Në Edicionin e tretë të Debatit Universitar, pjesë e Programit Kombëtar për Debatin Rinor për Zhvillimin Social dhe Ekonomik, SCiDEV angazhoi një grup të rinjsh e të rejash debatues në Fushatën “Nga Fjala tek Veprimi”. Këtë vit, krahas mentorimit nga dy ekspertët e SCiDEV, të rinjtë u trajnuan edhe nga Faktoje.al dhe Citizen Channel për edukimin për median dhe përdorimin e medias për advokim si pjesë e projektit Youth RAP të IREX Albania. Të rinjtë u ndanë në katër grupe dhe punuan për 4 tema:  rinia dhe diaspora; trashëgimia industrial; digjitalizimi i shërbimeve; mbrojtja e të dhënave personale.

Ata përgatitën raporte analitike të shkurtra për problematikat e identifikuara dhe i shoqëruan me propozime konkrete si edhe më artikuj #blog në shqip dhe u lehtësuan për të realizuar takime me aktorë të ndryshëm me interes.

Mësoni më shumë për përvojën e tyre në këtë link.

Artikujt mund të gjenden në Rubrikën Blog.

Sfidat e transformimit digjital në Shqipëri: Mbyllja e sporteleve të shërbimit

E drejta e privatësisë në epokën digjitale

Rivitalizimi i Korridorit Hekurudhor Shkodër-Durrës-Vlorë si pjesë e harruar e trashëgimisë industriale “1 Day 3 Stops” (Shkodër-Durrës-Vlorë)

Kontributi i Rinisë dhe Diasporës në Mosrrjedhjen e Trurit

Ky projekt është i financuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.