Debati Universitar për Integrimin u zhvillua në datë 28 shkurt 2020, në Universitetin Marin Barleti, duke vijuar kështu serinë e debateve universitare në Tiranë dhe Durrës në kuadër të projektit “Laboratori i debatit mbi integrimin europian në auditorët universitare” të mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe të zbatuar nga Qendra “Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim” (SCiDEV).

 

Dy skuadrat e Universitetit Marin Barleti debatuan rreth temës “Integrimi Europian thellon dhe përmirëson demokracinë në Shqipëri”. Dr. Eurona Leka, mentore e dy skuadrave, kishin punuar ngushtë me studentët në përgatitjen e tezave të tyre dhe sidomos në thellësinë e argumentit. Të dyja skuadrat sollën argumenta lidhur me ndikimin e integrimit europian në demokracinë në Shqipëri. Gjithashtu, studentët debatuan edhe rreth një teme të dytë pa pasur përgatitje fillestare. Në finale, vlerësimi u bazua në kriteret si etika, komunikimi dhe forca e argumentit dhe kundër-argumentit. Skuadra fituese do të marrë pjesë në debatin final në prill 2020 ku do të përballen 13 skuadrat e 13 institucioneve të arsimit të lartë të përfshira në projekt.

 

Juria përbëhej nga Dr. Meljana Bregu, Dr. Erida Curraj dhe Dr. Esmeralda Hasani. Pas një debati shumë cilësor, skuadra fituese u shpall skuadra e pozicionit kundëe. SCiDEV komplimenton për përgatitjen, seriozitetin dhe pasionin të dy skuadrat dhe nxit studentët të vazhdojnë të thellohen në analizën dhe argumentat e tyre.