Programi Kombëtar i Debatit Rinor për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shqipërisë: SCiDEV në edicionin e tretë me debatin universitar

“Debati rinor për modelin e zhvillimit social dhe ekonomik të Shqipërisë”

Në kushtet e krizave të njëpasnjëshme në Shqipëri, në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe të dekadës së re që kemi hyrë tashmë, ka rëndësi përfshirja e të rinjve në debatin rreth modelit social dhe ekonomik të vendit duke siguruar kështu ndërtimin e një modeli gjithëpërfshirës dhe me pjesëmarrjen e gjeneratës së re.

 

PROJEKTI

Rreth Debatit

Qëllimi

 

Qëllimi i Programit është të fuqizojë të rinjtë (gjimnazistët dhe studentët) për të qenë qytetarë proaktivë, të mirë-informuar dhe me mendim kritik e aftësi të të folurit në publik duke marrë pjesë në proceset vendimmarrëse në komunitetin e tyre si dhe në jetën publike.

Objektiva specifikë

 

Objektivat specifikë të programit janë:

  1. të konsolidojë kulturën e debatit, kultivimin e analizës dhe të menduarit kritik, etikën në komunikim, tolerancën dhe vlerat e qytetarisë aktive në Shqipëri tek të rinjtë në shkollën e mesme….

Rezultatet

 

  • Kultura e debatit e konsoliduar në 14 universitete duke sjellë përforcim të analizës dhe të menduarit kritik, etikë të lartë në komunikim, tolerancë dhe vlera të qytetarisë aktive mes studentëve dhe kërkuesve të rinj dhe nxitjen e debatit mbi një nga politikat 

Organizatat zbatuese të Programit Kombëtar të Debatit Rinor

Programi Kombëtar i Debatit Rinor mbështet nga OSFA dhe do të zbatohet nga Organizata Liburnetik dhe SCiDEV, secila organizatë me projektin e saj të debatit në vazhdimësi të traditës së krijuar tashmë të fokusuar përkatësisht tek gjimnazistët dhe tek studentët.

Liburnetik do të organizojë Re-Debate, Kampionati Kombëtar i Debatit për Shkollat e Mesme në bazë të formatit ‘IDEA’ duke përfshirë 20 shkolla të mesme publike dhe jo publike në nivel kombëtar në 11 qytete. Kjo organizatë punon me të rinjtë në shkollat e mesme në të gjithë vendin duke i fuqizuar ata përmes proceseve aktive të zhvillimit të mendimit kritik, etikës në komunikim, tolerancës së mendimit ndryshe dhe të folurën në publik.

SCiDEV do të organizojë projektin ‘Laboratori i Debatit Universitar – Nga Fjala tek Veprimi’ duke përfshirë 14 universitete në 5 qytete në Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër dhe Korçë. SCiDEV punon me studentët për t’i fuqizuar ata për të qenë të angazhuar në sferën publike përmes debatit si një instrument për aktivizimin e të rinjve si dhe përmes zhvillimit të aftësive kërkimore dhe advokimit të bazuar tek evidencat dhe të dhënat.

Laboratori i Debatit Universitar – Nga Fjala tek Veprimi

Rezultatet e pritshme nga ‘Laboratori i Debatit Universitar – Nga Fjala tek Veprimi’ i SCiDEV janë:

