SCiDEV organizoi më 2 prill finalen e programit të debatit në kuadër të projektit, “Laboratori i debatit mbi integrimin europian në auditorët universitarë-Nga fjala tek veprimi”, mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe zbatuar nga SCiDEV. Përgjatë tre-mujorit të parë të 2021 janë organizuar përballjet kualifikuese brenda universiteteve, ndër-universitare si dhe gjysmëfinalja. Bazuar në një sistem të kombinuar pikëzimi dhe në shorte dy finalistët e projektit ishin:Universiteti Marin Barleti dhe Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Dy liderët ishin përkatësisht: Grejsa Dushku dhe Gentjan Gegaj.

Përballja u vlerësua nga anëtarët e nderuar të juries: Znj. Marjola Qesaraku, Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana; Z. Elvin Gjevori, LëvizAlbania; Z. Adajan Fani, ekspert i SCiDEV. Në fillim të eventit, Z. Klodjan Seferaj, OSFA, nënvizoi rëndësisnë e programit të debatit në universit si edhe gjimnaz për të fuqizuar të rinjtë si qytetar aktiv dhe pjesëmarrës në jetën publike si edhe rolin e OSFA në këtë drejtim. Ai vlerësoi punën e SCiDEV në përshtatjen e programit të debatit në kushtet e pandemisë COVID-19 dhe angazhimin e studentëve nga 12 universitete partnere.

Skuadrat u përballën për Tema 1: Angazhimi i të rinjve në politikë ofron një potencial unik transformues për të reformuar politikën dhe për të parandaluar korrupsionin duke mbështetur integritetin publik. Skuadra e drejtuar nga Gresja Dushku, UB, mbajti pozicionin pro mocionit dhe skuadra e drejtuar nga Gentjan Gegaj, FEUT, mbajti pozicionin kundër mocionit. Ndërkohë në përballjen mes liderëve, u diskutua Tema 2: Inteligjenca artificiale do të shkatërrojë marrëdhëniet njerëzore, shoqërore dhe ekonomike në BE ku Gentjan Gegaj, FEUT kishte pozicionin Pro dhe Gresja Dushku, UB – Kundër. Studentët debatuat më së mirë, duke i qendruar etikës dhe komunikimit, duke paraqitur argumente dhe evidenca si edhe duke treguar tolerancë për mendimin ndryshe.

Anëtarët e jurisë vlerësuar përgatitjen dhe performancën e studentëve si edhe rolin e debatit në përgatitjen e tyre akademike e profesionale. Ata sugjeruan që studentët të fokusohen më shumë të dëgjojnë njëri tjetrin dhe të kundërpërgjigjen si edhe të thellohen në argumentat që paraqesin. Në përfundim, të dyja skuadrat bënë një paraqitje shumë të mirë, por skuadra e Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës u shpall fituese duke pasur disa elementë në favor si strukturimi i argumentave, roli i liderit, konsolidimi i skuadrës, evidencat e përditësuara, raportet e cilësuara dhe kundërpërgjigja ndaj skuadrës tjetër.

Gjatë eventit, studentët Zalika Gjomemetaj, Universiteti i Vlorës dhe Marlin Muça, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ndanë me pjesëmarrësit përvojën e tyre me debatin dhe angazhimin në fushatën “Nga fjala tek veprimi” në kuadër të këtij edicioni të debatit. Ata vlerësuar debatin si një instrument për zhvillimin e aftësive të tyre si dhe për tu angazhuar publikisht.

Video e plotë e debatit final.

Video celebruese e fituesve.

Lidhja Live Facebook SCiDEV.