Për të dytin vit radhazi SCiDEV dhe LIBURNETIK Organisation realizuan debatin për integritetin në kuadër të “Java e Integritetit 2021” të organizuar nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë (ICC). Në përputhje me zhvillimet e fundit dhe një nga çështjet më tw diskutuara në botë sot, tema e debatit ishte mocioni “I gjithë avancimi i digjitalizimit duhet të jetë i përqendruar tek ana njerëzore”. Këtë vit pati një risi të sjelljes së një miksimi të skuadrave të përbërë nga studentë të shkencave humane dhe sociale si dhe nxënës të shkollave të mesme të ndarë me short në ekipe pro dhe kundër.
Skuadrat u përbënë nga:
Skuadra Pro
Marime Gjoka (Lidere e skuadrës)
Dimitri Çipi
Eni Shtembari
Klejdi Lako
Skuadra Kundër
Brisilda Ormeni (Lidere e skuadrës)
Gloriano Sherifi
Iris Beqiri
Nidia Fino
Dy skuadrat treguan një përgatitje të mirëorganizuar dhe argumente të thelluara në fakte dhe statistika të raporteve të fundit të institucioneve të rëndësishme në fushën e dixhitalizimit. Disa nga fushat ku skuadrat përqendruan pjesën më të madhe të diskursit të tyre ishin demokracia, mjekësia dhe ekonomia. Pasi vlerësoi në të njëjtën kohë aspektet pozitive të digjitalizimit, Skuadra Pro solli dëshmi në lidhje me pikëpamjet etike të funksionimit të tij në sektorë ku qasja njerëzore ndaj vendimmarrjes është thelbësore. Vetë tema, edhe pse pjesë e përditshmërisë së tyre siç u theksua edhe nga ata është një temë që kërkon edhe një këndvështrim filozofik për zhvillimin e saj në të ardhmen. Motoja e skuadrës pro ishte të sillte dëshmi se digjiitalizimi duhet të jetë pjesë e sistemit dhe jo sistemi në tërësi, dhe se natyra njerëzore duhet të formësojë digjitalizimin, ndërsa ekipi i kundërt e fokusoi diskursin e tij në aspektin që natyra njerëzore mund të ketë një përfitim të madh nga digjiitalizimi nëse di ta përdorë siç duhet dhe se nuk ai përbën rrezik. Nga grupi kundër u përmendën benefitet që digjitalizimi ka sjellë në sektorë thelbësorë të shërbimeve publike,ekonomisë dhe mjekësisë me shërbime që reduktuan kohën dhe kostot gjatë pandemisë si edhe u vu në dukje se digjitalizimi është përdorur gjithnjë në kuadrin e përmirësimit dhe jo të kërcënimit duke theksuar se është gjithnjë elementi njerëzor ai që ka në dorë kontrollimin e avancimit të tij.
Ekipet treguan etikë të lartë në komunikim dhe organizim të rrjedhës së debatit. Gjatë gjithë përgatitjes skuadrat u mentoruan nga Erida Curraj dhe Ergys Gezka të cilët gjatë gjithë kohës dhanë këshillat e tyre për një përgatitje më konçize të ekipeve.
Ky aktivitet pati nderin të kishte si juri të debatit Shkëlqesinë e Tij Z. HE Reinout Vos, Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, përfaqësuesen e pranisë së OSBE-së, znj. Arianna Briganti dhe z. Jean-Baptiste Le Bras, nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, që vlerësuan përgatitjen duke komplimentuar të dyja skuadrat për etikën e treguar në debat dhe dhanë këshilla shumë të vlefshme për të folurit në publik për të rinjtë debatues. Ata sugjeruan se si të rinjtë mund të bëjnë kërkimin e tyre dhe gjithashtu shprehën qëndrimin e tyre vetjak rreth temës. Pas vlerësimit nga juria, dy drejtueset e ekipit Marime Gjoka dhe Brisilda Ormeni shprehën përshtypjet e tyre për fazën përgatitore dhe bashkëpunimin me kolegët dhe organizatat, duke i falenderuar për mundësinë e dhënë. Znj.Blerjana Bino uroi të gjithë studentët dhe falenderoi jurinë për opinionet e tyre duke theksuar se ky është lloji i debatit që ata duan të zhvillojnë edhe në institucionet e arsimit të lartë ku po punojnë për të tretin vit radhazi. Ky event thekson dhe nënvizon se debati konstruktiv e ndihmon shumë rëndësinë e zhvillimit të mendimit kritik të të rinjve që i ndihmon ata të jenë liderët e ardhshëm të vendit. Takimi përfundoi me dëshirën e mirë për bashkëpunim të vazhdueshëm që i shërben të rinjve.
.