Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) po ndjek me kujdes zhvillimet e fundit mbi situatën e pandemisë botërore COVID-19. Stafi i SCiDEV i bashkohet thirrjes së autoriteteve për masat e distancimit social, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.
Në kuadër të masave të ndërmarra stafi i SCiDEV është duke punuar online për vijimësinë e aktiviteteve dhe projekteve. Për t’ju përshtatur sa më mirë situatës, komunikimi me partnerët dhe bashkëpunëtorët ka vazhduar përmes platformave alternative të komunikimit, duke mundësuar progresin e punës në përfitim të shoqërisë. SCiDEV inkurajon të gjithë bashkëpunëtorët, qyetarët dhe komunitetin e donatorëve të bëjmë përpjekje të koordinuara në këtë situatë pandemie botërore për të lehtësuar situatën. Për të qënë sa më efektiv në këtë situatë është e rëndësishmë të qëndrojmë të informuar mbi masat e nevojshme personale, publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Numri i emergjencës në Shqipëri është (+355) 127.
Aktualisht SCiDEV është duke zbatuar projektin ‘Debati për Integrimin Europian në Auditorët Universitar’ me mbështjetjen e Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Shqipëri. Përmes kësaj deklarate SCiDEV dëshiron të sigurojë partnerët, studentët, mentorët dhe universitetet pjesëmarrës në projekt se debatet e planifikuara do të shtyhen për një datë të dytë. Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe SCiDEV po eksploron mundësinë e zhvillimit të video-konferencave dhe webinareve me studentët për të folur mbi temat aktuale dhe ndikimin e tyre në stilin e jetesës, por edhe politikat e Bashkimit Europian. Aktualisht SCiDEV ka lançuar nismën ‘#QëndronëShtëpi #QëndroAktiv’, në faqen tonë në facebook, ku ftojmë të gjithë ndjekësit të ndajne me ne përmes fotove, mesazhe pozitive se si po e shfrytëzojnë periudhën e izolimit. (Këtu)
Së fundmi, SCiDEV solidarizohet me të gjithë mjekët, infermierët, stafin mbështetës mjeksor, forcat e policisë dhe ushtrisë, sanitarët, gazetarët, punonjësit e shërbimit të rrjetit ushqimor dhe punonjësit që ndeshen drejtëpërdrejtë me situatën dhe shpreh falenderim dhe mirënjohje për ta.
Për të qëndruar të përditësuar mbi masat qeveritare ndiqni: https://kryeministria.al/
Për më shumë mbi masat vetjake parandaluese dhe këshillat e OBSH: https://www.who.int/emergencies/diseases/novel-coronavirus-2019/advice-for-public