Në vijim të përpjekjeve të vazhdueshme të SCiDEV, për fuqizimin dhe mbështetjn e nismave rinore, SCiDEV lançon Edicionin e tretë të Fushatës “Nga Fjala Tek Veprimi”. Fushata “Nga Fjala Tek Veprimi” është një program 3 mujor i cili synon të fuqizojë kapacitetet e 12 të rinjve të angazhuar në Edicionin e Laboratorit të Debatit Universitar në fushën e advokimit përmes evidencave. Studentët e përzgjedhur për t’u bërë pjesë e Fushatës “Nga Fjala Tek Veprimi” grupohen sipas disa drejtimeve tematike nën mentorimin e një mentori për të përgatitur një dokument politikash i cili u prezantohet institucioneve përgjegjëse dhe politikbërësve me qëllim advokimin në favor të ndryshimeve në dobi të të rinjve dhe zhvillimit të vendit.

Edicioni i tretë i Fushatës “Nga Fjala Tek Veprimi”, rikthen vëmendjen tek sfidat dhe perspektivat për zhvillimin e politikave të arsimit të lartë në vend, duke përcaktuar si drejtime të punës së të rinjve çështjet si më poshtë:

  1. Lidhja e arsimit të lartë me tregun e punës
  2. Përfshirja e studentëve në vendimmarrjen e arsimit të lartë.
  3. Digjitalizimi i arsimit
  4. Qarkullimi i “mendjes”, diaspora dhe rinia

Të gjithë të rinjtë e përfshirë në Edicionin IV të Debatit Universitar janë të ftuar të aplikojnë deri më 10 prill 2023, 23:59 duke plotësuar formularin online.

Fushata “Nga Fjala Tek Veprimi” zhvillohet me mbështetjen financiare të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.