Konteksti i Projektit

“Laboratori i debatit mbi integrimin europian në auditorët universitare”

Integrimi europian është prioriteti më strategjik i shtetit Shqiptar dhe rrjedhimisht prek thuajse të gjitha fushat, përfshi këtu edhe atë të arsimit dhe të të rinjve. Nga qershori i viti 2014, Shqipëria gëzon statusin e vendit kandidat për në BE.

PROJEKTI

Rreth Debatit

Qëllimi

Qëllimi i projektit është të përforcojë njohuritë dhe zhvillojë analizën kritike të komunitetit të studentëve e kërkuesve të rinj lidhur me Integrimin Europian dhe ndikimin shumëdimensional të tij në Shqipëri përmes…

Objektiva specifikë

Së pari, projekti synon promovimin e kulturës së debatit, kultivimin e analizës dhe të menduarit kritik, etikën në komunikim, tolerancën dhe vlera të qytetarisë aktive në Shqipëri tek studentët dhe kërkuesit e rinj.

Rezultatet

R1 – Kultura e debatit e rigjallëruar në universitet duke sjellë përforcim të analizës dhe tëmenduarit kritik, etikë të lartë në komunikim, tolerancë dhe vlera të qytetarisë aktive mes studentëve dhe kërkuesve të rinj.

Prezantimi i projektit

SCiDEV

Rreth SCiDEV

Qendra “Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim” (SCiDEV) është themeluar si rezultat i finalizimit të projektit “Collaboratrive Online and Offline Platfrom” (COORP). COORP është një platformë ndër-universitare që prej Qershor 2016 dhe është financuar dy herë (COORP 1.0 dhe COORP 2.0) nga Projekti PERFORM i Swiss Development Cooperation në Shqipëri. COORP ka punuar për zhvillimin e kapaciteteve të kërkuesve të rinj dhe menaxherëve të projekteve në universitetet shqiptare sa i takon kërkimit shkencor, metodologjisë dhe aplikimit për fonde të Bashkimit Europian. COORP ka realizuar trajnime, punëtori, takime ndërmjetësuese mes kërkuesve dhe sipërmarrjes, prezantime të rezultateve, tryeza diskutimi dhe takimi pune e progresi me donatorin dhe aktorë të tjerë. COORP ka realizuar ditë informative në universitetet rajonale në Shqipëri dhe ka një rrjet prej 13 universitetesh bashkëpunëtore. COORP zgjeroi qëllimin dhe u regjistrua si organizatë e shoqërisë civile me emrin: Qendra “Shkenca dhe Inovacioni për Zhvillimin” / Center “Science and Innovation for Development” (SCiDEV).

SCiDEV është një organizatë e pavarur që synon të mbështesë dhe nxisë zhvillimin ekonomik e shoqëror të qendrueshëman dhe demokratizimin në Shqipëri dhe rajonin më gjerë. Për të arritur këtë SCiDEV punon me aktorë në Quadruple Helix si academia, shoqëria civile, institucionet publike dhe sektorin privat si edhe media.

SKUADRA

Skuadra e projektit

Dr. Blerjana Bino

Menaxhere Projekti

Me përvojë në menaxhim e projekteve të zhvillimit dhe eksperte e fuqizimit të grupeve të skajuara përmes medieve alternative, Blerjana ka një përvojë të kombinuar në akademi, shoqëri civile dhe politikëbërje. Ajo ka realizuar studimet pasuniversitare dhe post-doktorale në universitete prestigjioze në Europë si në London School of Economics Political Science, Universiteti i Westminister, Angli; Universiteti i Salzburg, Austri dhe Universiteti i Uppsala, Suedi. Ajo është Lektore e jashtme e Mediave të Reja dhe e Metodave të Kërkimit në Universitetin Europian të Tiranës dhe Universitetin e Tiranës.

Prof. Asoc. Dr. Nevila Xhindi

Trajnere

Znj. Xhindi për më shumë se 25 vjet ka punuar si lektore në disa universitete brenda dhe jashtë vendit  si dhe zyrtare nw administratwn qendrore dhe locale. Aktualisht është pedagoge në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Fusha e saj e hulumtimit janë zhvillimet rajonale krahasuese me fokus integrimin Europian  Ajo ka botuar një numër artikujsh në revista akademike, ka hartuar dokumente të politikave dhe ka realizuar studime të aplikuara në fushën e Integrimit europian., si dhe ka qenë drejtuese e Katedrës për Studime Europiane “Jean Monnet“( Jean Monnet Chair 2012-2015), akredituar nga BE. Prej vitesh është e angazhuar në leksione dhe trainime për çështjet e integrimit Europian të Shqipërisë në  BE.

