Në kuadër të Forumeve Publike me të rinjtë pjesëmarrës të Projektit  “Nga Fjala tek Veprimi-Aktivizëm për punën rinore përmes inovacionit dhe krijimtarisë” i cili  mbështetet  nga Agjencia Kombëtare e Rinisë AKR zbatuar nga  SCiDEV, ESN Albania,  CCIS ditën e sotme u zhvillua FORUMI me të rinjtë nga qyteti i Tiranës ku u prezantuan Iniciativat e të rinjve në mbështetje të përmirësimit të transportit ndërurban në Tiranë, me pjesëmarrjen e veçantë të znj. Bora Muzhaqi, Ministër Shteti për Rininë dhe Fëmijët, znj. Enxhi Lipa, Tirana European Youth Capital 2022 dhe znj. Greta Kokalari, Shoqata per Integrimin e Zonave Informale SHIZI – AIIA, në moderimin e Lutjona Lula, bashkëthemeluese e ESN Tirana.

Në Fjalën e saj Znj. Muzhaqi u fokusua në mundësitë që do t’u ofrohen të rinjve nga grupmosha të ndryshme, zhvillimet e strategjisë së rinisë si dhe mundësi konkrete mbështetjeje ndaj idesë së prezantuar nga të rinjtë.

Forumi pati në fokus prezantimin e nismës rinore të titulluar  #gjeje ‘-në mbështetje të përmirësimit të transportit ndërurban në Tiranë një nismë e ardhur nga vetë nevoja e të rinjve lidhur me eksperiencat e tyre të viteve të fundit. Kjo nismë e ideuar nga aktivistët e ESN Tirana, Klea Dahari, Julian Sopaj, Kevin Topi, Anisa Omeri dhe Sara Frroku synon të lehtësojë informacionin mbi linjat urbane në qytet, në ndihmë të studentëve vendas për të patur  një orientim sa më të lehtë. Vlerë e shtuar e kësaj nisme është që ti vijë në ndihmë jo vetëm studentëve vendas,por edhe atyre që ndodhen në Tiranë për një eksperiencë mësimore me Erasmus bazuar edhe në shembuj rajonalë që të rinjtë kanë konsideruar në punën e tyre kërkimore.

Ky Forum bëri bashkë aktorë të ndryshëm, duke promovuar modelin e bashkëpunimit, sinergjisë dhe ndërlidhjen me organizata dhe nisma të ngjashme jo vetëm kombëtare por edhe rajonale, si Regional Youth Cooperation Office – RYCO ku Megi Ruka nënvizoi një nga nismat më të reja të financuara edhe nga qeveria italiane duke ftuar e inkurajuar të rinjtë të bëhen pjesë. Po të njëjtin inkurajim dhe vlerësim për nismën shfaqi edhe Znj.Enxhi Lipa e cila theksoi se nisma të tilla i shërbejnë të rinjve, por edhe vetë kryeqytetit edhe pas përfundimit të nismës nga të rinjtë. Në Fjalën e saj dhe znj. Greta Kokalari dha shembujt dhe mundësitë e bashkëpunimit pas përvojës me nismë të ngjashme në Bashkinë Kamëz dukke vlerësuar se ashtu si në atë komunitet kjo nismë është e një rëndësie imediate.

Gjatë diskutimeve nga të rinjtë dhe panelistët e ftuar u sugjeruan edhe ide të reja logjistike për të ndërfutur edhe elementin e tabelave në gjuhën angleze si edhe u sugjerua vlerësimi i aplikacioneve informuese lidhur me problematikën si edhe vlerësimi i mënyrave se si mund të krijojet një sinergji për të krijuar bashkëpunim edhe me të rinj të tjerë në aplikime pranë Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Tirana Youth Capital. Ky forum hibrid rinor dha pikënisjen e një nisme e cila do të sjellë pikënisjen e lehtësimit të përditshmërisë studentore e cila është gjallëria e kryeqytetit

.