçantë duke qenë se kanë në përbërje të tyre edhe anëtarë të komunitetit rom dhe të komunitetit të personave që nuk dëgjojnë dhe flasin. Nisma e tyre ArtZone është nismë promovuese e sensibilizuese për artin e krijuar nga të rinjtë me nevoja të veçanta të Qendrës Ditore “Atelie”.
Në Fjalën e saj mentorja Xhensila Mirashi theksoi se puna e të rinjve ka vazhduar në mënyrë rigoroze me qëllim promovimin e artikujve artistikë dhe shitjen e tyre online nëpërmjet mjeteve digjitale dhe mediave sociale. Gjithashtu, ArtZone synon të sensibilizojë shoqërinë për të njohur dhe per të mos paragjykuar artin ndryshe. Të ardhurat që fitohen nga shitja e këtyre punimeve shkojnë në blerjen e materialeve të tjera bazë, me qëllim që puna e të rinjve me nevoja të veçanta të ketë vijushmëri. 5 të rinjtë e pëfshirë në projekt Eljona Topi,Florian Hasanllari,Livia Topi,Marina Malësori dhe Vasil Ciko dhanë përshtypjet e tyre gjatë skicimit të nismës dhe frymën pozitive që ata kanë ndjerë duke realizuar një nismë të tillë dhe nënvizuan se puna e të rinjve të qendrës “Atelie” meriton të njihet nga e gjithë shoqëria, sidomos nga bizneset dhe njerëz që kanë mundësi të kontribuojnë në blerjen e këtyre artikujve duke siguruar të ardhura për këta të rinj, që më vonë mund të jenë pjesë e një biznesi social të mirëfilltë duke krijuar kështu pavarsinë e tyre dhe mundësinë për tu integruar në shoqëri dhe në lidhje me këtë ArtZone po përpiqet të japë kontributin e saj në promovimin e artit ndryshe.
Gjatë takimit u shfaqën videomesazhi dhe ekspozita virtuale e produkteve si piktura, vazo, kartolina, bizhu me rruaza të cilat janë artikujt e punuar me dorë nga të rinjtë me nevoja të veçanta, të cilët kanë derdhur fantazinë dhe talentin e tyre në këto punime të cilat po promovohen vazhdimisht për shitje në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram të inicuara nga ARTZONE.
Pas shfaqjes së videomesazhit dhe ekspozitës virtuale të përgatitur nga vetë të rinjtë, Dr.Erida Curraj mentore e fushatës u shpreh se nisma të tilla të një ndjeshmërie të veçantë janë shumë të rëndësishme dhe me një vlerë të shtuar kur vijnë nga vetë të rinjtë. Ajo përmbylli takimin duke përgëzuar grupin e duke vënë theksin se Fushata tanimë traditë e SCiDEV do të vazhdojë të përfshijë çdo vit akoma më shumë të rinj të talentuar e të angazhuar.
“Nga fjala tek veprimi – Aktivizëm për punën rinore përmes inovacionit dhe krijimtarisë” është një projekt që nxit dhe aftëson të rinjtë me njohuritë e aktivizmit me mënyra sa më kreative dhe inovative për të bërë një ndryshim në komunitet ku ata jetojnë.
Forumin Online mund ta ndiqni Këtu