Nga Erida Curraj —

Oficer Programi

Zyra Kombëtare Erasmus+

 

 

Të flasësh për ERASMUS dhe impaktin e tij në integrimin europian nuk mundesh pa njohur dinamikën e zhvillimit të saj historik.

Shumë prej studimeve mbi programin Erasmus (nga Corrad 201, Sauzet, Sigalas 2009 etj) dhe Komisioni Evropian theksojnë se Programi ERASMUS është një shembull i suksesshëm i Integrimit Europian dhe një simbol i ndërtimit të identitetit evropian. Programi ERASMUS është njëkohësisht një mjet politik dhe një proces shoqëror ku në këtë artikull do te jetë fokusi tek narratimi me këndvështrimin historik, lindja e programit dhe të rejat që na presin në programin e ri që fillon në 1 Janar 2021.

Studentët e mëparshëm dhe të ardhshëm të ERASMUS-it adoptojnë më shumë identitet politik evropian dhe ndjenjën e komunitetit sesa studentët jo-ERASMUS në kundërshtim me studimet e mëparshme kërkimore (Sigalas 2006, 2009; Van Mol 2009b). Programi gjithashtu ka një ndikim në shoqërinë, e cila ndërvepron me studentët ERASMUS (si vendi pritës gjatë Shkëmbimi ERASMUS dhe vendi i lindjes kur studentët lëvizës përmbushin programi). Prandaj, qëllimi i rradhës duhet të jetë që programi i ardhshëm të jëtë më i arritshëm dhe më tërheqëse për një audiencë të gjerë” (Figel në Oborune, 2009).

 

Sot, në  2020 në Shqipëri programi Erasmus+ nuk është më risi, të rinjtë dhe studentët shqiptarë, sipas të dhënave të agjencisë EACEA në Bruksel vetëm gjatë periudhës 2015-2019 kanë lëvizur drejt vendeve të Europës 5552 studentë dhe staf shqiptar dhe për të njëjtën periudhë kanë mbërritur në Shqipëri 3281 të ardhur, staf dhe studentë. Por kjo nuk ka ndodhur brenda një dite por ka qenë një punë shumë angazhuese jo vetëm e agjencisë EACEA dhe e Komisionit Europian por edhe e të gjitha institucioneve të arsimit të lart në vendet partnere dhe ato te programit si edhe Agjencitë Kombëtare Erasmus+ në vendet e programit.

Në qoftë se do të krahasojmë të dhënat për katër vite janë pothuajse 4 fishuar numrat e lëvizshmërisë nga Europa në Shqipëri dhe e kundërta (factsheet 2019, Komisioni Europian):

                                               TOTAL    2019    2018     2017      2016      2015

Student dhe staf shqiptare       5 552       2 118    1 225     838        817       554

Student dhe staf te huaj            3 281       1 329     728      509        376       339

 

Programi Erasmus+ nuk ka qenë kaq i pasur në llojet e programeve sa është sot (Ndërtim Kapacitetesh AL, Jean Monnet, Joint Master Mundus, Lëvizshmëria ndërkombëtare e krediteve) dhe harta e partnereve ka qenë shume më e tkurrur se sa sot. Dinamika të shumta janë zhvilluar nëpër vite dhe shumë shtete janë anëtarësuar nga programi në program.

Lindja e një rrugëtimi të frytshëm

 

Komisioni Evropian kishte mbështetur shkëmbimet pilot të studentëve për gjashtë vjet para se të vinte në jetë ERASMUS. Programin origjinal ERASMUS, u propozuar nga Komisioni Europian në fillim të vitit 1986, por reagimi i Shteteve Anëtare të BE-së nuk ishte i njëjtë: disa ishin të favorizuar e disa të tjera në armiqësi me njëra-tjetrën.

Megjithatë shkëmbimet e para studentore që u quajtën “shkëmbimet pilot të studentëve” u zhvilluan në 1981–1986 edhe pse programi u miratua zyrtarisht vetëm pak para fillimit të vitit akademik 1987–1988. Gjatë fazës të parë të pilotimit studentët e universiteteve të vendeve anëtare u lejuan të studionin në një universitet në një vend tjetër evropian, kontributi financiar ishte për të mbështetur lëvizjen e tyre dhe me njohjen ligjore të provimeve dhe kualifikimeve.

