Faleminderit për ftesën për të marrë pjesë në këtë webinar që lidhet me gratë në STEM – karriera, sfidat dhe përfitimet.
Kam mbaruar FSHN, UT, dega Matematike dhe FE, USH, dega AB. Mgjs zgjedhja ime primare nuk ishte matematika, komisioni që merrej me administrimin e procesit, vendosi për të më dhënë të drejtën e studimit për matematike.
Nëse në atë kohë e mallkova komisionin për zgjedhjen, sot e falenderoj për zgjedhjen që bënë për mua.
Në atë kohë, në FSHN dominonin lektore burra, edhe në nivelin drejtues, të vetmet pedagoge gra ishin: Burbuqe Pepa dhe Pranvera Baholli, të cilat i kujtoj me shumë mirënjohje dhe respekt.
Kam pasur fatin që të edukohem nga profesorë shumë të nderuar, profesionistë të fushës, pasionantë lidhur me matematikën, serioze por njëkohësisht shume kërkues dhe me kujdes të madh ndaj detajeve.
Nuk toleronin mungesën e saktësisë, të shpjegimit të qartë të gjithë hapave në zgjidhjen e një problemi ose të shtjellimit të një teorie, thellësinë e analizës, përgjigjen e pyetjeve “Pse?” etj.
Mendoj se këto kërkesa më kanë pajisur me disa cilësi si qasja racionale, gjetja e zgjidhjeve, vullnetin, modestinë, të parit e problemit 360 gradë etj.
Gjate karrierës dhe jetës time, këto cilësi më kanë ndihmuar për të kaluar vështirësitë dhe pengesat dhe për mos u dorëzuar.
Me kalimin e viteve situata ka ndryshuar, është rritur numri i lektoreve gra mgjs në pozicione drejtuese vazhdojnë të dominojne burrat.
Në botë rreth 25% e matematikaneve jane gra por gratë përbëjnë më pak se 10% të pozicioneve të lidershipit në matematikë.
Në Shqipëri, sipas UN women, më shumë se 71% e studentëve të diplomuar në fushën e shkencave natyrore dhe matematikës janë vajza ndërsa lidhur me lidershipin në matematikë nuk kemi të dhëna.
Sipas INSTAT, të dhënat lidhur me raportin Burra/Gra në lidership, në universitetet publike, për vitin 2018-2019, janë sipas tabelës më poshtë:
Pozicioni |
Burra |
Gra |
Rektor |
90.90% |
9.10% |
Zv/Rektor |
63.60% |
36.40% |
Anëtarë Senati |
64.70% |
35.30% |
Dekanë |
71.70% |
28.30% |
Zv/Dekan |
54.50% |
45.50% |
Përgjegjës Departamenti |
51.30% |
48.70% |
Ndërsa, lidhur me raportin Burra/Gra sipas titujve dhe gradave në universitetet publike, për vitin 2018-2019, po sipas INSTAT, kemi të dhënat si më poshtë:
Titulli/Grada |
Burra |
Gra |
Profesorë |
59.30% |
40.70% |
Doktorë/PhD |
40.20% |
59.80% |
Docentë dhe Pedagogë pa tituj |
39.50% |
60.50% |
Prej gati 5 vitesh, jam drejtuese e departamentit të informatikës (që përfshin matematikën dhe statistikën), së fundmi në UMSH dhe konstatoj me kënaqësi se pjesa më e madhe e pedagogeve janë vajza që punojnë me përkushtim dhe pasion në fushën e shkencës.
Organizimi i aktiviteteve të tilla, promovimi i punës së grave dhe vajzave është një motivim dhe mbështjetje për shumë të reja që të ndjekin rrugën e shkencës qoftë matematikë, fizikë, inxhinieri apo diçka tjetër.
Nga eksperienca personale po edhe më gjërë, kam konstatuar se që individët të arrijnë rezultate maksimale, dy elemente janë thelbësore: besimi dhe mbeshtetja e tyre.
Këshilla ime për të rinjtë, në veçanti për vajzat, është që një botë konkurente, përballë sfidave dhe pengesave, gjithmonë të mendojnë se cili është hapi tjetër, pa u dorëzuar. Gjithashtu, mos të bien në kurthin e rutinës dhe përditshmërisë por të gjejnë kohë për realizimin individual.
Inkurajoj fort vajzat që e kanë pasion matematikën, të vijojnë ta studiojnë atë edhe pse mund t’i duket rruga e vështirë, në long term do kenë përfitime si në aspektin profesional ashtu edhe në formimin individual.Përveç kësaj, shoqërisë sonë i duhen mësuese shumë të mira të matematikës që të vijojnë punën për edukimin e brezave të ardhshëm.
Gjithashtu, për vajzat të cilat kanë zgjedhur të studiojnë në fusha që kërkon një përgatitje të mirë matematike si: data science, matematikë financiare, inxhinieri, quantitative finance, t’i kushtohen matematikës sepse do ti ndihmojë që të jenë profesioniste shumë të mira.
Gjej rastin që të bëj një apel për gjithë organet përgjegjëse, MASR, shoqata të ndryshme, në drejtim të ndjekjes së politikave stimuluese të grave në shkencë, sidomos në disa degë të reja por me shumë perspektive si Inteligjenca Artificiale, IoT, Machine Learning, Robotika etj.
Tregu i punës po ndryshon me shumë shpejtësi dhe teknologjitë e avancuara dixhitale janë domosdoshmëri për të përballuar sfidat e të ardhmes.Punët që nuk ekzistojnë sot do të jenë të zakonshme brenda 20 viteve të ardhshme.
Faleminderit!