Projekti ‘Laboratori i debatit mbi Integrimin Europian në Auditorët Universitare’, zhvilloi ditën e premte, 07 Shkurt 2020 trajnimin e studentëve të Universitetit për formatin dhe tematikat e debatit. Prof. Dr. Dorina Gjipali mundësoi trajnimin e studentëve lidhur me formatin e debatit dhe u ndal në temat që do të trajtohen në debatin universitar në Universitetin Luarasi:

 

  • Integrimi europian thellon dhe përmirëson demokracinë në Shqipërisë.
  • Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian rrezikon të ardhmen e produkteve dhe shërbimeve vendase.
  • Anëtarësimi në Bashkimin Europian sjell zhvillim ekonomik për vendin.
  • Lëvizja e lirë në Bashkimin Europian për të jetuar, për tu arsimuar dhe për të punuar do të shkaktojë krizë demografike në Shqipëri.
  • E ardhmja e Bashkimit Europian është zgjerimi, jo thellimi.

 

U prezantua formati i debatit si një ndërthurje midis Cross-Examination dhe Karl Popper duke i ofruar studentëve mundësinë të përdorin analizë kritike dhe logjikë të fortë pro dhe kundra për tematika e trajtuara. Studentët pjesëmarrës studiojnë në nivelin Bachelor Juridik dhe nivelin Master në programin E drejta Civile dhe Tregëtare. Ata shfaqën interes dhe motivim për tu angazhuar në debatin universitar për integrimin.

 

Ndërkohë, Anisa Curraj koordinatore e projektit shpjegoi se qëllimi i projektit është të përforcojë njohuritë dhe të zhvillojë analizën kritike të komunitetit të studentëve e kërkuesve të rinj lidhur me Integrimin Europian dhe ndikimin shumëdimensional të tij në Shqipëri. Ky projekt mbështetet nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Shqipëri (OSFA) dhe zbatohet nga Qedra për Shkencë, Zhvillim dhe Inovacion (SCiDEV). SCiDEV do të organizojë trajnimin për studentët edhe në universitetet e tjera në Tiranë dhe Durrës në bashkëpunim me pedagogët koordinues pjesë të projektit si edhe trajnerët e projektit. Më tej do të realizohen 13 debate në nivel universiteti apo fakulteti dhe në pranverën e 2020 do të realizohet debati final.