U zhvillua në datë 3 Qershor debati mbi Integrimin Europian në formatin e auditorit virtual në Universitetin Luarasi. Kjo përshtatje online vjen si përgjigje ndaj situatës së krijuar nga pandemia COVID19. Skuadrat pro dhe kundër debatuan mbi temën ‘ Lëvizja e lirë në Bashkimin Europian për të jetuar, për tu arsimuar dhe për të punuar do të shkaktojë krizë demografike në Shqipëri’, nën moderimin e Dr. Dorina Gjipali, mentore dhe Megi Ruka.
Debati u përshëndet dhe nga Prof. As. Dr. Anni Dasho, Zv. Rektore pranë Universitetit Luarasi.
Nëse nuk mundët t’i bashkoheshit eventit, në vijim mund të ndiqni debatin e plotë.