Programi Kombëtar i Debatit Rinor për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shqipërisë: SCiDEV në edicionin e tretë me debatin universitar

“Debati rinor për modelin e zhvillimit social dhe ekonomik të Shqipërisë”

Në kushtet e krizave të njëpasnjëshme në Shqipëri, në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe të dekadës së re që kemi hyrë tashmë, ka rëndësi përfshirja e të rinjve në debatin rreth modelit social dhe ekonomik të vendit duke siguruar kështu ndërtimin e një modeli gjithëpërfshirës dhe me pjesëmarrjen e gjeneratës së re.

 

 

Laboratori i Debatit Universitar, SCiDEV finalizon Edicionin e katërt

Laboratori i Debatit Universitar shënoi finalizimin e edicionit të tij të katërt, në përballjen finale të organizuar më 26 maj 2023. Edicioni i katërt i Laboratorit të Debatit Universitar-Nga Fjala tek Veprimi është pjesë e Programit Kombëtar të Debatit për Rininë për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shqipërisë, i cili synon të fuqizojë të rinjtë (nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e universiteteve) për të qenë qytetarë proaktivë, të mirëinformuar, të pajisur me mendim kritik dhe aftësi në komunikim në publik për të marrë pjesë në proceset vendimmarrëse në komunitetin e tyre dhe në jetën publike të vendit. Projekti financohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë për periudhën 01.09.2022 – 30.06.2023.

Në këtë edicion SCiDEV arriti rezultatet e mëposhtme:

  • Angazhoi 12 Universitete/Fakultete nga Tirana, Durrësi, Shkodra, Vlora dhe Korça në programin e debatit dhe aktivitetet e lidhura me të.
  • Mbi 120 studentë të trajnuar për angazhimin publik e politik, aktivizmin digjital dhe pjesëmarrjen e studentëve dhe të rinjve në proceset e vendimmarrjes përgjatë Programit të Zhvillimit të Kapaciteteve.
  • 26 skuadra debatuese, 120 debatues dhe 21 debate mbi perspektivat e zhvillimit të Shqipërisë në digjitalizim, shtetin e së drejtës, politikat e institucioneve të arsimit të lartë dhe migracionin të organizuara brenda dhe ndërmjet universiteteve/fakulteteve pjesëmarrëse.
  • Krijoi Rrjetin Alumni të Debatit Universitar.
  • 12 studentë debatues të angazhuar në fushatën “Nga fjala tek veprimi” të cilët përmes mentorimit, zhvillimit të kapaciteteve dhe mbështetjes financiare hartuan propozime për vendimmarrësit në fushën e arsimit të lartë.
  • 4 dokumente politikash u hartuan nga të rinjtë e angazhuar në fushatën “Nga fjala tek veprimi” në bashkëpunim edhe me të rinj të tjerë debatues, studentë dhe activist dhe në konsultim me përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Bashkinë e Tiranës dhe ekspertë senior.
  • Për herë të parë SCiDEV organizoi Forumin Rinor të Debatuesve, duke përfshirë 30 studentë debatues e alumni, përfaqësues të organizatave studentore në bashkërprodhimin e rekomandimeve dhe propozimeve dhe dialoguan me përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Bashkinë e Tiranës dhe ekspertë senior.
  • Siguroi mbështetje financiare nga donatorë të tjerë për Forumin Rinor të Debatuesve, më konkretisht nga Bashkimi Evropian, si pjesë e projektit “Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile”, zbatuar nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, në partneritet me Qendrën Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD) dhe Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA).

Në paragrafet në vijim gjeni një përshkrim të detajuar të momenteve kyçe të programit.

Programi për Zhvillimin e Kapaciteteve

Programi i zhvillimit të kapaciteteve është një program i përbërë nga tre trajnime online të edukimit joformal, të cilat synojnë të përmirësojnë njohuritë e studentëve pjesëmarrës në Laboratorin e Debatit Universitar për angazhimin publik e politik, aktivizmin digjital dhe pjesëmarrjen e studentëve dhe të rinjve në proceset e vendimmarrjes.

Trajnimet janë të hartuara dhe ofruara nga ekspertë për të ndihmuar studentët të krijojnë një kuptim të mirë të angazhimit dhe aktivizimit rinor dhe për t’i inkurajuar ata që të kenë një qasje aktive si qytetarë në vend. Krahas këtyre tematikave, studentët debatues u trajnuan edhe për formatin e debatit të përdorur në kampionatin e debatit. Për të mësuar më shumë rreth Programit të Zhvillimit të Kapaciteteve të edicionit të katërt, klikoni këtu.

Kampionati  i Debatit Universitar

Pas përfundimit të Programit të Zhvillimit të Kapaciteteve dhe trajnimit të formatit të debatit, studentët pjesëmarrës konkurruan në rang institucioni për t’u bërë pjesë e skuadrës përfaqësuese të Universitetit/Fakultetit të tyre. Në këtë edicion 26 ekipe debatuese në 12 universitete debatuan mbi tema që lidhen me digjitalizimin, sundimin e ligjit, integrimin evropian, politikat e sistemit të arsimit të lartë dhe migracionin. Temat e debatit mund të aksesohen këtu. Gjatë përballjeve në rang institucioni, folësit me performancën më të mirë u përzgjodhën për të krijuar ekipin përfaqësues të Universitetit/Fakultetit.

Pas përzgjedhjes së ekipit përfaqësues të debatit të universitetit/fakultetit, u organizuan edhe tre debate të tjerë mes universiteteve pjesëmarrëse në program.

