Integrimi europian është prioriteti më strategjik i shtetit Shqiptar dhe rrjedhimisht prek thuajse të gjitha fushat, përfshirë këtu edhe atë të arsimit dhe të të rinjve. Me hapjen e negociatave në pranverën e 2020, Shqipërisë i dalin përpara edhe më shumë sfida. Ndër të tjera, përballimi me sukses i tyre varet edhe nga përgatitja e të rinjve si qytetarë aktiv, të angazhuar, me mendim kritik, aftësi analizuese, tolerantë dhe etikë në komunikim.
Prej tetorit 2019 e deri në qershor 2020, me mbështetjen e Fondacionit Shoqeria e Hapur per Shqiperine, Qendra ‘Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim’ (#SCiDEV) zbatoi me sukses projektin ‘Laboratori i debatit mbi integrimin europian në auditorët universitarë’ në Tiranë dhe Durrës. Përmes këtij projekti u bë e mundur përforcimi i njohurive dhe zhvillimi i analizën kritike të komunitetit të studentëve e kërkuesve të rinj lidhur me Integrimin Europian dhe ndikimin shumëdimensional të tij në Shqipëri.
Bazuar në këtë përvojë dhe në interesin e ngjallur nga universitetet, pedagogët dhe studentët, SCiDEV sjell edicionin e dytë të kampionatit. Duke pasur parasysh kontekstin e ri ku veprojmë me hapjen e negociatave, me krizën shumë dimensionale social-ekonomike të shkaktuar nga COVID19 si edhe me nevojën për një rini të angazhuar dhe të motivuar, edicioni i dytë ka si risi fushatat e aktivizmit rinor, të konceptuara dhe realizuara nga vet studentët, në përfitim të komunitetit, nën sloganin ‘Nga Fjala tek Veprimi’.