Anisa Curraj

Koordinatore

Anisa ndërthur përgatitjen profesionale në inxhinieri mjedisi me menaxhimin e biznesit me fokus menaxhimin e integruar të mbetjeve. Me përvojë profesionale në sektorin privat, Anisa është aktive edhe në fushën e projekteve me fokus të rinjtë, inovacionin dhe sipërmarrjen. Ajo është asistent Lektore në Bazat e Sipërmarrjes në Kolegjin Profesional të Tiranës.

Dr. Fabjan Lashi

Trajner

ICT dhe menaxhues projektesh me pervoje. Ka mbrojtur doktoraturen ne sistemet e informacionit ne fushen e sigurise ushqimore dhe gjurmueshmerise, me fokus te vecante analizen e sistemeve te aplikuara ne vendet EU. Eksperience në qeverisjen lokale per standardizimin dhe digjitalizimin e sherbimeve administrative dhe publike, në kontekstin e implementimit te reformes administrative territoriale të qeverisjes vendore në Shqipëri, Fabjani gëzon një rrjet të konsoliduar partnerësh në 61 bashki te vendit edhe falë angazhimit të tij në Projektin STAR II (2018 – vazhdim) dhe Ministrinë e Brendshme (2005-2010). Ai është lektor ne departamentin e Inxhinierise Softuerike per lendet qe lidhen me zhvillimin dhe menaxhim e sistemeve të informacionit në Institutin Kanadez të Teknologjisë (CIT).

Lutjona Lula

Koordinatore për Komunikimin

Znj. Lula ka vazhduar studimet e saj pasuniversitare në Masterin Ndërdisiplinor të
Përbashkët në Studimet e Evropës Juglindore, Universitetin e Beogradit dhe Universitetin Karl Franzens të Graz. Ajo ka një diplomë universitare në shkencat politike nga Universiteti i Tiranës. Ajo është angazhuar në mënyrë aktive në kërkime / konsultime me disa organe të tilla si OSBE PiA, COORP.AL (platformë e financuar nga Helvetas), ESAA Bruksel, QKHA (projekti Horizon 2020). Lutjona ka eksperiencë në menaxhimin e paketave të komunikimit në projektet e BE.

CVSA

CVSA lindi si ide nga nevoja e tregut për shërbime specifike në ofrimin e shërbimeve video dhe foto për takime serioze, evente projektesh dhe kompanish, në ndryshim nga kompanitë ekzistuese gjithëpërfshirëse. CVSA është kompani niche në tregun shqiptar dhe rajonal, e specializuar në mbulimin e eventeve të ndryshme si konferenca, seminare, takime projektesh me material audio-vizuale (fotografi dhe video). Ne operojmë dhe kuptojmë plotësisht nevojat e projekteve, duke respektuar plotësisht identitetin vizual të donatorëve. Stafi i CVSA do të theksojë arritjet reale të projektit përmes objektivit të kameras, duke i ofruar kështu publikut një pamje më të qartë për projektin në fjalë. Gjithashtu CVSA mund të menaxhojë dhe paketën e plotë të PR të projekteve lokale dhe europiane.
Mentoret

Mentorët

Klodiana Beshku (PhD)

Lektore në Universitet

Prej më shumë se 10 vjetësh. Ajo e ka filluar karrierën akademike në Universitetin Aleksandër Moisiu Durrës në vitin 2006, si një prej themeluesve të
këtij Universiteti. Që prej vitit 2008 ajo është lektore e parë për lëndët Gjeopolitikë, Teori të Marrëdhënieve Ndërkombëtare e Siguri Rajonale dhe Lëvizje Sociale e Politike pranë Departamentit të Shkencave Politike, Fakultetit të Shkencave Sociale, Universitetit të Tiranës. Në periudhën 2011-2017 ajo ka qenë kryeredaktore e revistës shkencore Politikja të këtij Departamenti, ndërsa në periudhën 2015-
2016 Këshilltare pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, nëpërmjet programit LEAD Albania.
Ajo mban gradën PhD në Gjeopolitikë nga Universiteti i Pizës, Itali që prej vitit 2011, diplomë në Master në Studime Evropiane të Universitetit të Sienës, Itali dhe Universitetit Robert Schumman III të
Strasburgut, Francë dhe Diplomë Magjistrale në Shkenca Politike/Marrëdhënie Ndërkombëtare nga
Universiteti i Sienës, Itali. Ajo ka një sërë publikimesh në fushën e gjeopolitikës, politikës së jashtme, studimeve evropiane dhe Ballkanit Perëndimor. Së fundmi, ajo ka qenë kërkuese shkencore pranë
Institutit Universitar Europian të Firences.