Maratona e debatit

Në këtë edicion të Debatit Universitar, maratona e debatit u organizua për herë të parë fizikisht, duke marrë në konsideratë heqjen e masave kufizuese të pandemisë Covid-19. 12 skuadra përfaqësuese të universiteteve/fakulteteve zhvilluan 6 përballje debatuese ku konkurruan për t’u kualifikuar në fazën gjysmëfinalen. Përballjet e debatit u vlerësuan nga një juri profesionale duke dhënë pikë sipas përcaktimeve të Udhëzuesit të Debatit. 4 skuadrat debatuese nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, Fakulteti i Drejtësisë dhe Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Tiranës dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,  si skuadrat me pikët më të larta të akorduara nga juria, u kualifikuan në fazën gjysmëfinale. Për t’u njohur me renditjen e të 12 universiteteve pjesëmarrëse dhe temat e debatit, klikoni këtu.

 

Gjysmëfinalja e debatit

Në debatin gjysmëfinal u zhvilluan 2 debate ndërmjet skuadrave të përzgjedhura në Maratonën e Debatit. Fituesi i secilit prej debateve, u kualifikua për debatin final. Skuadra e Universitetit “Ismail Qemali” debatoi me atë  të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, ndërsa Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë me Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Finalistet e edicionit të katërt të Debatit Universitar u përzgjodhën skuadra debatuese e Universitetit “Ismail Qemali” dhe ajo e Universitetit Mesdhetar i Shqipërisë. Mësoni më shumë për temat e debatuara dhe argumentet kryesore të ekipeve debatuese gjysmëfinale duke lexuar artikullin këtu.

 

Finalja e debatit universitar

Debati final i këtij edicioni u zhvillua si një event i hapur ku studentët e interesuar patën mundësinë të dëgjonin argumentet e skuadrave debatuese të Universitetit “Ismail Qemali” dhe të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Krahas debatit, u mbajt një panel diskutimi i përbërë nga studentë të debatit dhe një ceremoni e shpërndarjes së certifikatave me studentët pjesëmarrës në këtë edicion. Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë u shpall fitues i edicionit të katërt të Laboratorit Universitar të Debatit. Më shumë informacion në lidhje me debatin përfundimtar mund të gjeni këtu. Për t’u njohur me përshtypjet dhe përjetimet e studentëve debatues në këtë edicion ju ftojmë të ndiqni videon përmbledhëse të Edicionit IV të Debatit Universitar.

 

Edicioni III i Fushatës “Nga Fjala tek Veprimi”

Fushata “Nga Fjala tek Veprimi” shënoi vitin e tretë të implementimit. Në këtë edicion, 12 pjesëmarrës të Programit të Debatit Universitar me përvoja në aktivizmin rinor u përzgjodhën mes aplikimeve të tjera për të marrë pjesë në një program 2 mujor mentorimi dhe  advokimi, ku ndër të tjera  koordinuan punën për përgatitjen e 4 propozimeve të hartuara nga grupet e punës në Forumin Rinor të Debatuesve.

Aktivistët e Fushatës Nga fjala tek Veprim do t’i kthejnë propozimet dhe rekomandimet e politikëbërësve në dokumente politikash dhe veprime konkrete advokuese. 12 studentë debatues të angazhuar në fushatën “Nga fjala tek veprimi” të cilët përmes mentorimit, zhvillimit të kapaciteteve dhe mbështetjes financiare hartuan propozime për vendimmarrësit në fushën e arsimit të lartë që do të promovohen gjatë muajit qershor dhe korrik 2023. 4 dokumente politikash u hartuan nga të rinjtë e angazhuar në fushatën “Nga fjala tek veprimi” në bashkëpunim edhe me të rinj të tjerë debatues, studentë dhe activist dhe në konsultim me përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Bashkinë e Tiranës dhe ekspertë senior

Forumi Rinor i Debatuesve: Një risi e edicionit të katërt

SCiDEV organizoi për herë të parë Forumin Rinor të Debatuesve: “E ardhmja e Arsimit të Lartë në Shqipëri: Bashkëkrijimi i politikave të qëndrueshme”. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të Javës së Shoqërisë Civile 2023 dhe një pjesë e financimit u sigurua nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit “Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile”.

Përgjatë këtij eventi, 30 studentë debatues dhe përfaqësues nga organizata studentore punuan në grup nën drejtimin e aktivistëve të  Fushatës“Nga Fjala tek Veprimi” për të përgatitur 4 propozime për politikëbërësit në fushën e arsimit të lartë dhe rinisë. Propozimet iu prezantuan përfaqësuesve nga Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ekspertëve të transformimit digjital, Bashkisë së Tiranës dhe Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, të cilët u dhanë pjesëmarrësve të Forumit informacione të përditësuara dhe rekomandime të vyera për propozimet e tyre.

SCiDEV do synon të vazhdojë me Edicionin V të Laboratorit të Debatit Universitar si pjesë e Programit Kombëtar të Debatit Rinor për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shqipërisë për 2021-2024, të mbështetur financiarisht nga OSFA.

OSFA

Ky projekt realizohet me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipëri. OSFA ka një
traditë të konsoliduar në zhvillimin e programit të debatit për të rinjtë në Shqipëri sidomos me
shkollat e mesme. Aktualisht organizata Liburnetik po zbaton projektin “Re-Debate 5.0 –
Rigjallërimi i kulturës së debatit” me fokus nxënësit e shkollave të mesme.
Për më shumë rreth OSFA: https://www.osfa.al/
Për më shumë rreth projektit me shkollat e mesme: https://www.liburnetik.org/redebate/