Pandemia COVID-19 ka shkaktuar ndryshime rrënjësore të ‘normalitet’ që njihnim dhe sipas të gjitha gjasave kjo përbën një nga krizat më të mëdha të shoqërisë bashkëkohore. Një ndër dimensionet e krizës është edhe disinformimi dhe përhapja e lajmeve të rreme. Në këtë webinar ne interesohemi të bashkëbisedojmë me pjesëmarrësit rreth mënyrave sesi krijohen, qarkullojnë dhe shumohen disinformimi dhe lajmet e rreme. Si mund të kundër-përgjigjemi me verifikim-faktesh, burimesh dhe të vërtetën? A mjafton edukimi qytetar për median? Të menduarit kritik? Qytetarë të angazhuar dhe shoqëri civile aktive? A është disinformimi një virus që nuk mund të kurohet në epokë digjitale të post-të vërtetës?

 

Qendra ‘Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim” (SCiDEV) organizoi webinarin me temë “Disinformimi – një virus pa kurë në epokën e post-së vërtetës” me tre folës me përvojë në fushën e medias dhe komunikimit: Aleksandër Çipa, Unioni i Gazetarëve; Gjergj Erebara, Reporter.al dhe Nora Kushti, Menaxhere Komunikimit, UNDP Shqipëri. Pjesëmarrësit në takimin online diskutuar rreth disinformimit, censurës dhe mënyrat sesi mund t’i kundërvihemi atyre.

 

Për më shumë ndiqni webinar e plotë në videon më poshtë.