DR. DORINA GJIPALI

Përgjegjëse e Departamentit të së Drejtës Publike,

Dr. Dorina Gjipali është aktualisht Përgjegjëse e Departamentit të së Drejtës Publike në Fakultetin e Drejtësisë të Kolegjit Universitar “Luarasi”. Ajo ka përfunduar studimet “Bachelor” në “Drejtësi” dhe Master i Shkencave për të Drejtën Ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Bolonjës në Itali. Studimet Doktoratorale i ka përfunduar pranë Institutit të
Studimeve Europiane, Universiteti i Tiranës. Dorina Gjipali ka më shumë se 8 vjet përvojë në fushën e mësimdhënies si pedagoge e lëndëve “E Drejta Publike”, E Drejta e Pronësisë Intelektuale”, E Drejta Ndërkombëtare Publike si dhe eksperiencë akademike si zv.Dekane dhe
Përgjegjëse e Departamentit të së Drejtës Publike dhe Zv.Rektore për Procesin Akademik, në Shkollën e Lartë Universitare Jopublike “Vitrina”.

Adela Danaj, PhD (candidate)

Adela Danaj, PhD (candidate) është Asistente Lektore pranë Univeristetit Europian të Tiranës. Znj. Danaj zhvillon orë mësimore në nivelin Bachelor dhe Master në lëndë si: Metoda Kërkimi, Statistikë e Aplikuar dhe Politikat e BE-së. Gjithashtu, ajo është Drejtor i Zyrës së Karrierës dhe Alumni. Znj. Danaj ka përfunduar studimet për Shkenca Politike në UET si dhe studimet Master në të njëjtën fushë pranë Universitetit të Europës Qëndrore në Budapest, Hungari. Aktualisht ajo është drejt përfundimit të studimeve të saj doktorale pranë Universitetit Obuda, Budapest, Hungari. Adela Danaj numëron disa publikime shkencore, ndër të cilat mund të përmenden: Bashkë-autorësi në librin ‘Kriza e Demokracisë Lokale’ dedikuar zgjedhjeve vendore 2015 në Tiranë. Gjithashtu ajo ka publikuar disa punime shkencore në revista të indeksuara.

 

Institucioni: Universiteti Europian i Tiranës

Adresë email: adela.danaj@uet.edu.al

Dr. Petrina Broka

Dr. Petrina Broka, ka kryer studimet pranë Fakultetit të Drejtësisë në vitet akademike
2001-2005, duke u vlerësuar me medalje të artë. Gjatë viteve të studimeve universitare ka punuar
pranë organizatave të shoqërisë civile si: Shërbimi Ligjor Falas, Qëndra kundër Traumës dhe
Torturës, etj.

Që prej vitit 2006 është anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Në vitin 2008, ajo ka
përfunduar Studimet e Thelluara Pasuniversitare, pranë Departamentit të së Drejtës Civile,
Fakulteti i Drejtësisë, U.T., me rezultate të shkëlqyera. Që nga tetori 2008 e në vazhdim ajo
punon si lektore  në Fakultetin e Drejtësisë, UT. Në vitin 2013 ajo fiton gradën shkencore “Doktor i shkencave”.

Dr. Petrina Broka është autore e një sërë artikujsh shkencorë të botuar brenda dhe jashtë
vendit si dhe pjesmarrëse në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Fushat kryesore të
studimit e kërkimit përfshijnë të drejtën e procedurës civile, zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve, klinikën e ligjit, të drejtën e konkurrencës dhe zbatimin privat të saj, etj.

Dr. Meljana Bregu

Pedagoge në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës

Ka kryer studimet e larta të nivelit BA dhe master në degën e Juridikut të Universitetit të Bolonjës. Pas mbarimit të ciklit 5 vjeçar kreu studimet Master në Shkenca Politike (Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare) në Universitein e Bolonjës. Në vitin 2016 fitoi gradën “Doktore e Shkencave” në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Universiteti i Tiranës. Që nga viti 2011 e deri më sot punon si lektore e së Drejtës Ndërkombëtare dhe e së Drejtës së BE, dhe prej vitit 2018 është koordinatore e modulit Jean Monnet Erasmus + “Shoqëria shqiptare drejt integrimit të plotë në familjen evropiane”.