 

Që në vitin e parë të krijimit të programit ERASMUS, 3244 studentë nga 11 vende europiane u bëne fitues të programit “Shkëmbim Studentor”. (Komisioni EU)

Në 1989 ishte programi Tempus që mori stafetën (TEMPUS I, II, III, IV), vendet pjesëmarrëse u rritën nga 17 që ishin deri në programin e mëparshëm, në 56 shtete, u shtuan vendet e Evropës Lindore, Azisë Qëndrore, Ballkanit Perëndimor dhe rajonit të Mesdheut.

Sipas Raportit final (1994-2000) nga Komisioni EU,  programi Tempus ka evoluar ndjeshëm (nga I – II) duke shoqëruar ndryshimet në kontekstin politik dhe duke kontribuar në procesin e anëtarësimit të vendeve të Europës Qëndrore (CEEC) në Bashkimin Evropiane akumuluar nga palët e interesuara të programit, gjithashtu ofroi tregues të rëndësishëm për zona të tjera gjeopolitike (shih si me lart).

Një karakteristikë kryesore e programit që nga fillimi ishte qasja e tij “nga poshtë-lart” brenda universiteteve. Programi fillimisht lejoi ekipet e punës që operojnë në nivelin e Fakultetit ose Departamentit të paraqesin propozime të projektit pa drejtim nga lart, duke gjeneruar një motivim të lartë për t’u angazhuar, një motivim i cili u përputh me një dëshirë të ngjashme nga ana e partnerëve perëndimorë për të kontribuar në procesin e reformës. Filloi një proces dinamik që në fillim ishte shumë pozitiv për sa i përket ngritjes dhe njohjes të nevojave fillestare të palëve përfshirëse. Megjithatë, më vonë, u bë e nevojshme të futet në program një shkallë më e madhe e planifikimit në nivelin institucional.

Nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që morën pjesë në programin Tempus, Shqipëria ka qenë e përfshirë më gjatë. Që nga viti 1992, programi Tempus hapi dyert për komunitetin akademik Evropian dhe u dha lektorëve shqiptarë një nga mundësitë e para për t’u lidhur me homologët e tyre në rajon dhe në Evropë.

 

Rritja e Bashkëpunimit ndërmjet Shteteve (anëtare)

Programi “Trans-European Mobility Programme for University Studies” (TEMPUS), program i Bashkimit Evropian, u krijuar për të ndihmuar procesin e zhvillimit dhe reformave shoqërore dhe ekonomike në vendet partnere. Por një kontribut i madhë është bërë në promovimin e konvergjencave të sistemeve të arsimit të lartë në vendet partnere, me zhvillimet e BE-së në fushën e arsimit të lartë të tilla si Lisbona dhe Procesi i Bolonjës.

Përveç bashkëpunimit institucional, TEMPUS gjithashtu promovoi bashkëpunimin e individëve institucioneve dhe organizatave me njëri-tjetrin. Programi përqëndrohet në zhvillimin e sistemeve të arsimit të lartë në këto vende përmes bashkëpunimit me institucionet nga Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian. Kjo skemë ishte e para miratuar ne TEMPUS I, në 7 maj, 1990 nga Këshilli i Ministrave I Bashkimi Evropian për t’iu përgjigjur nevojave të modernizimit të arsimit të lartë sektori në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Në programin TEMPUS IV, kushti në aplikime me synimin të rritej bashkëveprimi midis vendeva të Programit dhe Vendeve Partnere. Ka një qëllim të dukshëm në Evropë për të përmirësuar bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar ndërmjet Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL), duke filluar nga programi TEMPUS. Sipas Abreu (2007), sistemi evropian i arsimit të lartë promovon bashkëpunimin midis IAL dhe rrit kërkimin, inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, në një nivel kombëtar, si dhe një niveli ndërkombëtar. Sidoqoftë, një nga kontradiktat e këtij bashkëpunimi është përcaktimi i përparësive të përbashkëta evropiane dhe në të njëjtën kohë, ruajtja e kulturës kombëtare, autonomia e gjuhës, sistemeve arsimore dhe IAL-ve. Për shembull, bashkëpunimi midis partnerëve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe partnerëve perëndimorë (Kehm 1997).

 

Që nga 1 janari 2014, aktivitetet e ngjashme me Tempus, përkatësisht aktivitetet me bazë ‘ndërtimit të kapaciteteve’ u bënë pjesë e programit Erasmus+. Këto aktivitete përfshinë vendet ekzistuese të Tempus, përveç vendeve nga Amerika Latine, Azia dhe Afrika, Karaibet dhe Paqësori.

