Adela Danaj, PhD —

Krahas pritshmërive të mëdha, të krijuara në më shumë se një dekadë me parë, në mesin e politikë-bërësve dhe studiuesve të Ballkanit Perëndimor, besohej se BP do të përsëriste historinë e suksesit Evropian duke u përfshirë në BE falë poitikave zgjeruese të kësaj të fundit. Megjithatë, sot literatura kontemporane mbi Evropianizimin e Ballkanit Perëndimor, sygjeron se Evropianizimi i BP është i cekët si rezultat i sfondit historik, gjeografik, politik dhe ekonomik të rajonit përkundrejt sfondit dhe qasjeve të strategjive të BE-së, të cilat shpesh janë të paqarta.  Vendi që duket se është në kundërshtim me këtë qasje pesimiste dhe tenton të bëjë përparim drejt evropianizmit, duke nxitur bisedime të here pas herëshme, është Shqipëria. Ky shkrim shtron pyetjen: Çfarë duhet të llogarisim kur diskutojmë evropianizimin e Shqipërisë? Kjo pyetje lind nga: (i) ngjarjet e fundit ku Shqipëria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut pranohen si vende për të hapur negociatat; (ii) nevoja për ta vendosur Shqipërinë në një kontekst më të gjerë brenda Ballkanit Perëndimor. Kjo do të thotë që, krahas entuziasmit për hapjen e negociatave, duket se duhen hulumtime të thelluara që shqyrtojnë disa faktorë.

 

(I) Faktorët e brendshëm. Duket se në këtë moment duhen analizuar motivimet, mirëkuptimet dhe kufizimet e njerëzve që janë duke punuar ngushtë në bisedimet e pranimit dhe procesin e integrimit evropian. Pra, ndoshta nuk është momenti për të diskutuar efektivitetin e strategjive të përdorura nga BE për të lehtësuar përhapjen e normave të BE-së dhe miratimin e rregullave, por duke synuar që procesi i Evropianizimit të Shqipërisë të përfundojë me sukses, duhen marrë në kosideratë faktorët e lartë-përmendur. Kjo sepse, duket se rregulli i ‘politikave të përshtatura’ sipas modelit evropian, po ecën shpejt (për sa kohë negociatat u hapën), por nga krahu tjetër, kjo qasje influencon kapacitetet njerëzore dhe administrative në inkurajimin e ndryshimeve të brendshme strukturore edhe institucionale. Nëse ky është një proces i lehtë për nënpunësit e përfshirë në proces, atëherë duhet të jemi të informuar dhe mbi të gjitha të sigurtë, në lidhje me zbatimin real të reformave dhe rregullave të miratuara.

 

(II) Prania e idesë evropiane duke se ka luajtuar një rol thelbësor në procesin e hapjes së negociatave të BE-së me Shqipërinë. Ideja Evropiane si brenda elitave të brendshme politike ashtu edhe në shoqërinë e gjerë ka ndihmuar procesin në fjalë. Megjithatë, theksi duhet të vihet në faktorët e mëposhtëm vendas që inkurajojnë procesin e evropianizimit, përfshirë: praninë e idesë evropiane për sa i përket konsensusit të gjerë politik dhe konsensusit shoqëror mbi procesin e integrimeve evropiane, legjitimitetin e të gjithë procesit të integrimit në BE dhe legjitimitetin e rregullave, normave dhe standardeve të BE-së nga të gjithë aktorët vendas politik e shoqëror.

 

(III) Po me kaq vëmendje dhe interes duhet të kryhen vëzhgime mbi stabilitetin politik në vend, ku duket se kemi një mungesë të lojtarëve me të drejtë veto, që gjithashtu luan rol thelbësorë në rritjen e besueshmërisë mbi prespektivat e anëtarësimit të vendit. Përse duhet kjo? Heather Grabbe (2003) argumenton se gjithmonë ekziston një nivel pasigurie në vendet kandidate në lidhje me pyetjen se kë tjetër duhet të kënaqë politika vendase për të shmangur ngërçet në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Kjo sepse, varet nga lojtarë të ndryshëm me të drejtë veto, si shtetet anëtare të BE-së, Komisioni Evropian ose Këshilli Evropian që do të thotë se ‘ekziston edhe një pasiguri afatgjatë se kush mund të shfaqet si lojtar i vetos mbi një tjetër’ dhe ndoshta kjo është një çështje që duhet marrë në konsideratë që në këtë moment në mënyrë që të mos dalë si e papritur gjatë procesit’[i].

 

(IV) Një tjetër objektiv i këtij shkrimi është nevoja për të treguar se për vendet e Ballkanit Perëndimor duhet shkuar përtej qasjes ‘një-madhësi i përshtatet të gjithave’. Duhet një kontekstualizim i thellë i secilit vend të Ballkanit Perëndimor si për kandidatët ashtu edhe për kandidatët e mundshëm, duke parë faktorët aktualë vendas që luajnë rol kyç në inkurajimin ose jo, të gjithë procesit të integrimit në BE. Në këtë drejtim, besueshmëria mbi procesin e anëtarësimit dhe numri i lojtarëve të vetos, marrin edhe një herë vlerë. Sigurisht, nuk është qëllim i këtij shkrimi të gjenerojë përfundime krahasuese midis Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Ballkanit Perëndimor, por synon të nxisë debat nën këtë prespektivë. Për shembull, evropianizimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut[1] nuk mund të shihet në të njëjtën dritë me evropianizimin e Shqipërisë pasi vendi ka mosmarrëveshje bilaterale me Greqinë që krahas hapjes së negociatave, është e dukshme që do të krijojë ngërçe ne integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, megjithëse dhe aty është e pranuar gjersisht Ideja Evropiane në mesin e elitave politike dhe shoqërisë brenda vendit.

 

Duke ndjekur këtë linjë, mund të konkludohet se për të patur histori suksesi për evropianizim e Ballkanit Perëndimor, zgjidhja më e dukshme qëndron në rritjen e besimit të gjithë procesit të zgjerimit, i cili njëkohësisht paraqet një faktor stabilizues brenda Ballkanit Perëndimor.

 

Megjithatë, nuk ka asnjë dyshim se hapja e bisedimeve si për Shqipërinë ashtu dhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut, e lehtëson procesin e evropianizimit, pasi BE paraqet garanci për vendet që afron, duke siguruar se këto vende janë të gati të punojnë më tej në përputhje me qasjet dhe prespektivat evropiane në sektorë si: ligji, ekonomia, qeverisja dhe reforma e administratës publike. Për më tepër, hapja e bisedimeve të pranimit dhe zgjidhja e çdo pengese në rrugën drejt Integrimit Evropian do të forcojë bashkëpunimin rajonal, si dhe do të lehtësojë procesin e përgjithshëm të evropianizimit dhe zgjerimit të BE gjë që është e dobishme si për BE-në ashtu dhe për Ballkanin Perëndimor, si rrugë e sigurtë që shkon drejt propseritetit, paqes dhe stabilitetit.

[1] Republic of Macedonia is a candidate country for the EU since 2005, and despite the several recommendations of the European Commission to open accession talks, the European Council still haven’t decided to open accession talks because of the bilateral name dispute ëith Greece.

[i] Heather Grabbe, “Europeanization goes East: Poëer and uncertainty in the EU accession process”, in The Politics of Europeanization, ed. Kevin Featherstone and Claudio M. Radaell, (Oxford: Oxford University Press, 2003), 322.