Rrugëtimi i Debatit Universitar është në kilometrat e fundit ku më 03 qershor 2022 u mbajtën përballjet e fazës gjysmëfinale në kuadër  të Projektit të Programit Kombëtar të Debatit Rinor për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shqipërisë mbështetur nga  Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

Ashtu si edhe në fazat e tjera një ditë më herët u hodh shorteu për përcaktimin e përballjeve dhe rradhës së tyre. Sipas tij përballjet rezultuan të jenë:

Fakulteti i Shkencave Sociale/Universiteti i Tiranës vs Fakulteti i Drejtësisë/Universiteti i Tiranës në përballjen e parë dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë vs Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në përballjen e dytë. Fjala përshëndetëse u hap me fjalën e drejtoreshës Ekzekutive (SCiDEV) Blerjana Bino  me përshkrimin e rëndësisë që ka për SCiDEV puna me të rinjtë dhe përmirësimi i mënyrës së diskutimit në auditore si nevojë e diskursit publik. Në këtë fazë gjysmëfinale SCiDEV pati kënaqësinë të kishte edhe prezencën e Z.Klodian Seferaj nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë i cili ndau përshtypjet e bashkëpunimit tre vjeçar lidhur me Projektin e Debatit dhe Fushatës Nga Fjala tek Veprimi ku ai e sheh si një vlerë të shtuar dhe shumë domethënëse për zhvillimin e të rinjve debatues.

Në përballjen e parë në debatin mes skuadrave tematika e debatimit sipas shortit rezultoi të jetë rreth reduktimit të korrupsionit nga punësimi i të rinjve ku Fakulteti i Drejtësisë mbajti qëndrimin Kundër dhe Fakulteti i Shkencave Sociale atë Pro. Dy skuadrat u fokusuan në sjelljen e argumentave lidhur me raporte nga institucione ndërkombëtare (Freedom House,Transparency International,OSBE)  lidhur me korrupsionin si fenomen dhe impaktimin e të rinjve si edhe shembuj kombëtarë të ndryshimeve të indikatorëve të lidhur me punësimin e tyre sidomos në administratën publike. Përsa i përkët Debatit mes Lidereve në këtë rast ai rezultoi me temën e decentralizimit të sistemit të prodhimit të energjisë elektrike në burime më të vogla të rinovueshme ku Liderja e skuadrës së Fakultetit të Drejtësisë (Zhaklin Meçani) mbajti qëndrimin Pro dhe Liderja e skuadrës së Fakultetit të Shkencave Sociale (Eranda Zorba) atë Kundër. Në këtë debat diskursi u fokusua në benefitet dhe kostot që burimet e rinovueshme sjellin bazuar në përvojën e vendeve që i implementojnë.

Në përballjen e dytë në debatin mes skuadrave tematika e debatimit sipas shortit rezultoi të jetë rreth rritjes së mundësive për një regjim autokratik në Shqipëri për shkak të ngadalësimit të Integrimit Europian ku Skuadra e Universitetit Ismail Qemali,Vlorë mbajti qëndrimin Pro dhe skuadra e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë qëndrimin Kundër. Dy skuadrat bënë një kronologji të problematikës si edhe u ndalën në shembujt e  anëtarëve të tjerë gjatë rrugës së tyre të integrimit në union. Përsa i përket debatit mes liderevë tema e debatimit e përzgjedhur sërish me short rezultoi rreth inkurajimit të përdorimit të kriptomonedhave në vend ku lideri i Skuadrës së Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë  (Enri Koçi) mbajti qëndrimin Pro dhe lideri i skuadrës Ismail Qemali,Vlorë (Kristaq Ciko) atë Kundër. Diskursi i dy liderëve u fokusua mbi përfitimet logjistike në kohë dhe hapësirë e përfitimet e shumta financiare si dhe pengesat ligjore e problematikat që prodhimi i kriptomonedhave sjell veçanërisht me energjinë elektrike dhe konsumin ilegal të saj.

Të  dy debatet sollën një përgatitje cilësore,përdorim të mirë të evidencave,gjuhës së trupit dhe menaxhimit të kohës me një përgatitje të shkelqyer duke e bërë kështu rolin e jurisë mjaft të vështirë në përzgjedhjen e skuadrave finaliste. Në përballjen e parë debati u gjykua nga Blerjana Bino (Drejtore Ekzekutive-SCiDEV),Gentian Elezi (Ekspert i çështjeve lidhur me Integrimin Europian-ISE) dhe Erisa Kryeziu (Gazetare-Citizen Channel) të cilët përgëzuan të dy skuadrat dhe dhanë sugjerimet e tyre lidhur me përsosjen e kundrapërgjigjieve mes të dy skuadrave. Në përballjen e dytë debati u gjykua nga Oltion Pengu (Ekspert i Politikave Publike) Erisa Kryeziu (Gazetare-Citizen Channel) dhe Gentian Elezi (Ekspert i çështjeve lidhur me Integrimin Europian-ISE) të cilët  përgëzuan të dy skuadrat dhe sugjeruan përdorim akoma më të shumtë të gjuhës së trupit.  Të dy debatet patën kënaqësinë e të paturit prezente edhe mentoret e skuadrave (Petrina Broka,Holta Heba dhe Jonida Mehmetaj) të cilat kanë bërë një punë rigoroze përgjatë gjithë edicionit të Debatit.

Rrugëtimi në finalen e madhe vijon për dy skuadrat: Fakuleti i Drejtësisë nga Universiteti i Tiranës përfaqësuar nga (Zhaklin Meçani, Sindi Çaushi,Endi Kalemaj, Kostandino Rroga) me mentore Petrina Broka  dhe Universitetin Ismail Qemali,Vlorë përfaqësuar nga (Kristaq Ciko,Blerina Canaj,Çajup Shehaj,Tedi Gusha)  me mentore Jonida Mehmetaj të cilët do të përballen me njëra-tjetrën në vijim të muajit për të përcaktuar skuadrën fituese të Edicionit të Tretë të Debatit Universitar.

Për të mësuar më shumë për përvojën dhe përjetimet e debatuesve finalistë Klinkoni Këtu.

Për të ndjekur Debatet Online

Fakulteti i Shkencave Sociale/Universiteti i Tiranës vs Fakulteti i Drejtësisë/Universiteti i Tiranës – Klikoni Këtu

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë vs Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë- Klikoni Këtu