U zhvillua në datë 8 Qershor debati mbi Integrimin Europian në formatin e auditorit virtual në Institutin e Studimeve Europian, Universiteti i Tiranës. Kjo përshtatje online vjen si përgjigje ndaj situatës së krijuar nga pandemia COVID19. Skuadrat pro dhe kundër debatuan mbi temën ‘Integrimi europian thellon dhe përmirëson demokracinë në Shqipërisë.’, nën moderimin e Dr. Doris Malaj, mentore dhe Orkidea Xhaferaj, eksperte e politikave publike.
Projekti mbështetet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.