Esmeralda Hasani

Drejtësi Ndërkombëtare,

Esmeralda u diplomua në Drejtësi Ndërkombëtare, në Universitetin Shtetëror të Milanos. Ajo ka një master në Planifikim dhe Zhvillimi Projekti nga Shkolla e Biznesit të Inovacionit, në
Brukels. Nga shtatori 2015 deri në shtator 2019 ajo shërbeu si drejtor ekzekutiv i Institutit Barleti për Kërkim dhe Zhvillim me rezultat të shkëlqyeshëm. Ajo është një eksperte e pavarur i kërkimit dhe inovacionit të Komisionit Evropian dhe është përfshirë në mënyrë aktive në projekte kërkimi, edukimi dhe inovacioni, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, në
bashkëpunim me kompani, universitete dhe qendra kërkimore lidere globale. Në këtë kuadër, kohët e fundit, ajo është zgjedhur nga misioni i IOM në Shqipëri si Konsulente Ndërkombëtare për Zhvillimin e Projektit. Nga shtatori 2017 deri në dhjetor 2018, ajo ka shërbyer si këshilltare dhe shefe kabineti pranë Ministrit të Shtetit për Diasporën, duke qenë
një pjesë integrale e krijimit të institucioneve të reja për anëtarët e Diasporës. Nga shtatori 2019 ajo po udhëheq Institutin Adriapol-Smart and Creativity Growth.

Besmira Lahi PhD

Psikologe klinike,

Pedagoge në lëndët e psikologjisë pranë Universitetit të New York në Tiranë si dhe Drejtuese e Qendrës së Karrierës. Interesat e kërkimit shkencor fokusohen në çështje klinike e sociale që targetojnë edukimin përms aftësive e kompetencave, mbikualifikimin e zhvillimin personal. Pas një përvoje pozitive si debatuese, ajo dëshiron të përcjellë tek studentët
modelin e debatit konstruktiv si dhe etikën e debatuesit.

Kriton Kuci

Kriton Kuci është Doktorant në Studime Ballkanike në Departamentin e Studimeve
Ballkanike, Sllave dhe Orientale në Fakultetin e Studimeve Ekonomike dhe Rajonale të
Universitetit të Maqedonisë në Selanik. Greqi. Studimet pasuniversitare Mater në Studime
Ndërkombëtare dhe Europiane i kreu në Fakultetin e Ekonomisë, Biznesit dhe Studimeve
Ndërkombëtare të Universitetit të Pireut, Greqi. Studimet Bachelor në Shkenca Politike dhe
Administratë Publike i kreu në Fakultetin e Shkencave Juridike, Ekonomike dhe Politike të
Universitetit të Athinës, Greqi.
Është Lektor i Shkencave Politike në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Ka marrë pjesë
në Konferenca Shkencore Ndërkomëtare në Greqi, Shqipëri, Bullgari, Austri, Itali, Bosnjë
Hercegovinë etj si dhe ka publikuar artikuj shkencorë në revista të ndryshme shkencore.
Fushat e tij të kërkimit përfshijnë studimet e nacionalizmit, analizë diskursi, marrëdhënie
ndërkombëtare. Flet greqisht, shqip, anglisht italisht.

Tea Hodaj

Epoka University

Tea Hodaj është lindur dhe rritur në Tiranë, ku dhe ka qenë afër dinamikave të cështjeve rinore.
Ndër vite ka qenë pjesë e aktiviteteve dhe organizimeve kombëtare e ndërkombetare lidhur kryesisht me rininë dhe Të Drejtat e Njeriut. Profilizuar në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, ajo momentalisht asiston në universitetin Epoka si ndihmës pedagoge.
Institucioni: Epoka University
Kontakt: thodaj15@epoka.edu.al

Esmeralda Shehaj

Lektore dhe kërkuese shkencore

pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, që prej vitit 2006. Ajo ka kryer doktoraturën në Universitetin e Staffordshire në Mbretërinë e
Bashkuar dhe është lektore e Ekonometrisë, Metodave të Kërkimit në Ekonomiks dhe Shkrimit Akademik.
Është përfshirë në shumë projekte kërkimore të financuar nga institucione ndërkombëtare prestigjoze si
OSCE, WB, GIZ, RRPP, CERGE-EI, etj. Interesat e saj kërkimore lidhen kryesisht me fushën e emigrimit, varfërisë, ekonomiksin e punës, fuqizimin ekonomik të grave, integrimin e tregjeve, dhe inovacionin në krijimin e vendeve të punës në sektorin publik e atë privat.

