U zhvillua në datë 11 Qershor debati mbi Integrimin Europian në formatin e auditorit virtual në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Kjo përshtatje online vjen si përgjigje ndaj situatës së krijuar nga pandemia COVID19. Skuadrat pro dhe kundër debatuan mbi temën ‘Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian rrezikon të ardhmen e produkteve dhe shërbimeve vendase’, nën moderimin e Dr. Esmeralda Shehaj, mentore dhe Lutjona Lula.
Nëse nuk mundët t’i bashkoheshit eventit, në vijim mund të ndiqni debatin e plotë.