Më 21 qershor 2022 Laboratori i Debatit Universitar shënjoi finalizimin e një edicioni të tretë emocionues ku pas dy viteve pandemie ky vit ka ofruar debate që kanë gjallëruar auditoret me argumenta e komunikim cilësor nga 150 studentë në 14 institucione të shtrira në 5 qytete të Shqipërisë (Tiranë,Durrës,Korçë,Shkodër dhe Vlorë). Fjala hapëse e finales u mbajt nga Znj.Blerjana Bino (Drejtore Ekzekutive SCiDEV) e cila u shpreh falenderuese për gjithë përkushtimin e treguar nga studentët dhe mentorët si edhe përshkroi gjithë rrugëtimin e tyre. Gjatë zhvillimit të Debatit Universitar këta studentë kanë patur mundësinë që përpos trajnimeve rreth debatimit nga Megi Ruka dhe Adajan Fani të zhvillohen dhe fitojnë njohuri mbi aktivizimin publik e politik, digjitalizimin dhe mënyrës vendimarrëse në arsimin e lartë nga trajnuesit Prof.Asoc.Dr Nevila Xhindi,Dr.Fabjan Lashi dhe Dr.Dorina Gjipali. Pas një rrugëtimi të gjatë pas daljes si skuadra përfaqësuese në universitetet e tyre,përballjeve maratonë, çerekfinales dhe gjysmëfinales, finalja përballi dy skuadrat Fakulteti i Drejtësisë nga Universiteti i Tiranës me skuadrën e Universitetit Ismail Qemali,Vlorë dy skuadra që kanë evoluar e përmirësuar diskursin e tyre hap pas hapi duke patur një përgatitje të shkëlqyer sot në përballjen e madhe mes tyre.
Sipas shortit rezultoi që tematikat e përballjeve të ishin:
Për të rritur produktivitetin biznesi shqiptar duhet të investojë në burime njerëzore dhe jo në teknologji’ në debatin mes skuadrave ku Fakulteti i Drejtësisë mbajti qëndrimin kundër dhe Universiteti Ismail Qemali,Vlorë atë pro. Dy skuadrat fokusuan diskursin në sjelljen e argumentave bazuar në studime kombëtare e rajonale duke dhënë shembuj se cili nga faktorët duhet të mbahet parasysh mga kompanitë shqiptare.
Në debatin e dytë mes liderëve tematika e debatimit rezultoi tema: “Shqipëria duhet të ikurajojë kriptomonedhat si element me rëndësi për zhvillimin ekonomik” ku në këtë debat liderja e FDUT Zhaklin Meçani mbajti qëndrimin pro dhe Lideri i UVLORA Çajup Shehaj mbajti qëndrimin kundër temës. Të dy liderët treguan qartësi në komunikim,argumentë të bazuar në kuadër ligjor dhe shembuj të përditësuar të situatës së kriptomonedhave.
Debati final pati kënaqësinë të kishte në gjykimin e tij Z.Klodjan Seferaj (Menaxher Programi-OSFA), Znj.Kleina Kasanai (Drejtoreshë e përgjithshme-AKR) dhe Z.Ergys Gezka (Drejtor Ekzekutiv- Organizata Liburnetik). Z.Klodjan Seferaj nënvizoi se është shumë e rëndësishme që të rinjtë të jenë pjesë e mundësive të tilla ku ata aftësohen jo vetë si të debatojnë,por edhe me njohuri që do t’ju duhen edhe në të ardhmen.
Z. Ergys Gezka u ndal në rëndësinë që ka mbrujtja e njohurive të debatimit që në moshë më të hershme dhe në analizimin e debatimit ku dha edhe këshillat dhe reflektimet përkatëse për çdo folës duke i komplimentuar për menaxhimin e kohës dhe kohezionin në grup të dy skuadrat.Ndërsa Znj.Kasanai shprehu se për të qe një kënaqësi të marrësh pjesë në një debat ku të rinjtë janë kaq të përgatitur dhe të artikuluar. Pas një gare të ethshme mes dy debateve të zhvilluara fitorja e këtij edicioni të tretë shënjohet nga Skuadra e Fakultetit të Drejtësisë/Universiteti i Tiranës mentoruar nga Dr.Petrina Broka e përfaqësuar nga studentët: Zhaklin Meçani,Sindi Çaushi,Endi Kalemaj dhe Kostandino Rroga duke renditur të dytët Universitetin Ismail Qemali,Vlorë përfaqësuar nga Çajup Shehaj,Blerina Canaj,Tedi Gusha,dhe Kristaq Ciko. Të dy skuadrat finaliste u shpërblyen edhe me pmime simbolike mundësuar nga bashkëpunëtorët ATOM COMPUTERS & TECH 360 Solutions. Kjo përballje tregon edhe fundin e këtij edicioni të tretë i cili nuk do të ishte i realizueshëm pa ndihmën dhe mentorimin e 14 pedagogëve.
Jonida Mehmetaj, Petrina Broka, Meljana Bregu, Dorina Gjipali,Elda Zotaj,Esmeralda Shehaj,Holta Heba,Eurona Leka,Klajdi Logu,Oltjana Zoto,Alba Berberi,Benita Stavre,Klodiana Beshku së bashku me ndihmën e gjithë gjykatësve,bashkëpunëtorëve dhe studentëve ALUMNI (Brisilda Ormeni,Silvana Rusi,Marlin Muça,Ilir Brasha,Dhimitër Çipi dhe Iris Beqiri)
Ky program i lë vendin iniciativave që po implementohen nga SCiDEV si fushata Nga Fjala tek Veprimi e cila mbështet 14 studentë debatues për realizimin e artikujve lidhut me tematika si digjitalizimi,trashëgimia industriale,diaspora mentoruar nga Dr Erida Curraj dhe Orkidea Xhaferri. Projekti i Programit Kombëtar të Debatit Rinor për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shqipërisë mbështetet për të tretin vit rradhazi nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.
Për të mësuar më shumë për përvojën dhe përjetimet e debatuesve finalistë Klinkoni Këtu.
Për të ndjekur Debatin Final Klikoni Këtu