Dr. Doris Malaj (Koliqi)

Instituti I Studimeve Europiane
Universiteti I Tiranës
doris.malaj@unitir.edu.al

Dr. Doris Malaj (Koliqi) është pedagoge pranë Institutit të Studimeve Europiane (ISE) në Universitetin e Tiranës prej vitit 2014. Ajo ka kryer studimet Bachelor për Shkenca Politike dhe Drejtësi Publike në Universitetin e Trier-it (Gjermani), studimet Master për Studime Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Macerata-s (Itali) dhe studimet pasuniversitare (PhD) në Studime Europiane dhe Integrim Europian, pranë Universitetit të Tiranës. Ajo është e angazhuar në fushën kërkimore-shkencore ashtu sikurse edhe në mësimdhënie, ku ndër të tjera është lektore për lendër, Historia e Diplomacisë, Diplomacia e BE në Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe  Politikat e zgjerimit në BE dhe Ballkani Perëndimor.

 

Eurona Leka

Eurona Leka është pedagoge e të drejtave të njeriut dhe organizatave ndërkombëtare prej mëse 10 vitesh në Universitetin Marin Barleti. Ajo ka një diplomë MA (vlerësuar shkëlqyeshëm) në Menaxhimin e Konflikteve dhe Operacioneve Paqeruajtëse nga Universiteti i Torinos, Itali dhe një diplomë Bachelor (vlerësuar shkëlqyeshëm) në Shkencat Politike me specializim në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti La Sapienza, Itali si edhe ka kryer specializime të shumta afat mesme dhe afat shkurtra brenda dhe jashtë vendit. Ajo përqendron studimet e saj në fushat e të drejtave të njeriut, çështjeve ndërkombëtare dhe studimeve politike. Znj. Leka është anëtare e grupit të punës për përpunimin e Strategjisë së Sigurisë Njerëzore. Zonja Leka është bashkë-autore dy punimeve ndërkombëtare dhe është autore e katër të tjerave. Ajo është gjithashtu anëtare e rregullt e Alb-Science dhe Institutit të Sociologjisë. Zonja Leka gjithashtu ka mbi 3 vite eksperiencë me organizatat ndërkombëtare si edhe një eksperiencë të larmishme në shkrim dhe implementim projektesh të ndryshme ndërkombëtare dhe kombëtare. Nga tetori 2019 është Drejtore Ekzekutive e Institutit Shqiptar për Çështjet Publike.
Mentoret

Laboratori i debatit mbi Integrimin Europian në Auditorët Universitarë

Cili është qëllimi debatit universitar për integrimin? Pse është i nevojshëm debati universitar mbi #integrimin #europian?
Disa reflektime mund ti ndiqni në videon në vijim, përmes dëshmive të Z. Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv i OSFA; Dr. Blerjana Bino, menaxhere projekti; Prof. Asoc. Dr. Nevila Sokoli Xhindi, trajnere; Dr. Fabjan Lashi, trajner.

Projekti ‘Laboratori i debatit mbi Integrimin Europian në Auditorët Universitarë’, synon të përforcojë njohuritë dhe zhvillojë analizën kritike të studentëve dhe kërkuesve të rinj lidhur me Integrimin Europian, si edhe të rigjenerojë kulturën e debatit në universitetet shqiptare.
Së shpejti me trajnimet dhe debatet në 13 fakultete dhe universitete në #Tiranë dhe #Durrës

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine

 

Aktivitete

SCiDEV lançon Edicionin V të Debatit Universitar

Në kushtet kur Shqipëria është në procesin e negociatave për...

Lidhja e tregut të punës me arsimin: Rëndësia e Këshillimit të Karrierës për të rinjtë

Autorë: Andi Kasa, Loreta Çermeli, Valmir Visha
Ky dokument politikash ofron një analizë të problemeve të ofrimit të këshillimit të karrierës në Institucionet e Arsimit të Lartë në Shqipëri (IAL) si dhe të ofrojë rekomandime të vlefshme për institucionet përgjegjëse për mbarëvajtjen e këshillimit të karrierës në IAL-të e vendit.