  • Kultura e debatit e konsoliduar në 14 universitete duke sjellë përforcim të analizës dhe të menduarit kritik, etikë të lartë në komunikim, tolerancë dhe vlera të qytetarisë aktive mes studentëve dhe kërkuesve të rinj dhe nxitjen e debatit mbi një nga politikat kryesore zhvillimore për Shqipërinë siç është arsimi.
  • Aftësitë e 120 studentëve dhe kërkuesve të rinj të përforcuara nëpërmjet organizimit të: i) 1 set trajnimi online për 120 studentët e organizuar online për formatin e debatit; ii) Program Zhvillimi Kapacitete për të rinjtë e interesuar për aftësitë kritike, digjitale, aktivizimi, veprimi dhe jeta publike, njohja e të drejtave dhe detyrimeve si studentë; si të ndikojnë drejtimin e universitetit, si të ndërmarrin fushata ndërgjegjësuese, të bëjnë aktivizim online, si të përdorim mjetet digjitale për të ndërmarrë veprime konkrete si qytetarë të angazhuar në jetën publike.
  • Organizimi i 14 debateve brenda me 14 universiteteve dhe 1 debat final kombëtar.
  • Zbatimi i programit “Nga fjala tek veprimi” për mbështetjen e 12 studentëve për të vënë në jetë nismat e tyre bazuar tek tematikat, idetë dhe aftësitë e debatit me fokus sektorin e arsimit të lartë i realizuar dhe promovuar nëpërmjet: mbledhjes së propozimeve nga studentët; mentorimin për realizimin e tyre, zbatimin dhe realizimin e ideve konkrete; advokimi dhe promovimi i tyre.

Grupet që do të përfitojnë nga Laboratori i Debatit Universitar – Nga Fjala tek Veprimi

  • 14 pedagogë si koordinatorë universitarë dhe mentor për funksionimin e skuadrave të debatit dhe lehtësimin e realizimit të debateve;
  • 120 studentë dhe kërkues të rinj nga universitetet publike dhe private si pjesëmarrës në skuadrat e debatit dhe përfitues direkt të programit të zhvillimit të kapaciteteve;
  • 12 studentë prej tyre përfitues të programit ‘Nga Fjala tek Veprimi’;
  • 14 institucione të arsimit të lartë në Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Korçë
  • Këshillat studentorë, klubet studentore dhe organizime të tjera të studentëve në universitet apo komunitet.

 

 

Aktivitetet kryesore të Laboratori i Debatit Universitar – Nga Fjala tek Veprimi

 

  1. Nisja e projektit dhe promovimi; (ri)vendosja e lidhjeve me universitetet dhe pedagogët mentor si edhe vendosja e lidhjes me universitetet e reja. Fushatë promovuese on-line dhe takime me partnerët.
  2. Identifikimi i studentëve dhe kërkuesve të rinj përmes thirrjes për shprehje interesi.
  3. Programi i Zhvillimit të Kapaciteteve të të rinjve për pjesëmarrjen, mjetet digjitale dhe aktivizimi dhe angazhimi në sferën publike e politike.
  4. Organizimi i trajnimeve për studentët dhe mentorët/pedagogët e rinj për formatin e debatit dhe paketa kërkimorë.
  5. Organizimi i debateve universitare dhe organizimi i debatit final.
  6. Zbatimi i Programit “Nga fjala tek veprimi”.
  7. Fushatë e vazhdueshme komunikimi dhe promovimi si edhe përfshirja e aktorëve të tjerë për të siguruar vazhdimësi si dhe prodhimi i video-dokumentar për kapitalizimin e përvojës dhe provimin e debatit.
  8. Publikimi blogs/artikuj nga studentët/kërkuesit e rinj/pedagogët lidhur me tematikat e debateve në median tradicionale dhe të re me fokus arsimin por edhe më gjerë.

 

Për më shumë klikoni në faqet e internetit të DebateLab dhe SCiDEV Center, si dhe ndiqni publikimet në Facebook SCiDEV dhe Twitter SCiDEV Center.

OSFA

Ky projekt realizohet me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipëri. OSFA ka një
traditë të konsoliduar në zhvillimin e programit të debatit për të rinjtë në Shqipëri sidomos me
shkollat e mesme. Aktualisht organizata Liburnetik po zbaton projektin “Re-Debate 5.0 –
Rigjallërimi i kulturës së debatit” me fokus nxënësit e shkollave të mesme.
Për më shumë rreth OSFA: https://www.osfa.al/
Për më shumë rreth projektit me shkollat e mesme: https://www.liburnetik.org/redebate/