Erasmus+ është Programi i BE-së gjatë periudhës 2014-2020, në fushat e arsimit, trajnimit, rinisë dhe sportit. BE citon se nëpërmjet këtij programi mund të japi një kontribut të madh për të ndihmuar në trajtimin e ndryshimeve socio-ekonomike, sfidat kryesore me të cilat Evropa do të përballet deri në fund të dekadës dhe do të mbështesi zbatimin e axhendës së politikës evropiane për rritjen e vendeve të punës, barazi dhe përfshirje sociale.

Sipas agjencisë EACEA brezi Erasmus + sjell në mënyrë aktive ndryshimin që dëshiron të shohë në Evropë. 81% e studentëve të Arsimi të Lartë votuan në zgjedhjet e Parlamentit Evropian 2014. Për më tepër, 83% e ish-studentëve të Erasmus + pretendojnë të zhvillojnë një perspektivë evropiane gjatë kohës së tyre jashtë vendit. Siç thotë Dr. Pablo Biderbost, Partner Themelues dhe Koordinator i Përgjithshëm i Projektit “Bringing Europe Closer”: ‘Erasmus + ndihmon gjithashtu në krijimin e aftësive institucionale që mundësojnë ndarjen e vlerave evropiane si solidariteti, fjala e lirë dhe barazia’.

Komisioni Europian publikoi në rapotin vjetor 2017, se në vitin 2006, morën pjesë mbi 150,000 studentë, ose pothuajse 1% e popullatës studentore Evropiane. Përqindja është më e lartë në mes stafit akademik, ku lëvizja e tyre në Erasmus+ është 1.9% e popullsisë së mësuesve në Evropë, ose 20,877 individë.

 

 

Transformi nëpërmjet përfshirjes

 

Në janar 2018, Komisioni Evropian publikoi raportin vlerësues për gjysmën e parë të programit Erasmus+, ku informoi propozimin e Komisionit EU për gjeneratën e ardhshme të programit Erasmus 2021-2027. Vlerësimi zbuloi se programi është identifikuar si një nga tre rezultatet më pozitive të BE-së dhe një vlerë e shtuar e saj.

Qëllimi i programit të ri është që të rritet masivisht numri i përfituesve dhe pjesëmarrësit e programit, duke sjellë një shkallë të gjerë transformimi; të ketë një shtrirje gjithëpërfshirje që nxit lëvizjen dhe bashkëpunimin, në Evropë dhe me pjesën tjetër të botës; mbështesin fushat e studimit të inovacionit dhe perspektivës; dhe promovojnë Identiteti Evropian.

Programi Erasmus 2021-2027 synon që gjithëpërfshirjen ta arrijë me procese më të thjeshta aplikimi, si dhe lëvizshmëri dhe bashkëpunim të zgjeruar ndërkombëtar. Programi i përmirësuar do të investojë në fusha inovative të studimit të tilla si energjia e rinovueshme,  mjedisi, inxhinieri mjedisore dhe inteligjenca artificiale. Ndërsa pandemia na mësoi rëndësinë dhe domosdoshmërinë e teknologjisë në jetën tonë moderne, një shumë e konsiderueshme fondevsh do të alokohen për sektorin dixhital pasi përvojat e fundit na kanë treguar mundësitë e ofruara nga të mësuarit dhe bashkëpunimi virtual.

Lëvizshmëria do të mbetet thelbësore për programin Erasmus + dhe programi i ri do të rrisë lëvizjen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar duke shtrirë dimensionin ndërkombëtar në sektorë të rinj, siç është arsimi profesional dhe trajnimi

 

Në Samitin Social Evropian në Gothenburg, Komisioni EU përcaktoi një vizion për Zonën Evropiane të Arsimit deri në vitin 2025: ‘një Evropë në të cilën mësimi, studimi dhe kërkimi nuk do të pengohen nga kufijtë. Një kontinent, ku të studiuarit, mësuarit, ose të punuarit në një shtet tjetër europian – është standardi dhe ku, përveç gjuhës amtare të flasësh dy gjuhë të tjera  janë tashmë më normalia.  Një kontinent në të cilin njerëzit kanë një ndjenjë të fortë të identitetit të tyre si evropianë, të trashëgimisë kulturore të Evropës dhe larmisë së saj. ‘