Trajnim 4 ‘Aktivizmin publik dhe politik’, nga prof. Nevila Xhindi

SCiDEV vijon me seritë e trajnimeve për studentët pjesëmarrës në...

Pjesëmarrja në proceset vendimmarrëse: Arsimi i lartë

U zhvillua sot trajnimi i katërt i serive të programit për...

Përdorimi i mjeteve digjtiale për aktivizëm

U zhvillua sot trajnimi i tretë i serive të programit për ngritjen...

Youth Debate: A call to Integrity

The event was co-organized by SCiDEV and Liburnetik Organization,...

Trajnim 1 ‘Aktivizmin publik dhe politik’, nga prof. Nevila Xhindi

SCiDEV nis sot serinë e trajnimeve për studentët pjesëmarrës në...

“Nga fjala tek veprimi” – SCiDEV lançon edicioni i dytë i debatit universitar për integrimin

SCiDEV lançoi fillimin e edicionit të dytë të debatit universitar...

Event lançues: Edicioni II-të i DebateLab ‘Nga Fjala te Veprimi’

Integrimi europian është prioriteti më strategjik i shtetit...

Rikthehet debati universitar për integrimin: Edicioni 2 – Nga fjala tek veprimi’

Pas suksesit të fazës së parë të projektit “Laboratori i debatit...

Video përmbledhëse e projektit

Që prej nentorit 2019 Qendra 'Shkencë dhe Inovacion për...

Debati mbi Integrimin Europian në auditorin virtual të Universitetit Epoka

U zhvillua në datë 11 Qershor debati mbi Integrimin Europian në...

Project Final Event: Debating Europe

Center "Science and Innovation for Development" co-organised the...

Debati mbi Integrimin Europian në auditorin virtual të Universitetit New York të Tiranës

U zhvillua në datë 5 Qershor debati mbi Integrimin Europian në...

Online conference “Debating Europe”

Due to COVID19 pandemic, this conference is now organized online...

Debati mbi Integrimin Europian në auditorin virtual të Universitetit Luarasi

  U zhvillua në datë 3 Qershor debati mbi Integrimin Europian në...

Debati mbi Integrimin Europian në auditorin virtual të Universitetit Europian të Tiranës

U zhvillua në datë 2 Qershor debati mbi Integrimin Europian në...

“Disinformimi – një virus pa kurë në epokën e post-së vërtetës?”

Pandemia COVID-19 ka shkaktuar ndryshime rrënjësore të...

Trajnimi për formatin dhe tematikat e debatit

SCiDEV organizoi trajnimin e studentëve për formatin dhe tematikat...

Video Webinar : “Vlera e Inovacionit në kohë krize”

Për ata që nuk mundën të na bashkoheshin dot live, webinari është...

Vlera e inovacionit në kohë krize

  Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Krijimtarisë dhe...

Webinar: Qasja e BE-së ndaj pandemisë Covid19

Pandemia #COVID19 ka shkaktuar ndryshime rrënjësore të...

Ftesë për studentët e debatit universitar për integrimin

SCiDEV ka kënaqësinë të ftojë pjesëmarrësit e projektit tonë për...

Deklaratë e Qendrës Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim-SCiDEV mbi COVID-19

Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) po ndjek me...

Debati universtar për integrimin në Universitetin Marin Barleti: Impakti në demokraci

Debati Universitar për Integrimin u zhvillua në datë 28 shkurt...

Debati universitar për integrimi: Trajnimi i studentëve në Universitetin  Luarasi.

Projekti 'Laboratori i debatit mbi Integrimin Europian në...

Debati universitar për integrim: Trajnimi i studentëve në Universitetin EPOKA

Projekti 'Laboratori i debatit mbi Integrimin Europian në...

Debati universtar për integrimin në UMSH “Migrimi dhe Integrimi Europian”

Debati Universitar për Integrimin u zhvillua në datë 17 Dhjetor në...

OSFA

Ky projekt realizohet me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipëri. OSFA ka një
traditë të konsoliduar në zhvillimin e programit të debatit për të rinjtë në Shqipëri sidomos me
shkollat e mesme. Aktualisht organizata Liburnetik po zbaton projektin “Re-Debate 5.0 –
Rigjallërimi i kulturës së debatit” me fokus nxënësit e shkollave të mesme.
Për më shumë rreth OSFA: https://www.osfa.al/
Për më shumë rreth projektit me shkollat e mesme: https://www.liburnetik.org/redebate/