Duke jetuar në këtë shoqëri moderne, ne pranojmë domosdoshmërinë për të dorëzuar informacione me detaje intime për veten tek autoritetet përkatëse dhe supozojmë se ata do ta mbajnë këtë informacion të sigurt – vetëm për t’u përdorur në rastet më të rënda me justifikime ligjore. Kjo do të thotë mundësim shtegëtimi të informacionit tonë personal, duke rritur mundësinë e përdorimit të të dhënave tona për qëllime të paligjshme.

Shpesh, pa pëlqimin tonë, pajisjet e zbulimit gjurmojnë lëvizjet tona, preferencat tona dhe çdo informacion që ata janë në gjendje të nxjerrin nga ekzistenca jonë dixhitale. Këto të dhëna mund të përdoren për të na manipuluar, dhe ndoshta edhe për të na grabitur ose përfshirë në cështje ligjore. Pra ndjehemi të përndjekur nga algoritme që profilizojnë të gjithë ne dhe ky është realiteti i sotëm, ku ne jetojmë – në një shoqëri të drejtuar nga të dhënat digjitale.

Punimi është një analizë e shkurtër mbi shkeljet e privatësisë ashtu edhe për të sensibilizuar shoqërinë për të mbrojtur privatësinë në mjediset online. Ka mjaft që ilustrojnë praninë e rëndë të shkeljes së të drejtave të privatësisë. Në këtë problem, kërkime dhe hulumtime të mëtejshme janë të nevojshme për të identifikuar kategorikisht vlerat universale të të drejtave dixhitale dhe për të promovuar politika që pengojnë apo dënojnë autorët e shkeljeve të privatësisë. Duke qenë përdorues të platformave dixhitale, duke patur akses të hapur në mjedise digjitale, qëllimi ynë është që të promovojnë transparencën midis individëve dhe organizatave që mbledhin të dhënat e përdoruesve duke kontribuar në që të gjithë të mbrojnë identitetin e tyre. Ne duhet të njohim shkeljet e të drejtave të njeriut që po ndodhin në mjediset dixhitale dhe përfshihemi në hapa të mëtejshëm si komunitet për të garantuar të drejtën e privatësisë.

Megjithë tendencat negative në epokën dixhitale, e drejta për privatësi është ende e mbrojtur si një ideal nga shumica prej nesh. Bashkëpunimi shumëkombësh për të mbrojtur të drejtat dixhitale është në rritje. Bashkimi Evropian ka miratuar së fundmi Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR), e cila ka hyrë në fuqi në 2018. Rregullorja kërkon që individët të mbajnë kontrollin e të dhënave të tyre, që ata të mund të shohin informacionin rreth tyre që po mblidhet dhe të kërkojnë heqjen e këtij informacion nga platformat e internetit. Rezoluta aktuale e OKB-së mbi të drejtën e privatësisë në epokën dixhitale ilustron gjithashtu një përpjekje pozitive shumëkombëshe për të mbrojtur privatësinë.

Bizneset efektive në internet e kuptojnë rëndësinë e besimit të klientit dhe shpesh u ofrojnë përdoruesve të tyre mbrojtje të të dhënave dhe transparencë për mënyrën se si ata mbledhin dhe përdorin të dhënat. Kornizat me një hyrje paraqesin një sfidë dhe mundësi për mbrojtjen e privatësisë së individëve. Teknologjia e drejtuar nga të dhënat është një fenomen i rëndësishëm, i cili mund të na ndihmojë në jetën tonë. Teknologjitë e përmirësimit të privatësisë na ndihmojnë të mbrojmë të dhënat tona dhe shërbime të tilla shpesh ofrohen pa kosto. Të gjithë aktorët e shoqërisë duhet të jenë të ndjeshëm në mbrojtje të privatësisë. Presim që situata të përmirësohet për të drejtën e privatësisë, por kjo kërkon instrumenta të fuqishëm ligjorë. Të dhënat digjitale janë një potencial I fuqishëm dhe identiteti ynë është gjëja më e vlefshme që zotërojmë. Ato janë një formë pasurie: kapitali identitar. Duhet që identitetet tona të mbrohen nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe sidomos nga Policia e Shtetit kundrejt përvetësimit dhe shfrytëzimit.Identiteti i shqiptarëve abuzohet nga kompani që gjurmojnë klientët për të shitur produkte, grupe interesi që manipulojnë mediat sociale duke krijuar bizneset të fuqishme online që nëpërkëmbin të drejtën për privatësi në epokën dixhitale.

Autorë: Endi Kalemaj; Klajdi Tozaj; Kostandino Rroga, Fakulteti i Drejtësisë, UT

Mentoruar nga Orkidea Xhaferaj

Pikëpamjet në këtë raport janë të autorëve dhe jo domosdoshmërisht të SCiDEV apo OSFA