SCiDEV ka kënaqësinë të ftojë pjesëmarrësit e projektit tonë për debatin universitar për integrimin europian të marrin pjesë në nismën tonë ‘Qëndro në shtëpi, qëndro aktiv!’.

#QëndronëShtëpi #QëndroAktiv synon të rrisë sensibilizimin midis të rinjve, studentëve dhe profesionistëve mbi situatën, por duke ndarë me ne momente të bukura nga distancimi social.  Në këto ditë sfiduese për njerëzimin, është e rëndësishme të ruajmë fokusin mbi interesat tona dhe në kushtet e izolimit.

Ndaj, ju ftojmë të ndani me ne në koment, story ose duke na taguar në postimet tuaja momente se si po e shfrytëzoni pozitivisht izolimin! Ju mund të kontribuoni përmes:

  1. shkrimit të një artikull për blogun tonë;
  2. fotove apo kartolinave tuaja nga shtëpia dhe mënyra si e përjetoni dhe përballoni distancimin shoqëror dhe vetë-izolimin;
  3. videove të krijuara në kushte të qendrimit në shtëpi qe flasin rreth mënyrës si po qëndroni aktiv
  4. Mos harroni të përdorni #QëndronëShtëpi #QëndroAktiv #QëndroiSigurt #SCiDEV!

 

Dërgojeni në info@scidevcenter.org dhe ne e publikojmë dhe ndajmë me komunitetin tonë online për të rritur ndërgjegjësimin për të qendruar aktiv dhe pozitiv për të përballuar situatën.