Endi Kalemaj – Student Debatues FDUT

Si fillim pa u realizuar një ligj në zbatim 2016 në lidhje me vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve hidhet një ide e re dhe çuditërisht pranohet dhe bihet dakort pa menduar për pasojat!

Problemin të cilin e nxori vetingu po mundohen ta ndryshojnë ta mbulojnë me hartën e re gjyqësore. A është gjëja e duhur? Çfarë do ndryshojë kjo Hartë? Pse nuk është e duhura?

Duke parë që momentalisht kemi ngarkesë në gjykata, me çfarë ide mund të ecet shkrirja e disa dhe bashkimi i disa gjykatave në një vend specifik. Teorikisht dhe praktikisht kemi të njëjtin problem pra ngarkesë në gjykata dhe mungesë të burimeve njerëzore në gjykata.

Po çfarë ndodh do të kemi një cënim të gjykimit te shpejtë dhe në kohë të çështjes dhe gjjithashtu rritja nga ana financiare e kostove për klientët, do sjellë edhe falimentimin e disa avokatëve ne ato vënde ku do mbyllen këto gjykata pra praktikisht po hyjnë në një krizë ku dhe vetë nuk do dinë si do dalin.Gabimi I cili po sjell këto pasoja ishte me vetingun dhe proçedurat e ndërmarra gjatë gjithë kësaj kohe por kjo është një temë e diskutuar. Me këtë ndarje gjykatash do kemi dhe një ulje interesi të vetë qytetarëve duke neglizhuar gjithçka. Ka proçedura dhe mjete të tjera të cilat mund të  ndiqeshin për plotësimin në kohë sa më të shpejtë gjykatat me magjistratë, duke filluar nga heqja e viteve te punes për aplikantët për magjistrat deri ne fazën ku të ndalej proçesi I vetingut për një periudh kohe të arsyeshme.

Nëse ne gjykatat e Apelit dosjet nuk po ezaurohen dot rritja e ngarkesës së punës tashmë Jo vetëm për ato 3-4 bashki të cilat një gjykatë Ka zotëruar më parë, por rritja e këtij kapaciteti një gjykatë për 6-7 bashki pra ku ishim aty do jemi.

Por vetëm me një ndryshim dosjet do flenë më shumë!