U zhvillua në datë 29 Maj, debati mbi Integrimin Europian në formatin e auditorit virtual në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës . Kjo përshtatje online vjen si përgjigje ndaj situatës së krijuar nga pandemia COVID19. Skuadrat pro dhe kundër debatuan mbi temën ‘E ardhmja e Bashkimit Europian është zgjerimi, jo thellimi’, nën moderimin e Dr. Klodiana Beshku, mentore dhe Prof. As. Dr. Nevila Xhindi.
Nëse nuk mundët t’i bashkoheshit eventit, në vijim mund të ndiqni debatin e plotë.