U zhvillua në datë 2 Qershor debati mbi Integrimin Europian në formatin e auditorit virtual në Universitetin Europian të Tiranës . Kjo përshtatje online vjen si përgjigje ndaj situatës së krijuar nga pandemia COVID19. Skuadrat pro dhe kundër debatuan mbi temën ‘E ardhmja e Bashkimit Europian është zgjerimi, jo thellimi’, nën moderimin e Adela Danaj. PhD, mentore dhe Anisa Curraj, koordinatore projekti.
Nëse nuk mundët t’i bashkoheshit eventit, në vijim mund të ndiqni debatin e plotë.