Anila PAPARISTO, Biologe, Zv.Rektore e Universitetit të Tiranës dhe Anëtare e Rrjetit të Grave Shqiptare në STEM

*Ky artikull blogu publikohet në kuadër të projektit: STEMspresso lokal – Promovimi i grave në STEM nga të rinjtë për të rinjtë”, qëllimi i të cilit është të kontribuojë në rritjen e vizibilitetit të grave dhe vajzave shqiptare në STEM dhe të ndërtojë një kulturë edukimi STEM mes te rinjve në Shqipëri.Ky projekt zbatohet nga Scidev me mbështetjen e UNDP Albania , në bashkëpunim më Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si pjesë e Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri”, financuar nga Qeveria e Suedisë.*

Miliona e kishin parë rënien e mollës, por vetëm Njutoni pyeti pse!

Si pjesë integrale e një shoqërie komplekse çdo njëri prej nesh duhet të marrë cdo ditë vendime që ndikojnë në jetën tonë të përditshme! Shumë nga këto vendime lidhen drejtpërdrejt me sistemin arsimor, Ku do mësojmë? Për cfarë do mësojmë? A mund të kemi një shkollë që na mëson për të qenë të suksesshëm nesër? Në ditët tona sistemi arsimor duket se po ndryshon vazhdimisht duke ndjekur zhvillimet teknologjike dhe duke ofruar mundësi të reja për zhvillimin e mësimit dhe të mësuarit, që shpesh janë të vështira për t’u kapur e përdorur nga të gjithë.

Këto ndryshime na kanë drejtuar drejt nevojës për të krijuar një shkollë ku nxënësit kanë nevojë të zgjedhin e vendosin përtej kurrikulave klasike ku lëndët ndahen mprehtë nga njëra-tjetra. Shpesh nxënësit sot duhet të kombinojnë lëndë të ndryshme akademike në procesin e tyre mësimor, pasi vetëm kështu ata mund të prodhojnë njohuri të qëndrueshme dhe ndërtojnë aftësi të nevojshme, të cilat rrisin shancet e tyre të suksesit nesër në tregun e punës.

Por a jemi plotësisht të përgatitur për këto ndryshime?

A u jep shkolla jonë nxënësve mjetet, njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për t’u përballur sukseshëm me një treg pune që rend drejt një të nesërme shumë më të ndryshme nga e sotmja! Me një treg pune që riformatohet vazhdueshëm duke u liruar nga shumë profesione të vjetra me të cilat kemi bashkëjetuar prej kohësh!

A është edukimi që u japim brezave të rinj i përshtatshmë e në përputhje me ndryshimet dixhitale dhe ato ekonomike me të cilat përballet shoqëria sot? Në një vështrim të shkurtër mbi realitetin duket se JO! Dhe jo vetëm kaq, por duket se edhe profesionet që kanë të bëjnë me Shkencën, Matematikën, Inxhienierinë dhe Teknologjinë nuk duket se tërheqin shumë të rinj e kjo ndoshta për shkak të mungesës së të kuptuarit të mundësive që ofron kjo fushë, megjithëse perspektivat e karrierës dhe zhvillimi i këtij tregu pune po lulëzojnë vazhdimisht.

Shumica e të rinjve sot luftojnë për të kuptuar rëndësinë e shkencës, sepse ata gjatë mësimit të shkencës duket se nuk shohin dot lidhjen midis asaj që mësojnë në klasë dhe ngjarjeve të botës reale.

Gjithashtu shumica e të rinjve kanë një perceptim që lëndët shkencore janë ose shumë të vështira ose shumë të mërzitshme.

Në këto kushte lind natyrshëm pyejtja:

A është edukimi STEM zgjidhja?

STEM është një akronim për Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë.

Edukimi STEM i lidh këto disiplina në një sistem koheziv. Kështu, përgatit profesionistë, të cilët mund ta transformojnë shoqërinë me inovacione dhe zgjidhje të qëndrueshme.

Edukimi STEM është shumë i rëndësishëm për shoqërinë njerzore! Thelbi i tij është krijimi i zgjidhësve të problemeve, të cilët njohin dhe i kuptojnë shkaqet e egzistencës së problemeve dhe dinë të diferencojnë prej tyre pasojat duke e drejtuar shoqërinë njërzore drejt zgjidhjeve dhe vendimeve efektive.

Edukimi STEM shkon përtej lëndëve shkollore. Ai jep një grup aftësish që rregullojnë mënyrën se si mendojmë dhe sillemi.

Edukimi STEM synon të aftësojë nxënësit për sfidat me të cilat përballet shoqëria në ndryshim.

Edukimi STEAM zhvillon kreativitetin, bashkëpunimin, rrit angazhimin dhe motivimin si dhe personalizon përvojën e të mësuarit.

Edukimi STEM zhvillon mendimin kritik, zgjeron njohuritë shkencore dhe mundëson gjeneratën e ardhshme të novatorëve.

Edukimi STEM nxit inovacionin dhe kuriozitetin.

Edukimi STEM ndihmon në mësimin e aftësive të rëndësishme të jetës, veçanërisht buxhetimin dhe trajtimin e parave.

Edukimi STEM u jep njerëzve aftësi që i bëjnë ata më të punësueshëm dhe të gatshëm për të përmbushur kërkesat aktuale të tregut të punës.

Edukimi STEM inkurajon nënësit të bëjnë pyetje, të bëjnë supozime dhe të zhvillojnë aftësi që mund të përdoren gjatë gjithë jetës, ai u përgjigjet pyetjeve më të shpeshta të shoqërisë njerzore si ato që kanë të bëjnë me ngrohjen globale për të cilat sot 70% e të rinjve nga 18-34 vjeç janë të shqetësuar. Ai mund t’i mësojë ata se si të gjejnë zgjidhjet e nevojshme për një zhvillim të qëndrueshëm.

Edukimi STEM angazhon të rinjtë të eksperimentojnë me botën dhe elementët e saj.

Çdo degë e edukimit STEM thekson zhvillimin e aftësive specifike.

Mësimi i shkencës na ndihmon të kuptojnë më mirë mjedisin në të cilin jetojnë dhe na lejon të zhvillojmë aftësitë e të menduarit kritik.

Mësimi i aftësive të reja teknologjike na ndihmon të veprojmë në një botë që zhvillohet me ritme të shpejta dhe na zhvillon një kuptim të thellë të zhvillimit teknologjik.

Inxhinieria dhe matematika, na orientojnë drejt zgjidhjeve dhe na mësojnë se si të analizojmë situatat në mënyrë që të eliminojnë gabimet dhe të zgjidhin problemet në mënyrë më efikase.

Duke inkurajuar të mësuarit STEM, ushqehet kurioziteti, inovacioni dhe kreativiteti!

Të dhëna të tjera për edukimin në Stem përgatitur nga autorja ju mund ti lexoni Këtu.