Në 29 prill 2022 SCiDEV organizoi çerekfinalet me debatet e përballjeve direkte mes universiteteve ku në këtë fazë përballjet qenë në mënyrë fizike e shumëpritur pas dy vitesh pandemie ku një pjesë e madhe e tyre janë zhvilluar online. Për përcaktimin e rradhës dhe skuadrave që u përballën me njëra tjetrën një ditë më herët më 28 prill 2022 u hodh shorti online ku ishin të pranishëm skuadrat që kishin kaluar fazën e dytë, mentorët e tyre , anëtarët e jurisë dhe stafi i SCiDEV.
Sipas shortit përballjet sfiduese dhe shumë cilësore si në argumenta dhe etikë komunikimi ku të pranishëm gjatë zhvillimit të debateve edhe mentorët Meljana Bregu (FHF), Holta Heba (UMSH), Eurona Leka (Barleti), Klodiana Beshku (FSHS), Klajdi Logu(UET) për të mbështetur skuadrat rezultuan:
🔹Debati 1 Fakulteti i Histori-Filologjisë UT vs Fakulteti i Drejtësisë UT. Në këtë debat skuadrat debatuan rreth temës: “Për të rritur produktivitetin biznesi shqiptar duhet të investojë në burime në njerëzore dhe jo në teknologji’ ku Fakulteti i Histori-Filologjisë mbroi mocionin Pro ndërsa Fakulteti i Drejtësisë atë Kundër. Të dy skuadrat treguan një përgatitje të një niveli mjaft të lartë me një debat përmbajtësor ku të dy ekipet shfaqën një punë të shkëlqyer në grup. Tema e debatit të dytë të lidereve qe tema: Profili i ri ekonomik i Shqipërisë duhet të jetë i fokusuar nga sektori i teknologjisë së informacionit si me më shumë potencial të lartë zhvillimi dhe jo në sektorët më tradicionalë të ekonomisë shqiptare’ ku liderja Zhaklin Meçani (FDUT) mbajti qëndrimin Pro dhe liderja Xhoana Selimaj (FHF) atë Kundër. Të dy lideret shfaqën elokuencë,përdorim të gjuhës së trupit dhe një debat shumë të strukturuar.
Juria e përbërë nga Dr.Blerjana Bino,(Dr.Ekzekutive SCiDEV), Silvana Rusi (ALUMNI DEBATI UNIVERSITAR III) dhe M.Gjoka (SCiDEV) përgëzoi të dy skuadrat duke vënë në dukje pikat më të forta të secilës dhe duke dhënë sugjerime për fazën e ardhshme për artikulim akoma më të theksuar të burimeve. Duke vlerësuar të gjithë elementët me rëndësi në garë si bashkëpunimin,gjuhën e trupit,kohën dhe performancën e të dy debateve juria shpalli fituese skuadrën e Fakultetit të Drejtësisë/UT.
🔹Debati 2 Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë vs Universiteti Barleti.
Në debatin e dytë dy skuadrat debatuan rreth temës mjaft aktuale dhe që prek ata drejtpërdrejt ‘Punësimi i të rinjve në sektorin publik redukton korrupsionin’ ku skuadra e Universitetit Barleti mbrojti mocionin Kundër dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë atë Pro. Duke qenë një temë që lidhet drejtpërdrejt me ta skuadrat u fokusuan në sjelljen e shembujve lokalë të fenomenit duke zhvilluar një debat të zellshëm. Përsa i përket temës së debatit të liderave ajo konsistoi në temën: “Liria e shprehjes është e panegociueshme” ku liderët Enri Koçi (UMSH) mbrojti mocionin Kundër ndërsa lideri Koi Barbullushi (Barleti) mocionin Pro. Ata u fokusuan në shembujt e komunikimit të viteve të fundit duke dhënë edhe spektrin ligjor ku të dy liderët treguan etikë në kumunikim,përdorim të mirë të gjuhës së trupit dhe një përgatitje shumë të mirë.
Juria e përbërë nga: Megi Ruka (Trajnere e mënyrës se debatimit) Doris Malaj (Mentore ISE) dhe Dimitri Çipi (Student ALUMNI DEBATI UNIVERSITAR II) përgëzoi të dy skuadrat dhe dha sugjerime rreth fazës së ardhshme për shmangien e përdorimit të përgjithësimeve dhe fokusimin në më shumë statistika. Duke vlerësuar të gjithë elementët me rëndësi në garë si bashkëpunimin,gjuhën e trupit,kohën dhe performancën e të dy debateve juria shpalli fituese skuadrën e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.
🔹Debati 3 Fakulteti i Shkencave Sociale/UT vs Universiteti Europian i Tiranës.
Në Debatin e Tretë skuadrat debatuan rreth temës “Zhvillimi teknologjik (si p:sh Inteligjenca Artificiale) merr përparësi mbi të drejtat e njeriut” ku Universiteti Europian i Tiranës mbrojti mocionin Pro ndërsa Fakulteti i Shkencave Sociale/UT atë Kundër. Të dy skuadrat patën një ndërveprim shumë cilësor në kundër-argumentimin e dhënies së analizës ku vlerësuan faktorët pozitivë të zhvillimit teknologjik dhe nga ana tjetër aspektin human. Të dy skuadrat treguan një etikë të nivelit të lartë dhe një mënyrë debatimi model. Përsa i përket temës së debatit të lidereve ajo konsistoi në: “Profili i ri ekonomik i Shqipërisë duhet të jetë i fokusuar nga sektori i teknologjisë së informacionit si me më shumë potencial të lartë zhvillimi dhe jo në sektorët më tradicionalë të ekonomisë shqiptare” ku liderja Eranda Zorba (FSHS/UT) mbrojti mocionin Pro ndërsa liderja Ania Sauku (UET) atë Kundër duke u fokusuar te të dhënat statistikore të viteve të fundit dhe trendit ekonomik që po ndjek vendi ynë. Të dy lideret shfaqën elokuencë,përdorim të gjuhës së trupit me një përgatitje të shkëlqyer.
Juria e përbërë nga: Megi Ruka (Trajnere e mënyrës së debatimit) Dr.Blerjana Bino (Dr.Ekzekutive SCiDEV) dhe Dr.Dorina Gjipali (Trajnere e Zhvillimit të Kapaciteteve dhe Mentore (Luarasi) përgëzoi të dy skuadrat dhe dha sugjerime rreth konsiderimit edhe të aspektit ligjor lidhur me temën. Duke vlerësuar të gjithë elementët me rëndësi në garë si bashkëpunimin,gjuhën e trupit,kohën dhe performancën e të dy debateve juria shpalli fituese skuadrën e Fakultetit të Shkencave Sociale/UT.
Pak nga pak Debati Universitar në kuadrin e projektit të Programit Kombëtar të Debatit Rinor për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shqipërisë me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë po rrugëton drejt finales që do të jetë në vijim të muajit.
Për të ndjekur debatet online:
Debati 1 Fakulteti i Histori-Filologjisë UT vs Fakulteti i Drejtësisë UT Klikoni Këtu
Debati 2 Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë vs Universiteti Barleti Klikoni Këtu
Debati 3 Universiteti Europian i Tiranës vs Fakulteti i Shkencave Sociale/UT. Klikoni Këtu